Incidenti në Himarë, 7 të arrestuar (video)

Rruga nacionale Vlorë-Sarandë ngeli e bllokuar që nga ora 22 e 30 minuta e mbrëmjes së të enjtes, deri në orën 11 e 30 minuta të së premtes.

Vargu i automjeteve kapi disa kilometra në hyrje dhe në dalje të Himarës. Aksi u bllokua nga banorët e këtij qyteti, të cilët protestuan në lidhje me aksidentin e qëllimshëm të ndodhur mbrëmjen e së enjtes, kur pesë të rinj nga Vlora goditën me automjetin e tyre një 35 vjecar nga Himara, i cili mbeti i vdekur në vend.

Sipas policisë, të rinjtë dhe viktima Aristotel Guma, kishin shkëmbyer fillimisht fjalë në rrugë dhe më pas ata e kanë goditur me automjetin e tyre dhe më pas e kanë marrë zvarrë për disa metra.

Këtë version mbështet edhe policia në bazë të dëshmive të marra nga okularët në ngjarje. Pas ngjarjes, pesë të rinjtë kanë braktisur makinën dhe janë ngjitur në shpatin e malit, ku katër prej tyre që kanë qenë pasagjerë në automjet janë arrestuar nga policia në mesnatë.

Shtetasi Ilir Muka, që drejtonte edhe makinën, është larguar me tre shokë të tij të tjerë që e dërguan atë në Jalë, nga ku dhe ju largua mbulimit të policisë.

Ndaj të rinjve që ndodheshin në automjet është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Policia arrestoi në Vlorë pak kohë më vonë edhe tre personat e tjerë që shoqëruan autorin e krimit, nën akuzën e përkrahjes së tij.

Banorët e Himarës në vendin ku ka ndodhur edhe ngjarja kanë vënë parullën “Drejtësi për aktivistët himariotë”.

Mijëra turistë dhe udhëtarë të tjerë kanë kaluar natën në rrugë të bllokuar për shkak të kësaj proteste. Poloicia në mesditë ndërhyri duke bërë të mundur zhbllokimin e rrugës dhe karvani i makinave filloi të lëvizë.

Por pas një zhbllokimi prej 40 minutash, protestuesit në orën 12.00 bllokuan sërish rrugën. Ora përkonte edhe me nisjen e ceremonisë së varrimit të 35 vjecarit. Pas përfundimit të saj, rruga është zhbllokuar sërish.

Dy ditë më parë ishin banorët e Dukatit që bënë të njëjtën gjë, duke bllokuar rrugën në Qafën e Llogarasë për disa ore e duke shkaktuar edhe ata bllokimin e pushuesve në rrugë.

[pro-player width=’530′ height=’400′ type=’video’]http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/himareincidenti7arrestime.flv[/pro-player]

Leave a Comment

%d bloggers like this: