~baby~ Staf


 Age : 21 Anėtarėsuar : 12 Dec 2007 Mesazhe : 384 Puna /hobi : kompiteri,muzika,librat,kercimi......
 | Titulli: Matlab Sat Mar 29, 2008 4:21 pm | |
| Matlab eshte nje gjuhe programimi dhe eshte e pershtatshme per te bere llogaritjet numerike,teknike,shkencore dhe inxhinierike.Me ane te ketij programi mund te kryhen me saktesi llogaritjet qe ne gjuhet e tjera te programimit si Paskal apo C do te duhej me shume kohe.Eshte krijuar nga The MathWorks,emri MATLAB,eshte shkrutimi i Laboratori Matricor.Matlabi eshte shpikur ne 1970 nga Cleve Moler nga shefi e departamentit te shkencave kompiuterike e Universitetit te Meksikes.Ai e projektoj kete program qe te jepte njohuri studenteve te tij per Linpack dhe Eispack pa mesuar Fortran.Shume shpejt ai u perhap dhe neper universitet e tjera dhe shume veta ishin te interesuar per kete program.Jack Little ishte nje inxhinier qe u bashkua me Moler dhe Steven Bangert.Ato e rishkruan Matlabin ne gjuhen C dhe gjeten The MathWorks ne 1984 qe te vazhdonin me zbulimin e tyre.Matlabi eshte shnderruar ne nje instrument mesimor efektiv ne shume kurse matematike,inxhinierike e shkencore.Nje tjeter rendesi e matlabit eshte qe me ane te tij ne mund te ndertoj dhe grafik,mjafton te shkruash te dhena dhe do te kemi grafikun.
Instalimi
Matlab mund te instalohet ne nje larmi ambientesh:
- Stacionet Sun/Apollo/Vax/Hp
- Kompiuterat : PC dhe AT kompatibel,VAX,Gould etj....
- Apple Macintosh dhe disa makina te tjera paralele.
Variablat
Variablat jane kostantet dhe ato te percaktohen nga = .
Per shembull ;
>> x = 25
x =
25
>> x = hat
x =
hat
>> x = [ 3 * 4, pi/2]
x = 12.0000 1.5708
>> y = 3 * sin (x)
y =
-1.6097 3.0000
Matricat/Vektoret
Matlabi punon vetem me nje lloj objekti matricen reale ose komplekse.Te gjithe variablat e Matlab-it jane matrica.Skalaret do te konsiderohen si matrica me permasa 1x1 kurse vektoret si matrica me nje rresht ose me nje shtylle.
Per shembull:
Kur ne fusim vlerat apo komanden;
>> X = 1:5
X =
1 2 3 4 5
Si te fusim nje matrice ne nje ambient pune?
Ka disa menyra per te futur nje matrice ne Matlab:
· Menyra e drejtperdrejte e futjes se matrices si liste e elementeve te saj.
>> A = [ 16 3 2 13; 5 10 11 8; 9 6 7 12; 4 15 14 1]
A =
16 3 2 13
5 10 11 8
9 6 7 12
4 15 14 1
>> A (2,3)
ans =
11
>> A (2 : 4 , 3 : 4)
ans
11 8
7 12
14 1
· Futja me nje skedar te krijuar me anen e editorit local ne Matlab (matlabi ka editorin e vet qe nuk te aktivizohet dhe largohet nga ambjenti Matlab sa here te jete e nevojshme).
Shembull:
Ne kemi ne editorin e Matlabit nje file me emrin ing.fizike.dat,ne kete file ne kemi matricen:
B= 1 2 3
4 5 6
Ne qofte se ne shkruaj ne ambjentin aktiv:
B= load(ing.fizike.dat) ne do te marrim matricen B qe ndodhet ne editorin me emrin ing.fizike.
· Matrica futen ne funksionet e gatshme te matlabit.
Per shembull:
>> E = eye (3)
E =
1 0 0
0 1 0
0 0 1
>> Z = zeros (2,3)
Z =
0 0 0
0 0 0
>> N = ones (2,5)
N = 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1
>> M = magic (3)
M = 8 1 6 3 5 7 4 9 2 me ane te matlabit mund te ndertojme dhe grafike te ndryshem,mjafton te perdorim kombinacionet e duhura. P.S kete material e kam mar te nje liber matlabi ne anglisht.gjate perkthimit mund te kem bo noi gabim. _________________ Ne kemi lindur ne kete bote per te kuptuar esencen e jetes dhe lirine tone personale. |
|