Interneti: Mrekullitë e të ardhmes

Një të nesërme do të mund të punohet në avion sikur të jesh i lidhur dhe, sapo të lidhesh në Internet, kompjuteri nuk do të bëjë gjë tjetër përveçse do të sinkronizohet me sa ka ndodhur ndërkohë. Ekziston një mënyrë tjetër për ta përcaktuar dhe nuk janë fjalët e mia. Njerëzit e quajnë një “sistem operativ Internet” dhe me “të” nuk i referohem Google, por sintezës të të gjithë këtij vizioni

Kur kini filluar të punoni për Google bëhej fjalë vetëm për një motor kërkimi. Sot po kjo kompani po revolucionarizon konceptin e informatikës. Si ka ndodhur?

Është e qartë se ndodhemi përballë një revolucioni të arkitekturave. Një kthesë e kësaj natyre verifikohet një herë çdo dhjetë apo njëzet vjet. Modeli i mëparshëm konsistonte në një netuork pronar me Pc klienta dhe ishte e ashtuquajtura informatikë e serverave klientë. Me arkitekturën e re, je gjithmonë online, çdo diapozitiv mund të menaxhojë çdo aplikim dhe programet janë të disponueshëm kudo. Serverat menaxhohen nga profesionistë, gjë që do të thotë se mund të kalohet qetësisht një fundjavë e qetë pa u dashur të harxhohet kohë për ti zgjidhur personalisht problemet. Është sikur të kesh një bankë që merret me paratë e veta në vend që të duhet të mendojmë vetë. Netuorkët janë bërë më të sigurt dhe kompjuterët mjaft të shpejtë dhe të fuqishëm sa të bëjnë që gjëja të jetë mekanikisht e mundshme. Modeli i ri funksionon. Një aspekt tjetër interesant përbëhet nga fakti që arkitektura e re bën të ndjehet zëri i më shumë subjekteve. Modeli i mëparshëm ishte ngushtësisht pronësor. Protokollet, në përgjithësi me mazë Microsoft, nuk u jepnin zgjidhje ndërfaqeve të tjera. Sot, protokollet Internet përshtaten shumë më mirë me çdo interpretim origjinal të mekanizmave të funksionimit të postës elektronikeve dhe me konceptin personal të informatikës. Kjo do të thotë se kushdo e ka mundësinë për të bërë hyrjen e tij në treg dhe ky është një bast i bukur. Social networking, ndarje fotografishë: gjëja interesante është se Google, megjithëse duke qenë një prej kompanive që furnizon shërbime të tilla, nuk është e vetmja. Është edhe Yahoo, është edhe eBay, është edhe Amazon dhe të gjitha nxjerrin fitime në mënyrën e tyre tipike.

E drejtë.

Kishte vite që flisnim për këtë model informatike me nebulozë, por qemë akoma të ankoruar në skemën e vjetër të shitjes së softuerit. Edhe unë kam qenë pjesë e këtij modeli, kur isha tregtar i Novell dhe i Sun, por kjo ide nuk mund tju zbatohet edhe përdoruesve të Internetit. Si qytetar i mesëm nuk mund të sigurohet ky lloj fitimi. Kurse modeli i ri mundëson që të kombinohen shërbimet falas me publicitetin dhe publiciteti i synuar është çelësi i gjithçkaje.

A nuk është mëe mundur se do të kemi një model hibrid, me disa aplikime në rrjet dhe të tjera në desktop?

Varet. Kur ke të bësh me protokolle, nuk ekziston rrugë e ndërmjetme, sepse në idenë e informatikës me funksione nebuloze, protokollet duhet të jenë të hapura. Nuk mund të ketë pronarë. Të gjithë duhet të kenë akses. Zgjidhja e mundshme është një e vetme dhe univoke. Për sa i takon përvojës së përdoruesit, që sipas mendimit tim duhet të jetë gjithmonë mendimi i parë, një hibrid funksionon sipas mënyrës sesi është konceptuar. Për aplikimet grafike, sidomos të rënda, është mirë që softueri të jetë sa më afër të jetë e mundur me përdoruesin final. E njëjta gjë vlen për lojërat, sidomos për ato interaktive, të cilat, duke qenë mjaft komplekse, është e vështirë të hipotezohet se mund të qëndrojnë ekskluzivisht në rrjet.

E drejtë.

Por është absolutisht e mundur të veprohet në mënyrë të atillë që pjesa më e madhe e përpunimeve informatike të ndodhë në servera. Në qoftë se është një fajl – video, dokument apo letër pune – me relativisht pak modifikime, të mund të futet në një shërbim dhe të shfrytëzohet herë pas here depozita lokale.

Po, por po flisni për diçka që në shprehjen e saj ideale akoma nuk ekziston.

E vërtetë. Google Docs nuk funksionon në avion, por bëhet fjalë për një problem teknik që do ta zgjidhim. Një të nesërme do të mund të punohet në avion sikur të jesh i lidhur dhe, sapo të lidhesh në Internet, kompjuteri nuk do të bëjë gjë tjetër përveçse do të sinkronizohet me sa ka ndodhur ndërkohë. Ekziston një mënyrë tjetër për ta përcaktuar dhe nuk janë fjalët e mia. Njerëzit e quajnë një “sistem operativ Internet” dhe me “të” nuk i referohem Google, por sintezës të të gjithë këtij vizioni dhe, në qoftë se konceptohet në këtë mënyrë, si sistem operativ Internet në kuptimin e vërtetë të fjalës, është e qartë se do të duhet të ketë të gjitha karakteristikat dhe funksionalitetet normale të versioneve të vjetra të sistemit operativ. Duhet të jetë i sigurt, duhet të ketë kujtesë, duhet të replikohet dhe duhet të ketë performanca të larta.

Përse duhet kaq shumë kohë?

Hëm, para së gjithash sepse sistemet që po shkojmë të zëvendësojmë janë jashtëzakonisht kompleksë dhe njerëzit kanë standarde shumë të larta për sa i përket shërbimeve interaktive. Gjithçka duhet të funksionojë; duhet të jenë të gjitha funksionet; nuk duhet të prishet asnjëherë. Në të kaluarën besohej se kompanitë qenë klienti më i vështirë për tu kënaqur, por ishte gabim. Kemi zbuluar se konsumatori mesatar është shumë më i vështirë se sipërmarrjet, sepse nuk ta jep një mundësi të dytë. Megjithatë, industria vazhdon që ta harrojë. Kemi filluar duke lënë të pushtohemi, të paktën, unë kam lënë të pushtohem, nga kompleksiteti i sistemeve që po fillonin të zhvillonim për kompanitë dhe kemi harruar se kishte një treg shumë më të gjerë, ai i zgjidhjeve të thjeshta për konsumatorët normalë. Kalendarët online janë një shembull i përkryer. Të ndaj një kalendar në modelin e vjetër të serverit klient ishte e vështirë. Tani është më e lehtë sepse kalendarët janë arkivuar në servera profesionalë dhe janë të dukshëm kudo që të duhet. Të veprosh në mënyrë të tillë që kjo të ndodhë në mënyrë të besueshme dhe të sigurt është teknikisht e komplikuar, por sfida është plotësisht e justifikuar nga premisat.

Kur kini filluar të punoni për Google ishte vetëm një motor kërkimi. Tani është transformuar në shumë më tepër. Si duhet ta konsiderojmë sot?

Nga njëra anë një sistem publicitar, nga ana tjetër një gamë shërbimesh të drejtuara përdoruesit final (kërkim postë elektronike dhe aplikime të tjera, të gjitha të disponueshme vetëm me shfletuesin e Internetit). Një mënyrë tjetër për ta konceptuar është ajo që ta shikosh si një superkompjuter gjigand. Një tjetër akoma është ta konsiderosh fenomen social që përfshin të gjithë kompaninë, konsumatorët, një markë, një mision, vlerash.

E sa i fuqishëm është ky superkompjuter?

Nuk është parë asnjëherë një gjë e ngjashme, kështu që nuk do të dija si ta shprehja. Po ndërtojmë qendra të dhënash dhe bëjmë shumë nga ne sepse zgjidhjet tregtare në dispozicion nuk garantojnë paraqitje mjaft të larta.

Çfarë nënkuptoni kur thoni se bëni shumë nga ju?

Hëm, në thelb bëjmë të gjithë softuerin. Nisemi nga një bazë Linux, por më pas personalizojmë programet për transferimin e të dhënave. Shërbimet ueb, menaxhimi i identiteteve, aktivitetet e bankës së të dhënave, indeksimi, kërkimi, klasifikimi: janë të gjitha aspekte për të cilat kujdesemi ne. Janë kompetencat themelore të kompanisë dhe ne nuk kemi vetëm qendra të dhënash, por posedojmë edhe fibrën që i lidh midis tyre dhe me ISP-të (kompanitë që sigurojnë internetin, shënimi im.). Për Google shpejtësia është themelore dhe pjesërisht një shpejtësi e tillë sigurohet falë fibrës.

Sa qendra të dhënash ekzistojnë?

Nuk e di.

Gjashtë? Dhjetë? Disa dhjetëra?

Besoj se përshkrimi im u korrespondon disa dhjetërave. Ka disa më të mëdha, por pas një viti apo dy do të bëhen më të voglat sepse ritmi i rritjes është i tillë sa që do të vazhdojmë të ndërtojmë gjithnjë e më të mëdha dhe është sektori në të cilin investojmë më shumë kapitale.

Përse duhet ta kontrolloni personalisht fibrën për të lidhur midis tyre qendrat e të dhënave?

Një prej aspekteve më pozitive të flluskës së .com sa është hedhur një sasi e madhe fibre në ditët e sotme praktikisht falas. E blejmë dhe e marrim me qira shumë dhe qesharakja është se shumë deduktojnë se kemi ndonjë projekt në sektorin e komunikacioneve, kur në fakt vetëm po kërkojmë që të zgjidhim problemin e superkompjuterit dhe të fitojmë gjithnjë e më shumë shpejtësi.

Në qoftë se telekomunikacionet nuk ju interesojnë, atëherë pse jeni shtyrë me kaq nxitim për përhapjen e projekteve Wi-Fi në Shtetet e Bashkuara?

Sepse përfitojmë avantazh nga vala e gjatë. Mbani parasysh se presupozimi kryesor i modelit tonë është që të kihet një akses ekonomik, në mos idealisht falas, në valën e gjatë. Është një gjë e shkëlqyer, veçanërisht në qoftë se dikush tjetër e bën të mundur duke ia mbajtur barrën me ekonominë e vet. Sa më shumë gjatësi vale globale të arrijmë, aq më mirë është. Është më mirë për botën, është më mirë për reklamuesit, është më mirë për Google.

Kështu ju doni të rrisni penetrimin e valës së gjatë, për shembull, në San Francisco më shumë sesa të zëvendësoni atë ekzistuese, të nxjerrë nga kompani telefonike apo të via kavo?

Po. Në qoftë se ke një kuotë tregu prej 10 përqindësh dhe mund të çohet në 50 për qind, është e qartë se kjo i bën konsumatorët më të lumtur dhe është po aq e qartë se këta njerëz, kur do të bëjnë kërkime në Internet, do të përdorin shërbimet tona. Do të jetë më probabël që të përdorin kalendarin tonë, lajmet tona, Gmail-in tonë sepse ia vlerësojnë prezantimet. Nuk ka rëndësi se çfarë vale e gjatë është. Mund të jetë Wi-Fi, mund të jetë fibër, mund të jetë kavo koaksiale. Boll që të ketë më shumë.

Po ju nuk merreni drejtpërsëdrejti me vendosjen e fibrave?

Jo. Për këtë ka shumë kompani të tjera dhe jemi shumë të lumtur që ti përdorim a posteriori fibrat që kanë vënë ata.

Kohët e fundit keni marrë pjesë në një këshill administrativ të Apple për të folur për një partneritet të mundshëm midis kompanive tuaja. Mund të na shpjegoni sesi ka ecur?

Modeli i arkitekturës i ndërtuar nga Google rreth shërbimeve, me valë të gjatë e kështu me radhë funksionon mirë me diapozitivat që po realizon Apple. Jemi një mbështetje e përkryer për problemet që ata po kërkojnë të zgjidhin dhe ata janë një minierë e çmuar gjykimesh mbi ndërfaqë të mundshme përdoruese. Nuk kanë superkompjuterin që ëndërrojmë, i cili mund të ekzistojë vetëm në qendra të dhënash, por kanë një cikël të shkëlqyer prodhimi, i cili funksionon shumë mirë, dhe produktet e tyre përputhen përsosshmërisht me tonat: i është një shembull iPhone, i cili përmban edhe GoogleMaps.

Pse besoni që Viacom ju ka ngritur padi?

Është një çështje negocimesh. Kemi bërë shumë traktativa me ta dhe jam i sigurt se për disa aspekte do të bëjmë akoma në të ardhmen.

Ata theksojnë se nuk kini bërë sa duhet për të shmangur abuzimet.

Eh, sikur ta shikonin ligjin, do ta kuptonin se me Digital Millennium Copyright Act përgjegjësitë janë të ndara. Ligji në thelb përcakton se është mbajtësi i copyright ai që monitoron dhe në këtë rast menjëherë përmbajtja hiqet. Këtë e kemi bërë, është e dokumentuar: Viacom ka deklaruar publikisht se na ka imponuar heqjen e 100 mijë videove dhe këtë e kemi bërë, me shpejtësi absolute. Qysh atëherë trafiku ynë në YouTube është shtuar ndjeshëm. Kështu që një prej akuzave të tyre – se YouTube mbështetej thelbësisht mbi përmbajtje të “vjedhura” – dukshëm që është false.

Çfarë ka kaq të vështirë në individualizimin e të gjithë transferimeve abuzive në YouTube? Sigurisht ju të Google i keni të gjitha mjetet për të zhvilluar filtra më efikasë.

Po punojmë mbi filtra të përshtatshëm, por ka një problem. Mund të bëhet procesi i kampionizimit lidhur me audion. Mund të bëhet lidhur me videon, por teknologjitë nuk funksionojnë po aq mirë sa ato që individualizojnë përmbajtjet abuzive në tekstet. Megjithatë, është e rëndësishme që po e provojmë, sepse nuk duam të ndodhemi në pozicionin që të marrim vazhdimisht urdhra heqjeje.

News Corp. dhe NBC Universal kanë shpallur kohët e fundit se kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një kanali të tyre distribucioni videosh online. A përfaqësojnë një konkurrencë reale?

Jo. Marrin përmbajtjen që kanë krijuar dhe nëpërmjet një agjenti specifik me licencë e bëjnë të disponueshme për këdo. Dukshëm që është një gjë e mirë, sepse do të thotë se ajo përmbajtje do të bëhet e përdorueshme nga të gjithë.

Unë kisha pasur përshtypjen se do të donin tju bën konkurrencë juve…

Jo. Unë dhe Peter Chernin, Presidenti i News Corp., kemi bërë një bisedë të gjatë lidhur me këtë pikë përpara shpalljes dhe më ka thënë në mënyrë eksplicite se nuk mund të ekzistojë një konkurent i YouTube. Praktikisht, faqja ueb e tyre as nuk ekziston. Janë akoma duke e projektuar. Kështu që sipas mendimit tim është në thelb vetëm një përgjigje ndaj problemit sesi të arrihen të transportohen përmbajtjet.

Më në përgjithësi, si e gjykoni normativën e erës dixhitale në lëmin e copyright?

Në kompleks, gjendja e gjërave e përcaktuar nga Digital Millenium Copyright Act ka funksionuar mirë dhe besoj se për ne është mirë të punohet në këtë kontekst për pak kohë, ndërkohë që zhvillojmë modelet tona të reja të biznesit. Janë gjithmonë efektet kolaterale ato që krijojnë probleme.

Kur kini blerë YouTube e dinit tashmë se do të mund të kishte kontestime. Marrëveshja parashikon për zgjidhjen e kundërshtive të kësaj natyre një buxhet prej 200 milionë dollarësh. Pse të bëhej një zgjedhje si kjo, kur i dinit belatë që kishte?

Sepse e konsiderojmë fantastike. Dua të them, ne absolutisht mendojmë që fenomeni YouTube do të vazhdojë të ekzistojë për shumë, shumë vjet dhe motivi është shumë i thjeshtë: njerëzit përdorin video kudo. Po ndërtohen komunitete njerëzit që përdorin videon në kuptimin e vërtetë të fjalës. Klipet ndahen. Trafiku i YouTube vazhdon të zhvillohet me shumë shpejtësi. Videoja është diçka që mendojmë se po rrënjoset kudo dhe, nga pikëpamja e Google-it, ka goxha kuptim të imponohesh si menaxhues i sajtit më të madh të videove ekzistues në botë. Patjetër, do të na pëlqente të punonim më përmbajtje të autorizuara, ligjore, respektuese të copyright dhe tu nxirrej fitimi. Por blerja e YouTube kompenson, dhe është këtu që kritikët gabohen, edhe me plusin që jep në termat e kërkimit. Sepse mos harroni se kur shkohet në YouTube bëhet një kërkim dhe kur shkohet në Google bëhet një kërkim edhe aty. Kur do të arrijmë në një kërkim të integruar midis dy sistemeve, është kjo për të cilën po punojmë, përzierja do ta çojë në qiell trafikun e të dyjave. Kështu që, përfundimisht, truku është të stimulohen më shumë kërkime, më shumë përdorime të utilizzi di Google…

Gjë që gjeneron më shumë faqe të vizituara dhe më shumë të ardhura publicitare.

Pikërisht. Aspekti tjetër interesant lidhur me faqet e para është se fitojmë duke përmirësuar cilësitë dhe jo sasinë e publiciteteve të futura. Ky është motiv konfuzioni për njerëzit, sepse në biznesin tradicional tentohet që të nxirren fitime duke shumëfishuar futjet.

Si i bëhet që të përmirësohet cilësia e publiciteteve?

Na duhen thelbësisht më shumë kompjuterë dhe algoritme më të mira, si dhe më shumë informacione lidhur me bashkëbiseduesin. Sa më shumë informacione personale përdoruesi është i gatshëm të na i japë mirë, dhe, mbajeni mirë mend, është gjithmonë një zgjedhje e tij, aq më shumë mund ta kufizojmë targetin. Shembulli imediat është: kur shkruani “hot dog” i referoheni panines me kremviçe apo faktit që qeni juaj ka vapë? Sa më shumë i personalizuar është informacioni, aq më mirë individualizohet targeti. Kemi bërë edhe një punë specifike me Google Analytics për të kuptuar se pse njerëzit arrijnë të klikojnë mbi një publicitet të caktuar. Në këtë mënyrë mund të zbulojmë blerjen dhe të mësojmë sesi ia ka arritur konsumatori. Është Graali i Shenjtë i publicitetit, sepse reklamuesit nuk e bëjnë këtë gjë për shijen e të bërit, por sepse duan të shesin.

Leave a Comment

%d bloggers like this: