Kinë, vrasësi serial vret 17 djem te rinj

Kinë, vendi i shokuar nga vrasësi serial Një person është mbajtur në burgim në jug-perëndim të Kinës nga policia, që po heton zhdukjen e 17 djemve të rinj në vitet e fundit.

Burri 56-vjeçar u arrestua më herët gjatë muajit në provincën Junan, nën dyshimin se kishte vrarë një adoleshent, bën të ditur agjencia e lajmeve “Xinhua”.

Por, pas kontrolleve të para, hetimet e policisë u zgjeruan dhe agjentët janë vënë në kërkim të gjurmëve të adoleshentëve të tjerë të zhdukur në të njëjtën zonë.

Qeveria kineze ka dërguar një ekip ekspertësh nga Pekini për të ndjekur hetimet, të cilat nisën si rutinë, por përfunduan në pistën e një vrasësi serial, të ngjashëm me personazhin Hannibal Lecter.

Hetimet nisën pasi një djalë 19-vjeçar u zhduk pa lënë gjurmë në fund të muajit prill, në provincën e Junanit. “Xinhua” njoftoi se policia zbuloi disa nga sendet personale të të riut teksa ishte vënë në kërkim të shtëpisë së të dyshuarit.

Me ngadalë filluan të dilnin në dritë prova që tregonin për të rinj të tjerë të zhdukur. Banorët e zonës fillimisht kujtuan se ata ishin rrëmbyer për të bërë punë të detyruara.

Ndërkohë, media të tjera flasin se disa prej viktimave mund t’u jetë copëtuar trupi nga vrasësi, pasi banorët kanë parë qese plastike në oborrin e shtëpisë së të dyahuarit, që dukeshin se mbanin kocka.

Leave a Comment

%d bloggers like this: