Kampionati i paraglajdimit ekstrem

Zjarret dhe stuhitë që kanë kapluar Rusinë nuk ishin arsye e mjaftueshme që të mos mbahet kampionati në paraglajdim në Moskë.

Këtë herë në të u ofruan edhe mënyra të reja të argëtimit, respektivisht paraglajding me rrëshqitje në ujë gjatë aterrimit edhe atë me shpejtësi prej 100 kilometra në orë.

Kjo është një nga format më të rrezikshme të paraglajdimit. Shpejtësia është shumë e madhe dhe çdo gabim mund të kushtojë shumë. Për atë vetëm paraglajdistët me përvojë paraqiten në garat e këtilla.

Masat mbrojtëse vazhdimisht rriten, kështu që garuesit që përpiqen të bëjnë truke më agresive dhe më të rrezikshme mund të diskualifikohen”, tha  Aleksandar Galovkin, paraglajderist.

Është hera e dytë të fitoj medalje të artë këtu. Organizimi është i shkëlqyeshëm ndërsa atmosfera e këndshme”, deklaroi paraglajderisti  Xhejson Molexhki,

Kushtet për fitore janë shpejtësia dhe lëshimi preciz. Truket në pishinën artificiale që i bënë paraglajderët akoma më shumë argëtuan publikun. Ky lloj i paraglajdimit është gjithnjë e më i famshëm në listën e sporteve ekstreme.

Leave a Comment

%d bloggers like this: