Itali, tifozët serbë djegin flamurin shqiptar VIDEO Digjet flamuri

XHENOVA- Tension në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë në stadiumin “Marassi” të Xhenovas. Digjet flamuri shqiptar nga tifozet serb para se të nisë ndeshja.Takimi i vlefshëm për grupin C, një nga më të rëndësishmit e ditës, ka nisur me një akt urrejtjeje ndaj shqiptarëve ku nuk ka munguas as këtë herë sllogani “Kosova është Serbi”.

Mediat italiane bëjnë të ditur se tifozeria serbe ka shkaktuar trazira edhe në qytet, ku fillimisht kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të dyqaneve, kjo ka bërë që policia të arrestojë disa prej tyre.

Të irrituar, ultrasit kanë mbërritur në stadium dhe kanë filluar trazirat edhe aty, sapo skuadrat kanë dalë në fushë, duke bërë që ato të kthehen menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Tifozët serbë kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të fushës dhe drejt tifozëve italianë, cka ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë. Turma dukej se drejtohej nga një tifoz që kishte mbuluar fytyrën me një maskë.

Më pas kanë tentuar të thyejnë vertratën që i ndante nga tifozët italianë, por nuk kanë munguar as xhestet e urrejtjes ndaj shqiptarëve, si ai i djegies së flamurit. Mësohet se në stadium kanë qënë të pranishëm rreth dy mijë tifozë serbë. Pas këtij incidenti, është pezulluar përfundimisht ndeshja e futbollit, e filluar me 45 minuta vonesë, pikërisht prej këtyre trazirave. Forca të shumta policie kanë rrethuar tashmë stadiumin.

Një gjë e tillë do të thotë se Serbia do të humbasë ndeshjen në tavolinë 3-0, ndërsa pritet një dënim ekzemplar për kombëtaren e këtij vendi.
(m.a/BalkanWeb)

Leave a Comment

%d bloggers like this: