Jeta e të rinjve shqiptare, më e keqe se ajo e 50 viteve më parë

jeta e te rinjve shqiptarEdhe pse të rritur në kohën e tollonit dhe frikës së përhershme nga një Luftë e Tretë Botërore apo nga mundësia e pushtimit në Shqipëri, të rinjtë e 30-40 viteve më parë kishin një jetë më të lehtë se të rinjtë e sotëm, vlerësoi një sondazh i publikuar te mërkurën.

Ndonëse sondazhi u realizua në Britaninë e Madhe, aspekte të këtij studimi mbeten aktuale edhe në vendin tonë, pasi shumë prej elementëve që ndikojnë në vështirësimin e jetës së tanishme janë globale.

Kështu, ndonëse se brezi i tanishëm përballet me kushte të përmirësuara në vendin e punës, më shumë liri dhe mënyra për të shpenzuar paratë, lehtësia për t’u punësuar, për të krijuar familje dhe pasur një shtëpi e përpara disa dekadave, i bën të rinjtë e sotëm të mendojnë se prindërit e tyre kishin një jetë më të lehtë.

Ajo që ishte befasuese, nga studimi ku u morën në pyetje 4 mijë persona, të ndarë përgjysmë midis grup moshës 20-30-vjeçare e saj mbi 50-vjeçare, ishte se mbi lehtësinë e jetës së të rinjve në vitet 1970-80, binin dakord në mënyrë unanime shumica e të anketuarve të secilës grup moshë.

68% e të anketuarve u shprehën të sigurt se stresi dhe depresioni janë elementë që rëndojnë shumë mbi brezin e tanishëm, ndërsa pavarësisht pagave më të larta, pasiguria në punë, pasiguria e pensioneve, kreditë, sigurimet shëndetësore, konkurrenca e tregut të punës, rritja e çmimeve për përballimin e një shtëpie apo një familje, e kanë bërë më të vështirë jetën në kohërat e tanishme.

“Rezultatet janë të befasishme, pasi tregojnë se të rinjtë e sotëm planifikojnë shumë më tepër të ardhmen e tyre, investojnë kohë dhe para për t’u edukuar e mbajtur në formë, ndërsa shqetësohen për financat e tyre. Të rinjtë e 40 viteve më parë, në këtë moshë kishin si shqetësim kryesor se si do të argëtoheshin gjatë ditës dhe se si do të krijonin familje”, tha sociologia Catherine Hakim, një prej autoreve të këtij studimi.

Leave a Comment

%d bloggers like this: