polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Parabola e udhėkryqit tė perandorisė Fri Jun 08, 2007 4:03 pm | |
| Nga ardhja e Cezarit nė Shqipėri nė 48 para Kr., tek ardhja e Presidentit Bush nė 2007
Nga Kastriot Myftaraj - Nė vitin 48 para Krishtit, kur Kaj Jul Cezari erdhi nė Shqipėri, pėr tu ndeshur ushtarakisht me rivalin e vet pėr sundimin e Romės, ishte njė moment krucial pėr fatin e Romės, dhe tė botės.Roma atėherė ishte njė metropol i pėrēarė, qė zotėronte njė perandori faktike, ose mė saktė njė konkuist-land, dhe qė ende nuk kishte bėrė njė shtet nė kuptimin e plotė tė fjalės, si nė metropol, ashtu dhe nė tokat e okupuara. Pėr shkak tė luftėrave pėr pushtet, qė kishin filluar prej dekadash nė metropol dhe qė tashmė ishin shtrirė dhe nė territoret e okupuara, dukej sikur Roma ishte e destinuar tė shpėrbėhej si perandoria e Aleksandrit tė Madh pas vdekjes sė kėtij. Me siguri qė kėshtu do tė kishte ndodhur edhe me Romėn sikur mos tė kishte qenė njė burrė, Cezari. Perandoria, qė ende nuk ishte konstituuar realisht do tė ishte shpėrbėrė, dhe qytetėrimi perėndimor i mėvonshėm, bazat e tė cilit janė nė perandorinė romane, nuk do tė kishte ekzistuar. Fitorja e Cezarit nė luftėn pėr pushtet, kishte rėndėsi, jo vetėm pėr fatin e Romės, por edhe pėr fatin e gjithė qytetėrimit perėndimor tė mėvonshėm deri nė ditėt tona. Cezari ishte njeriu qė ndėrtoi shtetin nė Romė, duke hedhur bazat e perandorisė si strukturė shtetėrore, dhe jo parashtetėrore, siē qe perandoria e Aleksandrit tė Madh. Pa shtetin imperial roman nuk do tė ishte pėrhapur qytetėrimi romano-grek nė Evropė, me modelin e tij ligjor me nė qendėr individin, qytetarin, si dhe nuk do tė ishte krijuar terreni i pėrshtatshėm ku u pėrhap Krishterimi. Pas rėnies sė perandorisė, nė kohėn e dyndjeve barbare, Kisha, me pushtetin e konsoliduar nė terrenin imperial, do tė merrte pėrsipėr funksionin e ruajtjes tė arritjeve tė qytetėrimit, ēka sado paradoksale qė tė duket mė pas mundėsoi Rilindjen dhe Iluminizmin, qė ishin laike dhe refraktarė ndaj Kishės. Tė gjitha kėto kanė nė origjinė fitoren e Cezarit. Ndoshta asnjė ndeshje nuk ka qenė mė vendimtare pėr fatin e qytetėrimit, se ajo midis Cezarit dhe Pompeut. Nė kėtė luftė nuk u ndeshėn thjesht dy rivalė pėr pushtet, por dy vizione pėr botėn. Fitorja e Cezarit kishte rėndėsi edhe pėr faktin se Cezari kishte talentin e madh prej shtetari, dhe tė tjerėt edhe sikur tė donin, vėshtirė se do ta bėnin veprėn e tij. Cezari i la pasardhėsit tė vet, nipit, Oktavian Augustit, njė strukturė shtetėrore fillestare, por aq tė konsoliduar, sa ky tė ishte nė gjendje tė fitonte mbi rivalėt e vet dhe tė avanconte procesin e shtetformimit, edhe pse nuk kishte talentin e Cezarit. Nuk do tė ishte ekzagjerim tė thuhej se se sot ekzistojnė SHBA, dhe Presidenti i tyre, George Walker Bush vjen nė Shqipėri, edhe nė sajė tė kėsaj fitoreje tė Cezarit. Presidenti Bush ėshtė nė njė sens tė sigurt pėr SHBA, dhe pėr qytetėrimin perėndimor, ai qė Cezari ishte pėr Romėn. Presidenti Bush, i gjendur nė njė situatė kritike pėr ekzistencėn e SHBA dhe tė qytetėrimit perėndimor, ndėrtoi institucione, ligje dhe njė doktrinė tė pėrshtatshme pėr kėtė situatė, pėr tė pėrballuar rreziqet. Presidenti Bush nuk hezitoi tė angazhohej pėr tė pėrballur rreziqet, si nė SHBA, ashtu dhe nė botė, me ndėrhyrje nė Afganistan, Irak etj. Ashtu si Cezari, Presidenti Bush pati brenda vendit kundėrshtarė tė rreptė, tė cilėt kanė njė vizion tė ndryshėm nga i tiji. Ashtu si Cezarin, tė cilin e akuzuan se donte tė bėhej diktator, tė zhdukte lirinė e Romės dhe tė sundonte botėn, edhe Presidentit Bush i kanė bėrė tė tilla akuza, duke harruar se liria ka njė ēmim, pjesė e tė cilit ėshtė nė njė masė edhe ajo vetė, nė situata tė caktuara, pasi liria nuk ka kuptim pa sigurinė. Ashtu si nė rastin e Cezarit, qė nė rast se do tė humbte Roma do tė binte, nė rast se do tė fitojė linja e kundėrshtarėve tė Presidentit Bush nė SHBA, atėherė ka shumė tė ngjarė qė ky tė shėnojė fillimin e fundit tė statusit tė SHBA si njė superfuqi e vetme nė botė, qė menaxhon rendin botėror nė krijim. Krejt ashtu siē do tė kishte ndodhur sikur Cezari mos ti kishte imponuar Romės vizionin e vet, me ērast Roma me siguri qė do tė kishte rėnė dhe bota do tė sundohej nga fuqi joevropiane, edhe tash po tė ndėrpritet implementimi i vizionit tė Presidentit Bush pėr botėn, SHBA do tė humbin maksimalisht kontrollin mbi zhvillimet nė botė dhe bota do tė bjerė nėn kontrollin e fuqive joperėndimore, aziatike, nė aleancė me fundamentalistėt islamikė. Presidenti Bush po vjen nė Shqipėri si njė Cezar modern, qė sheh ti rrezikohet vepra e tij, pėr shkak tė sistemit tė brendshėm amerikan tė qeverisjes, dhe tė frymės tė shoqėrisė amerikane, sė cilės i ėshtė ulur sensi i vetėdijes se liria dhe siguria e SHBA kanė njė ēmim gjithherė e mė tė lartė dhe se vendi ku mbrohen ato ėshtė gjithė bota. Presidenti ėshtė nė pėrfundim tė termit tė dytė dhe shpejt do tė largohet nga pushteti. Nė SHBA nuk e kuptojnė se atyre, ashtu si Romės nė kohėn e Cezarit, u duhet vazhdimėsia e politikės sė Presidentit Bush dhe Presidentin Bush tashmė e fajėsojnė pėr ndėrhyrjen nė Irak dhe e quajnė tė dėshtuar. Kjo paaftėsi pėr tė kuptuar ėshtė simptomė e rėnies sė njė shoqėrie qė tregon diskrepancėn mes sensit tė pėrgjegjshmėrisė dhe sakrificės sė saj dhe atij qė nevojitet pėr rangun e superfuqisė. Presidenti Bush do ta bėjė deri nė fund misionin e vet tė Cezarit, por ēdo tė ndodhė pas tij? A do ta kuptojė establishmenti dhe populli amerikan se SHBA nė kėtė kohė, ashtu si Roma dikur, kanė nevojė pėr njė Cezar qė t i drejtojė, dhe qė t i imponojė botės njė pax americana. A do ta kuptojnė se nuk ka tė mesme midis pax americana dhe rėnies sė SHBA nė nivelin e njė vendi qė nuk e ka nė dorė fatin e vet, por qė pėr tė vendosin dhe tė tjerėt? Pėr ne shqiptarėt, nė dy anėt e kufirit, kjo ēėshtje ka shumė rėndėsi, madje jetike, se nga kjo varet nėse SHBA do tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė Ballkan dhe posaēėrisht nė hapėsirėn shqiptare, ose jo. Ne shqiptarėt kemi avantazhin e trishtuar qė tė shikojmė, tė hiperbolizuar nė formė karikature atė konflikt, qė ndodh nė SHBA midis dy linjave, asaj tė Presidentit Bush nga njėra anė, si dhe linjės tjetėr qė ka si njė nga pėrfaqėsuesit mė arrogantė, George Sorosin, qė e ka krahasuar Presidentin Bush me Hitlerin. Nė rast se hebrenjtė amerikanė dhe tė gjithė botės do tė ishin njerėz mirėnjohės, atėherė do tė ngriheshin dhe do ta qortonin publikisht njėrin prej mė tė shquarve prej tyre kur e krahason Presidentin e SHBA me njeriun qė bėri Holokaustin, kur hebrenjtė i detyrohen aq shumė SHBA. Nė asnjė rrethanė Presidenti i SHBA, i zgjedhur me votat e popullit amerikan nuk mund tė krahasohet me Hitlerin, aq mė tepėr nga njė hebre. Njė rast se konflikti mes dy linjave nė SHBA, reflektohet nė Shqipėri nė formė groteske, ėshtė ai nė prill tė kėtij viti, pak para se tė njoftohej vizita e Presidentit Bush nė Shqipėri, gjė pėr tė cilėn ambasadorja amerikane Ries sigurisht qė ishte nė dijeni kohė mė pare. Nė prill, nė Shqipėri u botua libri i editorialistit tė «New York Times», Thomas Friedman, me titull nė botimin shqip «Bota nė kohėn e terrorizmit», ndėrsa nė anglisht ėshtė botuar me titull «Longitudes and Attidudes- Exploring the world before and after September 11». Ky libėr ėshtė njė pėrmbledhje e pėrzgjedhur e editorialeve tė Friedman nė «New York Times», nė njė periudhė nga fundi i vitit 2000 deri nė vitin 2003. Nė Shqipėri libri ėshtė botuar nga Instituti i Dialogut dhe Komunikimit i drejtuar nga Piro Misha, dhe mban shėnimin «Pėr botimin e kėtij libri ndihmuan ambasada amerikane nė Tiranė, si dhe Fondacioni SOROS». Editoriali i parė nė libėr ėshtė ai i botuar nė 15 dhjetor 2000, nė tė cilin Friedman e quan vendimin e gjykatės sė Lartė tė SHBA pėr zgjedhjet presidenciale tė vitit 2000, qė i dha mundėsi Bush tė marrė mandatin presidencial: «E shtėna ishte drejtuar nė zemėr tė kombit nga pesė gjykatėsit konservatorė tė Gjykatės sė Lartė tė SHBA... Nuk ka nevojė pėr ndonjė burim tė brendshėm pėr tė kuptuar se tė pesė gjyqtarėt konservatorė vepruan si shtesė e ekipit tė krerėve tė PR, qė e ndihmuan guvernatorin Bush tė zvarritej deri nė vijėn e finishit». (Thomas Friedman: «Bota nė kohėn e terrorizmit», «Instituti i Librit dhe e Komunikimit», Tiranė 2007, f. 13) Kur Ambasada Amerikane nė Tiranė del publikisht nė njė bashkėpunim me Fondacionin «SOROS», nė njė botim ku denigrohet Presidenti Bush, atėherė kjo ėshtė simptomė e keqe kaosit qė ka krijuar nė institucionet amerikane konflikti mes dy linjave dhe se si abuzohet me postin pėr hir tė bindjeve pro krahut qė ėshtė i kundėrt me linjėn zyrtare Ambasada Amerikane, nė prag tė vizitės sė Presidentit Bush nė Shqipėri, qė ėshtė e para vizitė e njė presidenti amerikan nė vendin tonė, u bė bashkėpunėtore pėr botimin nė Shqipėri tė njė libri ku zgjedhja e Presidentit bush konsiderohet atentat ndaj kombit amerikan, i bėrė nė abuzim tė detyrės, nga gjykata e Lartė Amerikane, qė nė SHBA ka ato funksione qė nė Shqipėri kanė Gjykata e Lartė dhe Gjykata Kushtetuese? Pra, me kėtė libėr shqiptarėve u thuhet se Presidenti Bush ėshtė njė uzurpator, qė nė origjinė tė pushtetit tė vet ka «Krimin e Atridėve» kundėr demokracisė amerikane. Termat e pėrdorura janė edhe mė tė ashpra se ato tė pėrdorura kundėr Bin Laden pas 11 Shtatorit, pasi pėr Bin Laden nuk u tha se e goditi nė zemėr kombin amerikan, por vetėm se i shkaktoi njė plagė tė cilėn kombi amerikan do ta pėrballonte dhe do tė reagonte siē duhet. Kėto nuk kanė shpjegim tjetėr veē atij se ambasadorja amerikane Ries punoi deri nė fund pėr ta diskredituar Presidentin e SHBA para vizitės sė tij nė Shqipėri. Nė rast se do tė perifrazoja njė shprehje tė Thomas Friedman, tė cituar mė lart, do tė thosha se ambasada amerikane nė Shqipėri ėshtė bėrė shtesė e Fondacionit «SOROS» nė Shqipėri. Presidenti Bush do tė pritet nga shqiptarėt, njė popull qė e ka tė mprehtė ndjenjėn e rrezikut pėr shkak tė situatės gjeopolitike ku gjendet, si njė «Cezar» shpėtimtar. Nė rast se populli amerikan duhet tė kuptojė diēka nga pritja qė do ti bėhet Presidentit Bush nė Shqipėri, ėshtė qė tė kuptojė se njė popull proamerikan me sensin e rrezikut nuk gabon dhe kupton qė sot ato qė amerikanėt do ti kuptojnė pas disa dekadash, nė situata shumė mė tė komplikuara, nė rast se amerikanėt e ndėrpresin me votė linjėn politike tė Presidentit Bush nė botė. Mesazhi shqiptar pėr popullin e SHBA ėshtė se duhet tė nxjerrin vazhduesin e veprės sė «Cezarit», qoftė ky demokrat apo republikan. 2055 vjet mė parė Cezari erdhi nė Shqipėri, nė fushatėn qė shpėtoi Romėn dhe qytetėrimin, kur fati i tyre ishte nė udhėkryq. Sot ėshtė e njėjta situatė. Kjo parabolė duhet ti bėjė tė meditojnė amerikanėt mė shumė se shqiptarėt _________________
 |
|