Interi, mbreti i ri Europës

Interi, “mbreti” i ri i Europës. Pas 45 vjetësh pritje të gjatë e të lodhshme zikaltërit rikthehen në majë të “piramidës” së futbollit kontinental. Një triumf madhështor 2-0 në “Santiago Bernabeu” kundër Bajernit, kampiones së Gjermanisë. Zikaltërit u shndërruan edhe një herë në “vrasës” kampionësh. Ashtu siç kishin bërë më parë edhe kundër kampiones së Anglisë, Çelsit; kampiones së Spanjës, Barcelonës. Topi europian ka një padron të të ri: quhet Inter. Trofeu i tretë sezonal për zikaltërit pas Serisë A dhe Kupës së Italisë. Por, Liga e Kampionëve është “45-fish” më e rëndë, falë një “Special One”, si trajneri Hoze Murinjo dhe një “Princi” si Diego Milito. Dy gola të jashtëzakonshëm të argjentinasit, nga një në çdo pjesë (35’ dhe 70’), por të mjaftueshëm për t’i dhënë Interit trofeun e tretë të Ligës së Kampioneve pas 45 vjetësh, qysh kur Helenio Herrera e kishte fituar për herë të fundit në vitin 1965. Interi, “mbreti” i ri i Europës. Në fakt, Interi ishte favorit për të fituar trofeun e Ligës së Kampioneve në raport me Bajernin e Munihut. Koeficienti i fitores së Interit kuotohej 1.5, ndërkohë që ai Bajernit ishte në kufirin 2.3. Dhe nuk kishin gabuar. Inter fitoi bindshëm 2-0.

Finalja e milionave

Kompania “Master Card”, një nga sponsorët e Ligës së Kampioneve, ka llogaritur se finalja midis Bajernit dhe Interit në “Santiago Bernabeu” do të gjenerojë në ekonominë europiane afërsisht 331.5 milionë euro, ndërkohë që finalja e sezonit të kaluar në Romë, ajo midis Barcelonës dhe Mançester Junaitid “prodhoi” 313 milionë euro. Në kryeqytetin e finales, në Madrid, besohet se tifozeritë dhe gjithë aktorët e tjerë do të shpenzojnë një shumë prej 50 milionë eurosh. Ekspertët kanë llogaritur se Bajerni ka një fitim vjetor prej 289.5 milionë eurosh, ndërkohë që Interi fiton 196.5 milionë euro. Nga të ardhurat televizive, Bajerni fiton 69.6 milionë euro në raport me 115.7 milionë euro të Interit. Nga reklamat sportive, Bajerni fiton 159.3 milionë euro kundrejt 52.6 milionë euro të Interit. Nga të ardhurat e ndeshjeve, Bajerni ka fituar këtë kampionat 60.6 milionë euro, kundrejt 28.2 milionë eurove të Interit. Përsa u përket shpenzimeve në merkato: Interi për sezonin 2009-2010 shpenzoi 95.5 milionë euro, ndërsa Bajerni, 74.4 milionë euro. Mesatarja e shikueshmërisë flet në favor të Bajernit: 69 mijë shikues nga 69 mijë vende që ka stadiumi “Allianz Arena” (ose 100 %), ndërsa Interi e ka mesataren 55.149 shikues nga 80.065 vende që ka “San Siro”. Edhe numri i fansave që mbështesin skuadrat është në favor të skuadrës gjermane: Bajerni mbështetet nga 8.3 milionë fansa, Interi, 5.9 milionë.
Fituesi i finales do të fitojë 9 milionë euro, ndërsa ekipi humbës 5.2 milionë euro.

TROFETW E INTERIT
1994, 1965 dhe 2010

“PASURIA” E INTERIT

NË EUROPË
3 Liga të Kampioneve
3 Kupa UEFA
2 Kupa Interkontinentale

NË ITALI
18 kampionate në Itali
6 Kupa të Italisë
4 Superkupa të Italisë

RRUGA E INTERIT DREJT TITULLIT

FAZA E GRUPEVE
Inter-Barcelona 0-0
Rubin Kazan-Inter 1-1
Inter-Dinamo Kiev 2-2
Dinamo Kiev-Inter 1-2
Barcelona-Inter 2-0
Inter-Rubin Kazan 1-0

RENDITJA
1. BARCELONA 6 11
2. INTER 6 9
3. Rubin Kazan 6 6
4. Dinamo Kiev 6 5

FAZA E 1/8-ve
Inter-Çelsi 2-1
Çelsi-Inter 0-1

ÇEREKFINALJA
Inter-CSKA Moskë 1-0
CSKA Moskë-Inter 0-1

GJYSMËFINALJA
Inter-Barcelona 3-1
Barcelona-Inter 1-0

FINALJA
Bajern-Inter 0-2

Inter shpallet kampion i Italisë

Murinjo, i pavdekshëm

Kur finalja e UEFA Champions League në “Santiago Bernabeu” verdiktin e saj, njëri prej trajnerëve, Hoze Murinjo i Inter apo Louis Van Gaal i Bayern Munich, do të fitojë trofeun e tretë sezonal, duke vendosur një rekord unik si në Gjermani apo dhe në Itali, pasi më parë kanë fituar kampionatet dhe kupat në vendet respektive. Por “tripleta” bëri të pavdekshëm në Hoze Murinjon si trajnerin e tretë që ka fituar Ligën e Kampioneve me dy skuadra të ndryshme. Murinjo kishte ftuar më parë me Porton (2004) dhe tani me Interin (2010), duke u bashkuar me Ernst Happell (Feyenoord 1970, Hamburger SV 1983) dhe Otmar Hitzfeld (Borussia Dortmund 1997, Bayern 2001). Pas përfundimit të finales, Hoze Murinjo u bashkua një listë elitare trajnerësh të cilët e kanë fituar nga dy herë Champions League: Jose Villalonga (Real Madrid 1956 dhe 1957), Luis Carniglia (Real Madrid 1958 dhe 1959), Bela Guttmann (Benfica 1961 and 1962), Helenio Herrera (Inter 1964 and 1965), Stefan Kovacs (Ajax 1972 and 1973), Dettmar Cramer (Bajern Munich 1975 dhe 1976), Brian Clough (1979 dhe 1980), Ernst Happel (Fejenord 1970 dhe Hamburg 1983), Arrigo Sacchi (1989 dhe 1990), Ottmar Hitzfeld (Borussia Dortmund 1997 dhe Bayern Munich 2001), Vicente del Bosque (Real Madrid 2000 dhe 2002), Carlo Ancelotti (Milan 2003 dhe 2007) dhe Sir Alex Ferguson (Manchester United 1999 dhe 2008). I vetmi trajner që e ka fituar tri herë Ligën e Kampioneve është Bob Paisley (Liverpool 1977, 1978 and 1981).

BILANCI BAJERN-INTER
1988-1999 Bajern-Inter 0-2 3-1 Kupa UEFA
2006-2007 Inter-Bajern 0-2 1-1 Liga e Kampioneve
2009-2010 Bajner-Inter 0-2 Liga e Kampioneve

Lotët e Masimo Mortit

Hoze Murinjo kishte një dëshirë të zjarrtë para finales: të shihte presidentin Morati duke qarë nga gëzimi me kupën në dorë. “Do të më pëlqente të shihja Moratin duke qarë më kupën në dorë, – tha trajneri portugez. – Do të doja të shihja një foto si ajo e babait të tij me kupën në ‘Apiano Xhentile’. Për gjithë familje Morati do të ishte një gjë e pabesueshme dhe do të më pëlqente shumë, shumë, shumë të jap kontributin tim të vogël për të ndodhur diçka fantastike për ta”

Snajder “likuidon” Robenin

Arjen Robën dhe Uesli Snajder janë miq të ngushtë. Ty dy janë holandezë. Ndajnë orë të tëra së bashku në Kombëtaren “portokalli”. I pari është “fluturuesi” i Bajernit, i dyti është “truri” i Interit. Të dy i bashkon edhe një fat i përbashkët. Mbërritën te skuadrat e tyre nga Reali i Madridit. Si për Robenin ashtu dhe për Snajderin kjo do të jetë finalja e tyre e parë në Ligën e Kampioneve. Secili kishte ftuar nga të dy kanë fituar deri tani nga dy trofe sezonalë në kompeticionet e vendeve ku aktivizohen, por triumfuesi i Ligës së Kampioneve ishte Uesli Snajder.

Lionel Mesi fiton “Këpucën e artë”

Në finalen e Madridit kishte një duel që nuk luhej vetëm midis Bajernit dhe Interit, por edhe ndaj Barcelonës. Në fakt, flitet për fituesin e “Këpucës së artë” të Ligës së Kampioneve, ku me 8 gola kryeson Lionel Mesi. Sulmuesi i Bajernit, Ivica Oliç, me 7 golat e shënuar është i vetmi që ishte pranë “Këpucës së artë” të sezonit të kaluar të kompeticionit e njëherësh edhe “Këpucës së artë” të këtij sezoni në kampionatet europiane, Lionel Mesit. Por, Oliç nuk shënoi. Sulmuesi kryesor i Interit, Diego Milito, i cili realizoi dy golat e Interit u ngjit në kuotën e 6 golave.

Hulio Sezar: “Murinjo ka një armë sekrete”

Përpara ndeshjes, portieri i Interit, Hulio Sezar, deklaroi se besonte se trajneri i tij Hoze Murino, i “tremb” kundërshtarët e tij vetëm me reputacionin dhe mendjemprehtësinë e tij. Sipas brazilianit, “Special One” është i veçantë: “Murinjo është një tip sistematik. Është i saktë dhe e merr çdo gjë seriozisht. Ai i frikëson i vetëm kundërshtarët. Përsa i përket teknikës për të mundur Bajernin, kjo është për momentin një sekret. Njerëzit do të mësojnë kur të shohin ndeshjen finale”. Interi fitoi 2-0 dhe Murinjo fitoi trofeun e dytë të Ligës së Kampioneve, pas asaj të fituar me Porton në vitin 2004.

170 milionë shikues para TV-ve

Finalja e UEFA Champions League është një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë përsa i përket audiencës televizive. Finalja e vitit 2009 midis Manchester United dhe Barcelona tërhoqi një audiencë televizive prej 145.2 milionë shikuesish, më shumë se finalja e Superboël që pati 106 milionë. Finalja e vitit 2010 FC Bayern-Inter parashikohet të ndiqet nga më shumë se 170 milionë shikues.

Mou “fiton” trofeun e 90-të

Kur Bajerni dhe Interi zbritën e stadiumit madhështor “Santiago Bernabeu” të Madridit, atëherë në fushë zbritën jo pak, por 89 trofe të fituara nga të dyja skuadrat gjatë gjithë historisë së tyre. Bajerni kishte fituar 54 trofe në total, kundrejt 34 të Interit, por trofeun e 90-të e fituan zikaltërit.

Interi shpëton edhe Italinë

Finalja Bajern-Inter në “Santiago Bernabeu” nuk ishte vetëm për Ligën e Kampioneve, por edhe renditjen e Italisë në UEFA: vetëm një sukses i Interit në 90 minutat ose në kohën shtesë i garantonte Italisë prezencën me katër skuadra në edicionin 2011-2012 të Champions League. Tashmë misioni u krye.

European Champion Clubs’ Cup history
Country Wins (finals) Successful clubs
Spain 12 (21) Real Madrid CF (1956, 1957, 1958, 1959, 1960, 1966, 1998, 2000, 2002), FC Barcelona (1992, 2006, 2009)
Italy 12 (26) AC Milan (1963, 1969, 1989, 1990, 1994, 2003, 2007), FC Internazionale Milano (1964, 1965, 2010), Juventus (1985, 1996)
England 11 (17) Liverpool FC (1977, 1978, 1981, 1984, 2005), Manchester United FC (1968, 1999, 2008), Nottingham Forest FC (1979, 1980), Aston Villa FC (1982)
Germany 6 (14) FC Bayern München (1974, 1975, 1976, 2001), Hamburger SV (1983), BV Borussia Dortmund (1997)
Netherlands 6 (8) AFC Ajax (1971, 1972, 1973, 1995), Feyenoord (1970), PSV Eindhoven (1988)
Portugal 4 (9) SL Benfica (1961, 1962), FC Porto (1987, 2004)
France 1 (6) Olympique de Marseille (1993)
Romania 1 (2) FC Steaua Bucureşti (1986)
Scotland 1 (2) Celtic FC (1967)
Yugoslavia
1 (2) FK Crvena Zvezda (1991)

Leave a Comment

%d bloggers like this: