Kastrioti, 2 kroatë, Piskor dhe Boziç

Më në fund arrijnë të dy kroatët që priteshin gjatë gjithë kësaj periudhe të merkatos dimërore, Davor Piskor dhe Ivan Boziç. “Lojtarët e ardhur janë shumë të vlefshëm, pasi kishim nevojë për më shumë cilësi”, shprehet trajneri i krutanëve, Ramazan Ndreu. Megjithatë, siç konfirmon drejtuesi teknik, merkato e Kastriotit nuk ka përfunduar. Ata janë në pritje edhe të një lojtari tjetër, këtë radhë në sektorin e djathtë të mesfushës. Lojtari serb, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pritet të zërë vendin bosh të lënë nga kroati, Matko Djarmati, i cili u largua drejt Besës së Kavajës. Në këtë pozicion ka luajtur edhe serbo-boshnjaku Kenan Ragipoviç, por që natyra është një mesfushor shkatërrues.

Leave a Comment

%d bloggers like this: