I dënuari me varje qan në supin e xhelatit, foto që mallëngjeu botën

i denuari me varje ne iranNdërkohë që i afrohen lakut për të dhënë frymën e fundit, kjo foto i bën të pavdekshëm.

Protagonistë të historisë janë Alireza Mafiha dhe Mohammad Alì Sarvari, të dënuar me varje për grabitje në rrugët e Teheranit dhjetorin e shkuar.

Në fotot e shkrepura nga fotografi Amir Pourmand i agjencisë “AP” shfaqen dy djemtë, ende pa i mbushur të 20-at, që i drejtohen vendit të dënimit.

Veçanërisht mbresëlënës është imazhi i Alizeras tek vajton mbi supin e xhelatit me kapuç në kokë. Ky i hedh krahun mbi shpatull si për ta ngushëlluar, veprim që impresionoi dhe përloti të pranishmit.

Dy të rinjtë e papunë u arrestuan pas një videoje të postuar në “YouTube”, ku shfaqeshin teksa grabisnin në mes të ditës një burrë në një nga rrugët e kryeqytetit iranian.

Nderkohe qe ky denim me vdekje praktikohet ne Iran, kjo nuk ka te beje aspak me Liget e fese Islame, por me ligjet e Iranit

Leave a Comment

%d bloggers like this: