Peqini Online
PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Ismail Qemali refuzon propozimin e Ruzveltit pėr mbret tė Shqipėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Ismail Qemali refuzon propozimin e Ruzveltit pėr mbret tė Shqipėrisė   Sun Jun 29, 2008 1:04 pm




Ismail Qemali refuzon propozimin e Ruzveltit pėr mbret tė Shqipėrisė




LONDĖR - Ismail bej Qemali, gjatė njė interviste tė dhėnė ditėt e
fundit nė lidhje me sugjerimin qė kolonel Ruzvelt e ftoi atė tė qė
bėhej kandidat pėr fronin e Shqipėrisė, tha se kjo ēėshtje doli pėrmes
korrespondentit tė njė gazete amerikane kur e pyeti nėse ai, duke qenė
ish-president, a mund t’i pėrmbushė detyrimet pėr mbret tė Shqipėrisė?
Ai tha se preferon ta trajtojė sugjerimin si njė lojė dhe nuk mendon qė
tė jetė njė gjė e pėrshtatshme pėr ta marrė seriozisht nė konsideratė.

Lajmi ėshtė publikuar nė “The New York Times” mė 11 maj 1913



2

Mediat, Princ Vidi e refuzoi propozimin pėr t’u shpallur mbret


VJENĖ – “The Allgemeine Zeitung” thotė se princ Uiliam Vidi hezitoi
ta pranonte fronin e Shqipėrisė the besohet se sipas qarqeve tė
mirinformuara, ai do ta refuzojė pėrfundimisht atė. Princi Uiliam, qė
ishte pėrzgjedhur nga Fuqitė e Mėdha pėr fronin e Shqipėrisė, ėshtė 38
vjeē dhe ėshtė vėllai i princit mbretėror tė Wied-it. Aktualisht ka tre
pretendentė tė njohur pėr fronin mbretėror nė kėtė fushė: Esat Pasha,
Ismail bej Qemali dhe Izet Pasha. Ekzistojnė armiqėsi midis tyre pėr
ēėshtjen e hapjes sė kufijve shtetėrorė.

Lajmi ėshtė publikuar nė “The New York Times” mė 8 janar 1914



3

Italia bllokon planet e Izet Pashės pėr t’u shpallur mbret


BRINDIZI – Informacione tė pakonfirmuara janė duke qarkulluar se
Izet Pasha, ish-ministėr i Luftės, ka mbėrritur kėtu pėr tė kryesuar
njė ekspeditė drejt Shqipėrisė. Policia po mbante nėn mbikėqyrje tė
kujdesshme njė numėr shqiptarėsh qė kishin zhvilluar disa takime nė
hotele tė ndryshme, ku ata ishin regjistruar si oficerė.
Ėshtė deklaruar nga shqiptarėt se myslimanėt nė Shqipėrinė
Veriore, nėn udhėheqjen e Esat Pashės, janė nė favor tė Izet Pashės,
pretendent pėr fronin mbretėror, ndėrsa shqiptarėt e Jugut mbėshtesin
Ismail Qemalin. Thuhet se plani origjinal i Izet Pashės ėshtė qė ta
bėjė Brindizin bazėn e tij tė operacioneve pėr njė sulm brenda nė
Shqipėri. Ai pėr veten e tij kishte udhėtuar nė mėnyrė sekrete drejt
Vlorės, njė port shqiptar nė Adriatik dhe hyri nė komunikim me
mbėshtetėsit e tij nė brendėsi tė vendit, qė kjo nėnkuptonte qė ai tė
deklarohej dhe tė shpallej princi i Shqipėrisė nėn protektoratin e
sulltanit tė Turqisė.
Autoritetet italiane arritėn tė siguronin informacionin e kėtyre
planeve dhe ndėrhynė, duke ndryshuar nė kėtė mėnyrė skemėn dhe nė kėtė
mėnyrė sollėn zvogėlimin e numrit tė ndėrlidhėsve, tė cilėt ishin tė
detyruar tė vepronin drejtpėrdrejt nga Kostandinopoja drejt Vlorės, nė
vend qė tė vepronin nga brigjet italiane. Kur mbėrritėn dje nė Vlorė
ata ishin tė rrethuar dhe tė ēarmatosur.


Lajmi ėshtė publikuar nė “The New York Times” mė 9 janar 1914



4

Italia bllokon planet turke pėr rianeksimin e Shqipėrisė


ROMĖ – (Lajm i marrė nga London Mornin Post). Dėrgimi i anijeve tė
luftės “Dandolo”, “Climene” dhe anijeve tė tjera drejt Vlorės ėshtė
njoftuar nga qeveria si njė skemė e nisjes sė njė agjitacioni, qė po
tenton tė nėpėrkėmbė vendimin e Konferencės sė Londrės, e cila e shpall
Shqipėrinė vend neutral.
Ismail bej Qemali, i cili e ka parė njė gjė tė tillė, u shpreh i
kėnaqur me veprimin e Italisė pėr ofrimin e ndihmės politike dhe
humanitare. Ai nuk mendon hapin qė mund tė ēojė nė ndėrlikime dhe i
pėrshkroi kushtet e popullit nė Vlorė si tejet tė mjerueshme.
“Tribuna”, duke komentuar njoftimin e qeverisė, deklaroi se qėllimi
aktual i Italisė ėshtė thjesht humanitar, meqenėse kushtet e mjerueshme
nė Vlorė kėrkojnė ndihma tė nevojshme shėndetėsore.
Nė lidhje me ruajtjen e bregdetit, qeveritė e Francės dhe Italisė
e kanė paralajmėruar Italinė se dyshohet pėr njė lėvizje myslimane nė
Portin e Smirnės. Turqit kanė nisur dhe po vazhdojnė me dy vaporė tė
marrė me qira nga Komiteti pėr Shqipėrinė, me synimin e ngritjes sė
flamurit turk dhe ripushtimin e Shqipėrisė nga Turqia. Nė njė linjė
perfekte me tė gjitha shtetet firmėtare tė Konferencės sė Londrės,
Italia ka ndėr mend qė ta ndalojė kėtė pėrpjekje.

Lajmi ėshtė publikuar nė “The New York Times” mė 28 tetor 1914
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ismail Qemali refuzon propozimin e Ruzveltit pėr mbret tė Shqipėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Histori-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com