PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Lufta e ftohtė” Shqipėri-Greqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Lufta e ftohtė” Shqipėri-Greqi   Tue Jun 05, 2007 12:23 pm

Lufta e ftohtė” Shqipėri-Greqi, kur Athina pranoi bombėn bėrthamore
Historiani Beqir Meta rrėfen pėr traktatet dhe marrėveshjet e fshehta ballkanike dhe kėrcėnimin e Shqipėrisė se do tė kundėrpėrgjigjej me bomba atomike. Deklarata e Hrushovit nė Tiranė dhe tradhėtia e tij nė Moskė



Publikimi i lajmit tė djeshėm nė tė pėrditshmen greke``Ta Nea`` pėr praninė e raketave bėrthamore nė Greqi, duket se nuk ėshtė i ri dhe as i panjohur pėr Shqipėrinė.
Arkivat shqiptare tė viteve `50-’60-tė tregojnė se qeveria jonė jo vetėm kishte mėsuar mbi marrėveshjen sekrete tė lėndėve bėrthamore, por i ėshtė drejtuar OKB-sė me njė letėr proteste. E mbėshtetur nga Bashkimi Sovjetik, Tirana zyrtare deklaron nė atė kohė se nėse raketat do tė vendosen nė Greqi, kjo do t`i hapte rrugėn Luftės sė Tretė Botėrore. Shqipėria akuzon Greqinė se kishte vėnė tokėn e saj nė shėrbim tė planeve tė shteteve tė tjera, duke pėrkeqėsuar kėshtu gjendjen ndėrkombėtare nė njė kohė, kur tė gjitha shtetet paqedashėse, po punonin pėr uljen e tensionit.
Historiani Beqir Meta, njė nga studiuesit e marrėdhėnieve Shqipėri – Greqi pohon pėr gazetėn Albania se grekėt reaguan menjėherė pas deklaratės sė qeverisė shqiptare.``Eshtė e drejta jonė – theksonte shteti grek - pėr tė siguruar mbrojtjen e vendit me mjetet qė ne gjykojmė tė arsyeshme. Por raketat nuk drejtohen kundėr ndonjė shteti tjeter. ``Pas kėsaj deklarate duket se ujėrat mes dy shteteve qetėsohen, por kjo ishte ajo qė dukej nė sipėrfaqe. Shqipėria i premton shtetit grek, se nga veriu, pra nga territori shqiptar nuk do t`i vinte asnjė lloj rreziku.


Nėnshkrimi tripalėsh nė Ballkan qė parapriu marrėveshjen e ‘59


Traktati greko-turko-jugosllav qė ėshtė nėnshkruar nė shkurt tė vitit 1953, ushtroi njė ndikim tė madh nė krizėn e marrėdhėnieve shqiptaro-greke. Ky traktat riti pasigurinė dhe shqetėsimin e Tiraės pėr mundėsinė e ndėrmarrjes sė ndonjė aksioni tė pėrbashkėt tė tre shteteve ballkanike kundėr saj.
Nė deklaratėn e parė tė pėrbashkėt, pas takimit tė ministrave tė jashtėm tė tri vendeve, thuhej:” Tė tre ministrant ranė dakort qė pavarėsia e Shqipėrisė pėrbėn njė element tė rėndėsishėm tė paqes dhe stabilitetit nė Ballkan”
I ngarkuari me punė i britanisė nė Athinė Antony Lambert konstatonte se:” Kjo formulė shmang vėmendjen e integritetit tė Shqipėrisė. Ajo natyrisht i dedikohet kėmbėnguljes greke nė pretendimin e vet pėr Epirin e Veriut i cili i jep pamjen e vet gjithė mendimit grek kundrejt Shqipėrisė”
Nė njė klauzolė secrete tė paktit mes tri shteteve, parashikohet se:” Greqia dhe Jugosllavia bien dakort qė nė rastin e njė lufte, ata do ta pushtonin bashkarisht Shqipėrinė”.





Marrėveshja e 1959

Por asnjė deklaratė nuk mund tė ndalte nėnshkrimin e marrėveshjes sė fundvitit 1959. Amerikanėt vendosin tė depozitojnė nė bazat ushtarake greke raketat bėrthamore. Qeveria shqiptare e gjendur nė vėshtirėsi dhe falė anėtarėsisė nė traktatin e Varshavės shfrytėzon vizitėn e Hrushovit nė Tiranė pėr t`i kėrkuar Bashkimit Sovjetik ndihmė. Deklarata e Hrushovit ishte e papritur dhe me tone kėrcėnuese:``Raketave qė do tė vendosen nė Greqi do t`u kundėrpėrgjigjemi me raketat qė do tė vendosim nė Shqipėri``. Mirėpo kėrcėnimi qė shteti shqiptar u bėri helenėve duket se nuk zgjati shumė. Kur vendosja e raketave nė bazėn ushtarake tė Araksos po fillonte tė bėhej realitet, Enver Hoxha kėrkon ndihmėn e Bashkimit Sovjetik. Ndryshe nga c`kishte premtuar Hrushovi, pėrgjigjia e shtetit komunist ishte e prerė:``Shqipėria duhet tė vendosė marrėdhėnie miqėsore me Greqinė. Gjėrat nuk duhen ēuar kaq larg, pasi premtimi i Hrushovit ka qenė i gabuar. Tė dy udhėheqjet duhet tė studiojnė mė seriozisht kėtė ēėshtje. Historiani Beqir Meta pohon se pala shqiptare u ndje e tradhėtuar dhe e kėrcėnuar. Greqia ndodhej nėn ēadrėn e NATO-s nė ēdo hap qė hidhte, ndėrsa Shqipėria nuk gjente mbėshtetjen nga vendet e Traktatit tė Varshavės, pjesė e tė cilit ishte. Sipas dokumenteve tė asaj kohe, ky ishte edhe njė nga momentet e krizės sė qeverisė shqiptare me atė sovjetike. Gjithėcka mori fund me vendosjen e raketave bėrthamore nė Greqi nė 14 korrik 1962.


Qėllimi i vendosjes sė raketave bėrthamore nė Greqi



``Arkivat amerikane japin qartė arsyet e vendosjes sė bombave me lėndė bėrthamore nė Greqi``-pohon historiani Beqir Meta. Amerikanėt udhėhoqėn procesin, por pėrdorimi i raketave nuk ishte kompetencė e shtetit grek. Vendimi do tė merrej nga NATO dhe do tė ishte i rangut ndėrkombėtar. Sipas dokumentacionit nė periudhėn e Luftės sė Ftohtė amerikanėt ishin tė shqetėsuar se disa vende perėndimore mes tė cilave edhe Greqia, ishin tė kėrcėnuara nga rreziku komunist. Baza ushtarake do tė shėrbente si njė kartė e fortė nė duart e bllokut demokrat nėse komunizmi do tė tentonte tė shtrihej mė gjerė. Gjithcka ishte mes dy blloqeve, forcimit tė pozitave qė kėrkonte secili prej tyre, por kjo mjaftoi pėr tė pėrkeqėsuar marrėdhėniet Shqipėri-Greqi.

Afatet e qėndrimit tė raketave nė bazėn greke


A parashikonte marrėshja afate pėr qėndrimin e raketave nė tokėn helene?
Historianėt thonė se po. Ato kishin njė logjikė: baza do tė funksionojė nė pėrputhje me situatėn politike tė rajonit, por me tė drejtė pėrsėritje afati. Me sa duket do tė duhej mė shumė se njė dekadė pas pėrmbysjes sė rregjimeve komuniste nė shtetet e rajonit pėr tė bindur amerikanėt se raketat bėrthamore nuk do t`i hynin mė nė punė. Sipas shtypit grek ato u zhvendosėn nga Greqia vetėm nė vitin 2001.


Reagimet e para ndaj paktit ballkanik pėr Shqipėrinė

Kėto reagime erdhėn sė pari nga shtypi Italian. Njė pjesė e mirė e tij nuk ėri komente te dejtpėrdrejta, por botoi fillimisht reagimin negative tė emigracionit politik shqiptar dhe para sėgjithash, reagimin e ashpėr tė Komitetit Kombėtar pėr Shqipėrinė e Lirė. Ndėrsa gazeta “Il Tempo” vuri nė dukje se deklarata nuk kėnaqte as emigracionin shqiptar dhe as Italinė. Ajo kėrkonte qė Jugosllavia tė siguronte Italinė dhe emigracionin politik shqiptar se do tė respektonte integritetin e Shqipėrisė. Megjithatė gazeta “Il Tempo” nuk shkruajti asnjėherė pėr synimet greke ndaj Shqipėrisė
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lufta e ftohtė” Shqipėri-Greqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Histori-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com