Inter rrëmben titullin e 18-të kampion

Inter shpallet kampion i Serisë A pas fitores minimale 0-1 ndaj Sienës në javën e fundit të kampionatit italian duke zhvleftësuar fitoren 0-2 të Romës ndaj Kievos në Verona. Pjesa e parë e ndeshjeve të Serisë A u mbyll me Romën kryesuese, pasi verdhekuqtë fitonin 0-2 ndaj Kievos në transfertë ndërkohë që zikaltërit barazonin në 0 me 0 në 45 minutat e para të takimit të tyre ndaj Sienës. E njëjta situatë mbeti edhe për 12 minuta nga nisja e fraksionit të dytë të takimit, deri në momentin kur i zakonshmi i Diego Milito shënon golin që i rrëmben sërish kryesimin Romës. Minutat në vazhdim nuk sollën ndryshim rezultati. Inter fiton titullin e tij të 18-të të Serisë A dhe trofeun e tij të dytë sezonal, pas Kupës së Italisë të cilin e fitoi sërish ndaj Romës. Ndërkohë që kampionët e saposhpallur italianë do të kenë mundësi të shënojnë tripletë trofesh këtë sezon teksa më 22 maj do të ndeshën përballë Bajernit të Mynihut për finalen e Ligës së Kampionëve. Bavarezët gjithashtu do të diskutojne trofeun e tyre të tretë për këtë sezon pas sigurimit të Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë ndaj Verder Bremenit.

Leave a Comment

%d bloggers like this: