:RSS Komente

You Are Here: Home » Aktualitet » Ja kush eshte puna më e keqe në botë

Nëse mendoni se puna juaj është e vështirë dhe stresuese, atëherë duhet të njiheni me Devi Lal, burrin nga India që zhytet në ujrat e zeza.

43-vjeçari paguhet vetëm 5 dollarë në ditë për të zhbllokuar kanalizimet e Dehlit. Gjithashtu atij i jepen pije alkoolike para se të nisë punën në mënyrë që të “heqë mendjen” nga detyra e vështirë.

 

Bashkia e qytetit indian nuk e pajis veshje mbrojtëse kështu që Devi dhe kolegët e tij futen me të brendshme në ujrat e qelbur.

Në gjashtë muajt e fundit 61 zhytës të tillë kanë humbur jetën në punë. Ky “profesion” ndalohet me ligj në Indi që nga viti 1993, por agjensitë shtetërore vazhdojnë të përdorin njerëzit për zhbllokimin e kanalizimeve.

Varfëria e lartë në Indi bën që punë të tilla të pranohen në këmbim të një page qesharake.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Related posts:

Grabiten 1.4 ml Leke nga posta e Gjirokastres, para te pensionisteve
Kopshti Zoologjik i Tiranës, mjerim kafshesh
Vret veten publicisti i njohur Ardian Klosi

Leave a Reply

© 2012 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2012 · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie