Kaka zëvëndësohet nga Ozil

Sipas AS, Real Madridi është futur seriozisht në garë për mesfushorin e talentuar gjerman, Mesut Ozil, pasi që Los Blancos e shohin gjermanin si zëvëndësues të përkryer për Leite Kakan.

Kontrata e Ozil skadon vitin e ardhshëm dhe pas operimit të Kakas duket se planet e Realit për transferimin e gjermanit si transfer i lirë sezonin e ardhshëm do të pësojnë ndryshim.

Madrilenët në pozitën e Kakas kanë Van der Vaart dhe Canales, por Jose Mourinho nuk është në disponim për të rrezikuar, prandaj dëshiron që ta mposhtë Manchester Unitedin në garë për Ozil.

Leave a Comment

%d bloggers like this: