Ilir Meta dhe Dritan Prifti kapen nga Fiks Fare

Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e sotme korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë. Në një video që ka mbërritur në redaksinë e emisionit shfaqen zëvendëskryeministri Ilir Meta që i jep urdhëra ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Dritan Prifti, për një aferë që ka të bëjë me dhënien e një tenderi, anulimin e një tenderi tjetër dhe punësimin e një militanti.

Ja dhe dialogu i zhvilluar mes tyre në zyrën e Priftit:

Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Thoshte: faleminderit për punën tuaj. Mua mu bë presion, por është e kotë. Në Lushnje unë kam një që duhet ta bësh inspektor.

Prifti: Po cfarë problemi ka?

Meta: Kam detyrim, është një shoku im që e kam pasur në shkollë, duhet ta marrësh.

Prifti: Pa diskutim. Me kontratë do ta bësh?

Më pas dy zyrtarët e lartë vijojnë bisedën për një cështje tjetër. Pamjet tregojnë se Prifti është i gatshëm të plotësojë cdo kërkesë të Metës, që kanë të bëjnë me manipulimin e një tenderi.

Meta: Po për Bekimin si do ta zgjidhësh?

Prifti: Do ta zgjidh, do bisedoj edhe njëherë me “Armon” dhe mbase e anuloj.

Meta: Zgjidhe pra. Anuloje pra.

Prifti: Këtu ka një problem. Ta jap tenderin pa mbaruar punë? Të cojmë një letër zyrtare, ku thuhet: ky është vendimi.

Por aferat mes numrit dy të qeverisë dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës nuk mbarojnë me kaq. Ata diskutojnë për cështjen e një hidrocentrali, ku Meta thotë se nëse i jep lejen një personi të afërt me të, merr një fitim prej 7 për qind.

Meta: Për punën e hidrocentralit të Gimit, unë e takova dje njëcikë. Tani, nuk e di në c’formë do të hysh ti. Gimi më tha mbrëmë se ne mund të bëjmë dicka tek 7%. Ata le ta ndjekin dhe nëse e marrin le ta marrin ata. Kjo është e mbaruar. Gimi më tha mua, nga ana ime deri në 700.

Pastaj Meta zhvillon një bisedë telefonike, pas të cilës thotë se ka marrë garanci nga “doktori”, që puna do të marrë fund.

Meta: Alo, Gimi, si kalove? Fol pak me Dritanin.

Prifti: Dëgjo cfarë duhet të bëhet. Të më dërgojnë protokollin. Jo ti, ata të firmës. Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkangjisin fletën e Apelit.

Pas telefonatës:

Meta: Për emrin tim, prandaj them që duhet bërë. Bisedova me doktorin dhe për një javë e mbyllim. Më pas duhet shumë kujdes… se prokuroria e hap…

No Comments

  1. Roland koci says:

    Te gjithe politikanet ne shiqiperi me keto Pune merren si te me shume lek, asnje nuk mendon per popullin keto skandale eshte mire qe shfaqen ne television por vetem kaq asnje nuk e con me tej. Populli duhet te ngrihet dhe te protestoj qe hiqen nga detyra dhe madje te denohen.

  2. gjoni says:

    un nuk besoj se asht origjinale ,nese esht le te denohet, por ata qe e denoncojne jane nga koka deri te kembet te perlyer….tani u kujtua ai i ndershmi pse se bani atehere…

Leave a Comment

%d bloggers like this: