Ikën dritat, ministri jep dorëheqjen

Seul – Ministri koreanojugor i Energjisë është dorëhequr të martën duke marrë përgjegjësitë për kaosin e prodhuar në shumë rajone të vendit pas ndërprerjes së energjisë elektrike pasditen e 15 shtatorit.

Pas vetëm nëntë muajsh në detyrë, ministri Choi Joong-kyung është vënë nën presion për të dhënë dorëheqjen pas ndërprerjes së paplanifikuar të energjisë çka shkaktoi bllokimin e njerëzve në ashensorë, dhe probleme në trafik për shkak të mosfunksionimit të semaforëve. Nuk ka raporte për të lënduar.

Moti jashtëzakonisht i ngrohtë dhe i thatë këtë sezon çoi në kërkesë më të madhe për energji në Korenë e Jugut, ndërkohë që nga ana tjetër shumë nga impiantet bërthamore ishin mbyllur për mirëmbajtje pas një sezoni të vështirë. Në shumë pjesë të vendit temperaturat arritën deri në 33 gradë celsius.

Ditën pasardhëse, Choi theksoi se energjia duhet të ndërpritej me intervale në mënyrë që të evitohet një katastrofë e vërtetë raporton “WSJ”.

Nëse konsumi kalon kërkesën, i gjithë shteti rrezikon të mbetet pa energji elektrike, tha ai duke shtuar se një rikthim në normalitet mund të merrte deri në 40 orë.

Qeveria tashmë planifikon të rrisë çmimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut në mënyrë që të ulë konsumimin.

Menjëherë pas terr-it Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak takoi kompanitë prodhuese të energjisë, të cilat i fajësoi duke u thënë: “Ju keni bërë diçka që nuk duhet të ndodhte kurrë. Kam turp qoftë edhe të flas rreth kësaj teme”.

Qeveria tashmë po merr denoncimet për dëme nga kompanitë dhe individët, dëme të cilat mendohet të kapin shifrën e 2 milionë dollarëve.

Leave a Comment

%d bloggers like this: