Kinezët premtojnë investime në krye të Liverpoolit

Në rast të marrjes nën drejtim të Liverpoolit nga kinezët, atëherë paraja sipas këtyre të fundit nuk do të jetë temë e bisedimeve, por temë do jenë lojtarët që duhen transferuar.

Marc Ganis, korporata e të cilit është ndihmuar nga investitorë të ndryshëm kinezë, ka nënvizuar katër objektivat kryesorë të cilët pritet t’u prezantohen bosëve aktual të Anfield. Ganis thotë se nëse ata vijnë në krye, do të paguajnë të gjitha borxhet, do ta ndërtojnë stadiumin e ri, do të hyjnë fuqishëm në tregun aziatik dhe do të investojnë shumë në lojtarë të klasit botëror.

“Liverpooli duhet të jetë një nga klubet që shpenzon më së shumti. Modeli ynë financiar garanton se Liverpooli do të jetë ekipi që shpenzon më së shumti në sjelljen e lojtarëve çdo vit. Ne nuk kemi dërguar ndonjë ofertë zyrtare, por ne u kemi dërguar atyre planet tona për të parë nëse ato do të mirëpriten”, theksoi Ganis




http://shqiplajme.com/kinezet-premtojne-investime-ne-krye-te-liverpoolit/

Leave a Comment

%d bloggers like this: