Profesionet me te paguara ne Shqiperi

Cilat jane profesionet me te paguara ne Shqiperi per momentin? Profesionet e Inxhinierise, Farmacise dhe Ekonomikut paguhen më mirë në tregun e punës.

Më të keqpaguar janë punonjësit që punojnë në sektorët e Shërbimeve, Menaxhimit, Hotelerisë dhe Medias. Rreth 61% e të diplomuarve punojnë në profesion dhe 39% e tyre punojnë jashtë profesionit. Të diplomuarit në degët e Arkitekturës, Ekonomisë dhe Farmacisë kanë më shumë sukses në gjetjen e një pune në profesion. Rreth 66% e të punësuarve janë të kënaqur me jetën e tyre profesionale dhe 34% e tyre janë të pakënaqur. “Shqiptarët nuk kanë shumë besim te kompanitë private të punësimit, pasi vetëm 6.7% e të intervistuarve u janë drejtuar  atyre për të kërkuar punë. Vetëm 1.3 % e punëkërkuesve aplikojnë në zyrën shtetërore të punësimit”, tha drejtuesi ekzekutiv i kompanisë “The HeadHunter”, Elton Ilirjani, kompania që realizoi studimin bashkë me Institutin Eunacal dhe njoftime.com. Këto janë vetëm disa nga të dhënat në lidhje me tregun e punës në Shqipëri. I realizuar nga data 30 prill-5 maj, pjesë e tij u bënë 1,705 persona në të gjithë vendin. Sipas të dhënave, rezulton se të diplomuarit në degët Turizëm, Mjekësi dhe Juridik janë ata që ndihen më të pakënaqur me jetën e tyre profesionale. Rreth 44% e të punësuarve me arsim të lartë kanë një pagë mujore bruto 20,000-49,000 lekë. Në vitin 2011, rreth 85% e të diplomuarve u është dashur më pak se 6 muaj për të siguruar një vend pune.  Kompania më e preferuar e shqiptarëve për të punuar është “Vodafone Albania”. Kompania “Mane TCI” është renditur e 1-ra në rang kombëtar me 75% bashkë me BKT dhe Alpha Bank për vlerësimin e pagës vetjake të punonjësve të krahasuar me punonjësit e tjerë të kompanisë. Kompania “Neptun” është vlerësuar nga 23% e të intervistuarve duke u renditur e dyta pas kompanisë “Vodafone” në rang kombëtar për ruajtjen e konfidencialitetit të pagave të punonjësve. Kompanitë Mane TCI, ACREM, AMC dhe Albtelecom renditen si 4 kompanitë, punonjësit e të cilave i vlerësojnë pagat e tyre pak a shumë të njëjta me të kolegëve. Punonjësit e kompanive Balfin (100%), Plus (83%) dhe Mane TCI (78%) vlerësojnë se kanë pagë njësoj ose më të lartë se punonjësit e kompanive të tjera. “Duhet të investohet më shumë në punësimin e të rinjve të sapodiplomuar”, tha drejtuesi ekzekutiv i kompanisë “The HeadHunter”.  Ai shprehu besimin e plotë që këto projekte të reja do të sjellin shumë mundësi punësimi për këta të rinj, që ende nuk kanë mundur të gjejnë një punë të përshtatshme.

Gjetjet e sondazhit
Arkitektura, Ekonomiku dhe Farmacia
janë diplomat që sigurojnë më shumë punësim
61% e të diplomuarve punojnë në profesion
39% e të diplomuarve punojnë jashtë profesionit
66% e të punësuarve janë të kënaqur me jetën profesionale
34% e të punësuarve janë të pakënaqur me jetën profesionale
Të diplomuarit në degët Turizëm, Mjekësi dhe Juridik të pakënaqur me jetën profesionale.
44% e të punësuarve me arsim të lartë paguhen 20,000-49,000 lekë.
Më të mirëpaguarit janë të diplomuarit e degëve Inxhinieri, Farmaci dhe Ekonomik
Më të keqpaguar janë punonjësit që punojnë në sektorët Shërbime, Menaxhim, Hoteleri dhe Media.
85% e të diplomuarve gjejnë punë në më pak se 6 muaj
Kompanitë Mane TCI, ACREM, AMC dhe Albtelecom renditen si 4 kompanitë, punonjësit e të cilave i vlerësojnë pagat e tyre pak a shumë të njëjta me të kolegëve.
Punonjësit e kompanive Balfin (100%), Plus (83%) dhe Mane TCI (78%) vlerësojnë se kanë pagë njësoj ose më të lartë se punonjësit e kompanive të tjera.

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · Peqini Online designed by Shqiptari.net