TaPa Staf


 Anėtarėsuar : 05 Aug 2007 Mesazhe : 1771 Vendndodhja : Kuala Peqin ( Malaysia) Puna /hobi : Gym Instructor
 | Titulli: parodi e pleshtit dedikuar ish kryeministrit shqiptar Mon Aug 13, 2007 4:05 am | |
| Shpresoj tju pelqej te gjithve
Pleshtit nuk i vjen merzi. A je qen, apo njeri A e ke leshin t" bardhe a t" zi, Por gjen vend per mrekulli. Ndonse kruhesh pa ja nda Gjithsekush nje plesht e ka! Bile thone se rraca e pleshtit Mbijeton vetem prej leshit. Kam ndigju se ka do pleshta Qe zen rrushi neper vreshta Ka dhe pleshta neper lope Pleshta plehu ne cdo grope. Une ksaj here kam mendu Per do pleshta te tjere me shkru Per kete rrace tejet mizore Qe bezdise rracen njerzore! Askerkush nuk deshiron Ta kete pleshtin neper shtat Sepse pleshti frekuenton Ne vecanti leshin e gjate. Ndaj dhe rruhen mbahen paster Mos me e rrite leshin ma shume Sepse pleshti s"mban me hater Je ne qytet, a je ne katund. Me i ra shkurt pra miqt e mij Po u tregoj nje histori Qe i ka ndodhe pleshtit qyqar Tuj shetit kombin shqiptar. Pra ky plesht kishte ndigju Se ne Ballkan, qefli me u kru Jane shqiptaret ne troje te veta Qe per lesh s"u dhimbset jeta! Filloj pleshti pune per s"mbarit Me zgjedhe leshin nder shqiptare Iu fut mjekres se Kryetarit Mjekerkuqit, lesh pa lare! Por nuk mundi te qendronte As nje dite ne mjeker te tij Sepse leshi kundermonte Wischy, brandy dhe raki! Ku te futej pleshti i ngrate!? Lesh te dredhun kane dhe grate. Ndaj u fut ne Qeveri Qe t"a zgjidhe hallin e tij!? Salle luksoze, e mikrofon Kryeminister koke bidon Por prane tij nje leshraverdhe Floku i saj, me dore ish dredhe. Ah! - tha pleshti, te qofsha fale Se prej teje s"kam me dale! Dhe u fut ne mes te shaleve Qe ma mire t"u ruhej fjaleve! Frrup! Frrup! Frrup mezi arriti Iu ngroh zemra, iu ngroh shpirti! cfare arome, oh c" deodorant! Ndonse shume interesant! Aj soj vendit i preferuar Per dreq leshin e kish rruar! Ndaj dhe Pleshti mbet i habitur Qe ai vend, s"kish lesh te rritur! Ban vaki,- mendoj i shkreti, Ndoshta keto i ka pushteti! Dhe e zuri pa e kuptuar Gjumi i embel, ne lesh te rruar! Pa kaluar as gjysem e nates Sheh nje enderr i turbulluar Qe leshverdhes, oh te ngrates I vjen mjekrra lesh pa rruar I del gjumi plesht fatziut Dhe gjen vehten per cudi M"u tek mjekrra e njeriut Wischy, Brandy e Raki! Dreq o pune, - tha, - po ketu isha Ndaj kerkova transferim! Vertet leshin nuk e kisha! Ama kisha Qeverin! S"e kuptonte plesht hajvani Se ku ishte ne fakt sekreti! Per nje plesht digjet jorgani Rruhet leshi! Por jo Pushteti! Ndaj ky plesht qe u zhgenjye Dhe kujtoj se gjet xhehnetin. Nga kish ardhur na u kthye Se nuk kruhej dot me Pushtetin! |
|