RSS:Posts Comments

You Are Here: Home » Peqini » Investimi, Shkumbini me tapet të ri

Skuadra e Shkumbinit nën presidencën e zotit Ylli Ndroqi po njihet me një imazh ndryshe pasi revulucioni tek peqinasit është rrënjësor. Pasi ka krijuar një ekip model me shumë prurje cilësore gjatë merkatos verore,zoti Ylli Ndroqi tashmë po përmbush dhe premtimin e rradhës krijimin e një infrasturukture moderne për zhvillimin e një ndeshje në kushte idelale. Nga dita e premte stadiumi i Peqinit do të ketë një tapet të ri dhe për skuadrën e Shkumbimit, balta e sezonit të shkuar nuk do të ekzistoje më. Pas shtrimit të tapetit ka filluar trajtimi 3 deri ne 4 javor me ujitje ,ngjeshjen e tij për të qenë në kushte ideale.
Po ditën e premte kanë ardhur dhe portat e reja, tuneli i hyrjes së futbollistëve dhe arbitrave.
Ky është një investim nga FSHF dhe skuadra e Shkumbimit e cila financohet nga presidenti Ylli Ndroqi. Djemtë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, por dhe të gjithë sportdashësit e skuadrës së Shkumbimit nga java e tretë e superligës do të kenë mundësi të shijojnë idhujt e tyre në fushën e Peqenit.
Java e tretë e Superligës pritet të dhurojë spektakel pasi përballë do të jenë dy nga skuadrat më aktive në merkaton e transferimeve Shkumbini- Skënderbeu dhe fusha e re do t’i krijojë lojtarëve mundësinë për të shfaqur më të mirën e tyre.
Me ardhjen e presidentit Ylli Ndroqi në drejtimin e Shkumbinit, stadiumi i këtij klubi do të ketë një imazh të ri pasi shtrimi i tapetit është vetëm fillimi i një investimi afat gjatë.Tashmë ka nisur rikonstruksioni i ambjenteve të brendshme të stadiumit për t’i krijuar çdo futbollisti, gjyqtari, e stafi teknik mundësinë për të punuar në kushte ideale. Skuadra e Shkumbinit e nisi aventurën e saj në Superlige ditën e dielë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ku në orën 19:00 u  përball me Kastriotin e Krujës me  rezultatin 2-2

Lajme te tjera:

Rindërtohen” sahatet e Shqipërisë
Kur Kalaja e Peqinit ishte prona jonë...
Peqin, vdes në aksident efektivi i policisë, 2 plagosen

Shiko Lajmet e fundit, filma, tv shqiptare, ndeshje futbolli, 2012:

  • tepeti para gol
  • filma te ri shqip
  • peqini shkumbimi
  • shkumbini transferimet 2011 2012
  • filma te ri shqip 2012
  • foto nga shkumbini
  • filmat me te ri 2011
  • filma me te ri 2011
© 2010 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2012 · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress