PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

SKENDERBEU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: SKENDERBEU   Mon May 28, 2007 11:17 am

Gjergj Kastrioti, "hero" nė Filipine

Skėnderbeu dhe fama e qėndresės sė tij glorifikohen nė njė poemė tė mrekullueshme prej 1800 vargjesh


Ėshtė shumė e ēuditshme, gati, gati e pabesueshme, qė njė poemė prej gati 1800 vargjesh, e kthyer nė poemė kombėtare pėr njė popull, madje e krijuar mijėra e mijėra kilometra larg, nė Filipine, t'i kushtohet Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.

Si shkoi vallė fama e kėtij njeriu gjer pėrtej imagjinatės njerėzore, nė meridianė gjeografikė tė largėt, nė kontinente tė tjera dhe popuj qė nuk patėn asnjėherė mundėsinė tė vijnė nė kontakt me historinė tonė dhe aq mė pak me njė luftėtar tė kohėve tė shkuara, tė shekullit tė 15-tė? Kush ishte njeriu, qė e gjeti heroin tonė si simbol pėr krijimin e tij mahnitės dhe pse e bėri kėtė? Pėrse i duhej atij populli, filipinasve, legjenda e kėtij kalorėsi tė qėndresės dhe lirisė?



KUSH ESHTE POETI FILIPINAS

QĖ U MAHNIT PAS SKĖNDERBEUT


…Ėshtė Francisko Balagtas, apo i njohur edhe me mbiemrin Baltazar, lindi nė qytetin e Bigaa-s, (qytet qė tashmė nė nder tė tij mban emrin Balagtas) tė provincės Bulakana, Filippine, mė 1788 dhe vdiq nė 1862. Prindėrit e tij qenė indigjenė vendas. Nė fėmijėrinė e tij mori mėsime nė njė shkollė fillore tė qytezės, ndėrsa nė moshėn njėmbėdhjetėvjeēare shkoi nė Tondo-Manila, te tezja e tij, Dona Trinidad. E impresionuar nga zgjuarsia e fėmijės ajo sponsorizoi studimet e tij tė mėtejshme.

Gjatė viteve tė studimeve universitare mėsoi tė shkruajė poezi nga njėri prej poetėve mė tė njohur Hose de la Kruz. Ndoshta, ishte ky njeri, i cili influencoi dhe la gjurmė tė thella nė botėn e tė riut Balagtas nė tėrėsi dhe nė formimin e tij kulturor nė veēanti.

Shumė shpejt u bė i njohur me veprėn e tij si shkrimtar, por ato qė e ngritėn Balagtasin nė piedestalin e poetit kombėtar qenė poema "Florenti dhe Laura" dhe njė akt tjetėr sa patriotik aq edhe shkencor; shkrimi i kėsaj poeme, pėr herė tė parė nė historinė e popullit filipinas, nė gjuhėn e indigjenėve vendas - Tagalog - qė prej asaj kohe ėshtė kthyer nė gjuhė zyrtare tė atij vendi. Kujtojmė se gjer nė fillimet e shekullit XIX, gjuha zyrtare dhe e shkruar e filipinasve ishte spanjishtja, koloni e tė cilės ishin vetė Filipinet.

Ėshtė ky shkaku, qė Balagtas prej asaj kohe, ėshtė vlerėsuar poeti mė i madh dhe mė nė zė i Filipineve. Ėshtė ky shkaku qė ai thėrritet me epitetin Tagalogu apo Uilliam Shekspiri i letėrsisė filipinase.

Jo vetėm kaq, por Balagdas ėshtė njeriu, i cili renditet i pari nė panteonin e "Artistėve tė Popullit" filipinas. Nė kėtė altar nderi, ky vend ka vendosur dhe lauruar vetėm shtatė veta, nė krye tė tė cilėve renditet "Tagalogu". (- Francisko Balagtas shkrimtar dhe poet; A. Buonaventura - kompozitor; N. Abelardo - kėngėtar; F. Akuino-balerinė; G.Tolentino-skulptor; G. de Leon-regjisor; H. dela Rama-aktore.).

Balagdas ėshtė autori i njė numri tė madh krijimesh letrare, nė gjini tė tjera, novela, pesė drama, komedi, poezi, tė cilat tė pėrmbledhura tashmė formojnė njė cikėl tė plotė prej 12 vėllimesh. Por, natyrisht, ajo qė e vendosi atė nė fronin e "Mbretit tė poezisė" mbetet padyshim "Florenti dhe Laura".

Poema u botua pėr herė tė parė nė vitin 1838, nė kushtet e njė regjimi dhe censure tė ashpėr. Prej asaj kohe, ajo ėshtė ribotuar pothuaj 37 herė tė tjera dhe tirazhi i gjertanishėm ka kaluar shifrėn e miliona kopjeve, pa pėrmendur botimet e reduktuara apo pėrshtatura pėr nxėnės e studentėt e shkollave.



PĖRSE U THĖRRIT SKĖNDERBEU

NĖ VĖMENDJEN FILIPINASE?


…Sepse populli i Filipineve, nė ishujt e shpėrndarė, nė arqipelagun e Paqėsorit, ndodhej pothuaj nė tė njėjtat kushte me ato tė popullit shqiptar, i cili ndėrsa vuante nėn sundimin osman, u ngrit nė luftėrat pėr ēlirim kombėtar, i udhėhequr nga njėri prej heroit tė vet - Skėnderbeu.

Mbas njė pushtimi tė gjatė prej arabėve, robėria e filipinasve u pasua nga njė tjetėr sundim, ai spanjoll. Njoftimet e para tė Magelanit, kishin vėnė nė dijeni menjėherė orekset e fuqisė mė tė madhe detare tė kohės, Spanjės, pėr njė invasion tė gjatė kolonial tė kėtij vendi. Duke filluar prej vitit 1521, galerat e kėsaj fuqie arritėn tė vėnė nėn kontroll tėrė ishujt, duke instaluar njė sundim, i cili zgjati pėr gati tre shekuj.

Veē ushtarakisht, Spanja dhe administrata e saj shtriu mbi territoret dhe popullsinė e kėtij vendi edhe influencėn e saj kulturore dhe ajo qė ishte mė domethėnėse dominancėn gjuhėsore, duke e kthyer spanjishten jo vetėm si gjuhė zyrtare tė kėtij vendi, por duke e vlerėsuar atė "si mjetin e vetėm qė dallon indigjenin pa identitet nga njeriu i vėrtetė…"

Nė fillimin e shekullit XIX, ashtu si nė tėrė vendet e Evropės edhe nė kolonitė e tyre filluan tė pėrhapen me njė shpejtėsi marramendėse dhe me njė patos gati, gati dehės, idetė dhe idealet e iluminizmit francez. Qytetėrimi modern i detyrohet shumė kėsaj lėvizjeje, e cila nėn misionin e "ilumen-it, - ndikimit", zgjoi dhe frymėzoi lėvizjet e shumė popujve kundėr tiranisė, absolutizmit dhe institucioneve tė vjetruara tradicionale. Pikėrisht, kėto vite pėrkojnė me lindjen e njė plejalde tė tėrė intelektualėsh idealistė dhe patriotė nė hapėsirat filipinase dhe me fillimet e lėvizjeve tė armatosura popullore, pėr ēlirim nga sundimi i gjatė kolonial spanjoll.

Nė radhėt e intelektualėve mė nė zė, qė asokohe u vunė nė krye tė kėsaj lėvizjeje, nė mos mė i rėndėsishmi, ėshtė padyshim Francisko Balagdas. Pėr t'i shėrbyer misionit tė madh dhe ėndrrave tė popullit tė tij pėr liri dhe pavarėsi nacionale, pėr tė frymėzuar dhe udhėhequr atė nė kėtė udhė drejt prosperitetit, por njėkohėsisht pėr t'i shpėtuar censurės tė administratės spanjolle, ai duhej tė gjente njė rrugė dhe njė simbol qė tė mund t'i kapėrcente tė dyja kėto barriera.

Dhe ishte pikėrisht historia e popullit tonė dhe Heroi ynė Kombėtar, Skėnderbeu, qė dukej se vinin nė ėndrrat e krijimtarisė sė poetit si engjėjt e frymėzimit poetik dhe njėkohėsisht si engjėjt e tij mbrojtės nga censura e administratės spanjolle.

Po pse shqiptarėt dhe Skėnderbeu?

Sepse filipinasit vuanin nėn sundimin e njė perandorie sikurse shqiptarėt nėn Perandorinė Osmane; sepse filipinasit qenė njė popull i vogėl ballė njė perandorie tė madhe, sikurse shqiptarėt njė popull i vogėl ballė Perandorisė Osmane; sepse filipinasit duhej tė ngriheshin kundėr perandorisė dhe mund tė fitonin ashtu sikurse shqiptarėt e kishin bėrė kėtė gjė, nėn udhėheqjen e heroit tė tyre, Skėnderbeut, dhe kishin fituar…



KU E GJETI FILIPINASI SKĖNDERBEUN?


Balagdasi ishte njė prej tė rinjve tė talentuar filipinas qė studioi dhe u arsimua nė universitetet spanjolle. Ato kohė, nė shekujt e 17-18, nė folklorin e Spanjės, figura e Skėnderbeut dhe e shqiptarėve ishte shumė e pranishme, sa pėr shkak tė aleancave tė dikurshme tė Heroit tonė Kombėtar me Mbretin e Aragonės aq edhe pėr shkak tė jehonės sė madhe qė kishte emri i tij si mbrojtės i krishterimit nė radhėt e latinėve. Por, letėrsia spanjolle dhe folklori i saj qenė lėndė bazike nė Fakultetin e Letrave tė Madridit, Barcelonės e mė gjerė dhe pėr rrjedhim sa shqiptarėt edhe Skėnderbeu qenė figura tė njohura, jo vetėm pėr studentėt, por edhe pėr masėn e gjerė tė intelektualėve vendas dhe filipinas.

Por, nuk do tė mjaftonte vetėm folklori popullor spanjoll nė frymėzimin dhe hartimin e njė poeme tė tėrė me personazhe, me emra konkretė vendesh nga Shqipėria, me ngjarje pothuaj simetrike me ato qė kishin ndodhur nė epokėn e lavdishme tė heroit tonė. Duket qė "Shekspiri filipinas" ka studiuar edhe materiale tė tjera dhe burime tė mirėfillta historike, nga arkiva apo autorė tė tjerė dhe i ka pėrdorur ato me njė mjeshtėri krijuese duke na dhėnė njė vepėr nė pėrmasa tė rralla epike tė llojit tė saj.

Nė pikėpamje tė teknikės tė tė shkruarit, poema ėshtė ndėrtuar nė strofa dhe ēdonjėra prej tyre nė katėr vargje. Rima e vargut ndjek radhėn AAAA. Vargu ėshtė gjashtėrrokėsh dhe pothuaj ēdo njė i tillė ėshtė njė fjali e rregullt gramatikore. Subjekti i saj ndjek njė linjė tė kontrolluar mjaft mirė dhe ngjarjet rrjedhin nė mėnyrė tė natyrshme. Poema e ndėrtuar nė metrikėn dhe teknikėn tradicionale popullore filipinase, e bėn atė edhe me tė pranueshme dhe tė kuptueshme pėr lexuesin vendas tė tė gjithė niveleve kulturore.



"FLORENTI DHE LAURA"

POEMA QĖ EVOKON SKĖNDERBEUN DHE KOHĖN E TIJ



Padyshim, "Florenti dhe Laura" vlerėsohet si kryevepra e letėrsisė filipinase. Titulli i saj nė origjinal, i shkruar nė gjuhėn vendase, ėshtė: "Pinagdaanang Buhay Nina Florente at Laura sa Kahariang Albania", qė i pėrkthyer nė gjuhėn tonė do tė "Jeta e Florentit dhe Laurės nė mbretėrinė e Shqipėrisė". Ajo ėshtė njė poemė e karakterit epiko-historik.

Nė qendėr tė poemės ėshtė Florenti, bir i njė fisniku shqiptar (- nėnkupto Skėnderbeun, bir i princit Gjon Kastrioti), tė cilin prindėrit detyrohen ta largojnė nė moshė tė mitur, larg familjes dhe atdheut. (- nėnkupto largimin e Skėnderbeut si peng nė moshė tė mitur, nė oborrin e Sulltanit,). Nė momentet e ndarjes, i ati e porosit tė birin tė bėhet i fortė dhe i zgjuar, sepse vendi i tij rrezikohej nga armiq tė egėr dhe tė pabesė vazhdimisht gjatė viteve tė qėndrimit tė tij larg atdheut - Shqipėrisė, Florenti tregon talent dhe aftėsi tė veēanta; prirje dhe vlera kėto, qė e vėnė atė pėrballė zilisė dhe kėrcėnimeve pėr jetėn. Nė kushte dhe situata tė rėnda, ndėrsa merr njoftimin pėr vdekjen e nėnės, i shmanget njė kurthi dhe merr rrugėn e kthimit pėr nė Shqipėri. Por, nė kthim atij i luten miq tė tij t'i ndihmojė nė njė betejė kundėr persėve, tė cilėt udhėhiqen nga Osmalliku dhe Aladini. Nė kėtė betejė Fiorenti dhe bashkėluftėtarėt e tij dalin fitimtarė.

Nė prag tė mbėrritjes nė qytetin e tij tė lindjes, Krujė, njė pėrfaqėsi e qytetarėve tė saj, i del pėrpara dhe i kėrkon ndihmė pėr tė mobilizuar dhe udhėhequr luftėn pėr ēlirimin e vendit tė tyre prej persėve, qė kishin pushtuar prej kohėsh qytetin nėn komandėn e Osmanllikut. Florenti e pranon kėrkesėn, dhe ėshtė gati tė "….vėrė nė rrezik edhe jetėn e tij pėr Shqipėrinė, atdheun e tij tė dashur". Merr pėrsipėr komandėn e trupave dhe mbas pesė orė luftimesh me gjeneralin Osmanllik, e mposht atė dhe hyn fitimtar nė qytetin e Krujės.

Duke zbritur nė kronikat e ngjarjeve, qė pėrshkruan poema, mėsojmė se Florenti largohet pėrkohėsisht nga atdheu i thirrur nė aleanca tė tjera, por kur kthehet vėshtron se mbi kėshtjellėn e qytetit tė tij, Krujės, tė valėvitet flamuri i pushtuesit. Nė betejat e pėrgjakshme dhe vendimtare kundėr pushtuesve dhe renegateve Fiorente dhe luftėtarėt e tij dalin fitimtarė.

Betejat e Florentes vazhdojnė edhe mė tej kundėr forcave turke, tė cilat vijnė nė ndihmė tė trupave pushtuese tė mbetura. Por edhe nė kėtė betejė tė ashpėr, pėrballė 30000 trupave turke, pėr tetėmbėdhjetė ditė rresht, Fiorente triumfon duke treguar se edhe njė forcė e vogėl, kur lufton pėr atdheun e vet mund tė mposhtė armiq tė mėdhenj e tė fuqishėm.

Nė thelb, ky ėshtė edhe qėllimi i misionit poetik tė Balgadsit dhe nė fund tė fundit profili komunikues i vetė poemės.

Mbas skenave tė tjera plot tė papritura, tėrheqėse, por edhe tė ndėrtuara me art dhe finesė, poema mbyllet me skenėn e kurorėzimit tė Florentes si Mbret dhe tė Laurės si mbretėreshė, nė Shqipėrinė e lirė.



POEMĖ HEROIKE QĖ FRYMĖZOI BREZAT

PĖR PAVARĖSINĖ E FILIPINEVE


Mesazhi qė pėrcillte dhe vazhdon ende tė pėrcjellė poema ishte dhe ėshtė i qartė pėr ēdo lexues. Ato kohė tė ndezura, kur ajo u shkrua, vargjet e saj qenė njėlloj si misionarėt, qė nxitėn dhe frymėzuan kėdo tė ngrihej prej pėrgjumjes nė kthinėn e rehatisė sė tij personale apo sensibilizuan tė vendosnin mbi dilemat e ēastit, pėrpara detyrimeve ndaj Atdheut, tė pushtuar prej spanjollėve. Florenti jo vetėm me aktet, por edhe meditimet e tij frymėzon dhe udhėheq botėn e lexuesit tė thjeshtė, nė udhėn e sakrificave tė mėdha, pėr interesat e lirisė dhe prosperitetit social.

Kritika vendase dhe e huaj, pothuaj nė mėnyrė konstante, gjatė tė gjithė viteve, qė prej botimit tė saj, ruan mendimin se kjo vepėr e Balagdasit zgjoi dhe frymėzoi jo vetėm shpirtin e njeriut tė thjeshtė filipinas, por edhe ėndrrat e liderėve historikė tė kėtij vendi, Andrea Bonifacio dhe Emilio Xhakinto, tė cilėt ato kohė u vunė nė krye tė lėvizjeve popullore pėr pavarėsi dhe emancipim kombėtar. Vetė ata janė shprehur pėr ndikimin e fuqishėm, qė ka pasur nė kohėn dhe botėn e tyre vargjet heroike tė Balagdasit, skenat e ndėrtuara me mjeshtėri tė rrallė, qė pėrshkruajnė aktet e sakrificave tė personazheve tė poemės. Ndjeshmėria, finesa dhe muzikaliteti i brendshėm, qė ka derdhur poeti nė vargje pėr atdheun e kthen poemėn nė njė kurorė homazhi pėr tė, ndėrsa misionin qė ajo synon tė realizojė, pėr mobilizimin dhe frymėzimin e njė populli nė udhėn e indipendencės, e bėn njė himn tė vėrtetė heroik.



Natyrisht, figura qendrore e tėrė poemės ėshtė Florente, njeriu qė kthehet nė simbol jo vetėm nė vargjet e poemės, por edhe nė botėn reale pėr lexuesin dhe filipinasin e robėruar ato mote. Pėrmes dialogėve tė tij me miqtė, bashkėluftėtarėt, armiqtė, apo pėrmes meditimeve dhe monologut tė arrirė… ai bėhet i prekshėm, i pranishėm, komunikues, bindės, udhėrrėfyes dhe simbol njėkohėsisht.

Analogjia me realitetet filipinase tė kohės ėshtė e dukshme dhe mesazhi i poetit ėshtė evident. Poeti e vendos Florenten tė ndeshet fillimisht me persėt (sepse filipinasit fillimisht kishin qenė nėn sundimin arab, pėr disa shekuj) dhe mandej me forcat e Osmanllikut (sepse Filipinet ndodheshin nėn sundimin spanjoll).


Nėse do tė ndiqnim me kujdes vargjet e poemės do tė dallonim pa asnjė vėshtirėsi se pas Florentit qėndron Heroi ynė Kombėtar, Skėnderbeu; pas Miramalin - Ballaban Pasha; pas Adolfos - Hamza Kastrioti; pas Aladinit ndoshta Moisi Golemi, ndėrsa emėrimet e terrenit ku zhvillohen ngjarjet, autori nuk i ka ndryshuar. Nė poemė do tė gjejmė me tė njėjtin emėr; - Kruja, Durrėsi, Shqipėria etj.



PAK VARGJE NGA POEMA


Nėse do t'u referoheshim nė mėnyrė konkrete disa prej vargjeve tė poemės, meditimeve tė Florentes, ndėrsa "atdheu i tij i dashur - Shqipėria", vuan nėn sundimin e pushtuesve persė dhe tė tradhtarit Adolfo, do tė gjenim njė dialog tė brendshėm tepėr emocional dhe tė arrirė:


O, qiell i sterruar mė thuaj, ti

Pse hesht i mjegullt pa fuqi

Kur flamuri i sė keqes atje rri

Mbi mbretėrinė tonė, Shqipėri


Nė vargje tė mėtejme tė poemės, Florente duke iu drejtuar bashkėluftėtarėve dhe popullit tė tij, (duke bėrė kėshtu analogji me kushtet e rėnda tė pushtimit dhe duke nxitur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ata kundėr kolonizatorėve spanjollė) lėshon thirrjen dhe kushtrimin njėkohėsisht:



Nėn pranga vuajm' nga kjo bishė

Ndaj urdhėr nisa gjithė ushtrisė:

"Nė sulm, nė sulm ne drejt lirisė!

Ēlirim tė shenjtės, Shqipėrisė!"



Pas skenave tė ngarkuara me kurthe e dhimbje, me luftėra tė ashpra, me peripeci, tė papritura dhe dashuri, tė pėrshkruara e gdhendura me mjeshtėri nga poeti, poema mbyllet nėn notat dhe thirrjet optimiste tė fitores. Ndėrsa dėgjohen boritė e triumfit dhe brohoritjet e gėzuara tė fitimtarėve, nė vargjet mbyllėse, janė tė pranishme thirrjet: "Rroftė mbreti ynė Florante!....Rroftė atdheu ynė Shqipėria!....
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SKENDERBEU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Histori-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com