Hitleri, pikturë me engjëj e zemra vitin që nisi Luftën II Botërore

Kjo skemë prekëse e një engjëlli të ulur mbi një jastëk të mbuluar me zemra dashurie, çuditërisht është pikturuar nga Adolf Hitler në vitin që ai filloi Luftën e Dytë Botërore. Vizatimi i vogël tregon një figurë me krahë para një pasqyre, me nënshkrimin “Frau Esser”. Është pothuajse e sigurt se piktura është bërë prej diktatorit si një dhuratë për ditëlindjen e gruas së një prej aleatëve më të vjetër politikë të tij, Herman Eser. Diktatori e ka nënshkruar kartën delikate në vitin 1939. Me bojëra uji aty tregohet engjëlli i rrethuar nga produkte të bukurisë. Piktura, me përmasa 24 X 9 cm, ka dalë në ankand dhe pritet të shitet rreth 8000 euro. Kjo është një pikturë e pazakontë e Hitlerit, i cili i ri aspironte të ishte artist dhe ka pikturuar kryesisht peizazhe dhe ndërtesa. Ato shpesh kanë dalë për shitje, por kjo punë është më intime dhe e rrallë, dhe hyn në blerjet e koleksioneve. Riçard Uestud-Bruks, nga shtëpia e ankand “Mullok”, tha se “kjo është një pikturë nga Hitleri dhe data është mjaft e qartë. Ajo ishte bërë në vitin 1939, kur ai kishte vendosur tashmë të vriste hebrenjtë e Europës. Me gjithë ato ndjenja të forta urrejtjeje ai ka prodhuar këtë pikturë të vogël dhe delikate”. Sipas tij, kjo tregon dy anët e një njeriu.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: