Identifikohet viktima që u gjet në makinën e djegur

TROPOJE- Policia ka mundur të identifikojë viktimën e gjetur një ditë më parë në Perollaj të Hasit. Ai është 39-vjeçari, Gëzim Koka nga fshati Letaj i Hasit. Trupi i tij u gjet i djegur brenda makinës e cila gjithashtu ishte djegur plotësisht.

Sipas policisë, viktima ishte emigrant në Angli. Mësohet se makina me të cilën  udhëtonte 39- vjeçari, është përplasur me një shkëmb dhe më pas ka shpërthyer duke i sjellë vdekjen e menjëhershme atij. Viktima po udhëtonte në drejtim të qytetit të Tropojës.

Një ditë më parë policia njoftoi për gjetjen e 39- vjeçarit, për të cilin tha se ishte i vështirë identifikimi, si pasojë e dekompozimit nga djegia në shkallë të lartë.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: