
|
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: FLAMURI SHQIPETAR. Tue Apr 17, 2007 12:35 pm | |
| | TE DISKUTOJME SE NGA E KA PREJARDHJEN DHE PSE SHQIPONJA ESHTE ME DY KOKA. |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: FLAMURI SHQIPETAR. Tue Apr 17, 2007 12:36 pm | |
| Nga Dr. Moikom Zeqo, Drejtor i Muzeut Historik Kombetar, Revista Mbrojtja, 4 Gusht 2003
Duke kėrkuar nė arkivin e Muzeumit Historik Kombėtar gjeta njė dokument tė jashtėzakonshėm nga tė gjitha pikpamjet. Mbi njė karton tė fortė ėshtė vendosur njė fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bėrė nga sipėrfaqja e Hėnės. Krahas kesaj fotografie ėshtė vendosur njė flamur Shqiptar i pėrmasave tė tė vogla. Nėn fotografinė ėshtė shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtė fotografisė ėshtė ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mėsohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) ėshtė mbartur nė Hėnė nė trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri mė 9 Shkurt 1971. Ky flamur ėshtė paraqitur prej zėvėndės Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe qė ka qenė delegat nė Sesionin e 26-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Antares ėshtė pjesa e anijes qė zbriti nė Hėnė dhe Fra Mauro eshte emri i vendit nė Hėnė ku zbriti anija. Ka edhe njė mbishkrim dore shkruar me bojė tė zezė nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, qė pėrkthehet nė Shqip: Me fjalėt me tė mira tė astronautėve tė Shteteve tė Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971. Ky dokument qė pėrmban flamurin Shqiptar me fotografinė nė Hėnė sė bashku me mbishkrimet i ėshtė dorėzuar prej vetė astronautit Alan Shepard njė dilomati Shqiptar, i cili pat marrė pjesė edhė ai nė Sesionin e 26-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Alan Shepard, kur ka pėrgatitur kėtė dhuratė dhe pėr ta bėrė mė tė vėrtetė dokumentin, ka shkruar me dorėn e tij pėrshėndetjen jo vetėm nga vetvetja, por edhe nga astronautėt e tjerė tė SHBA-s. Kjo do tė thotė qė fakti i mbartjes sė flamurit Shqiptar ka qenė temė bisede e astronautėve bashkėudhėtarė. Pra Shepard u ka folur atyre pėr origjinėn e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit ėshtė i madhėrishėm.
Duke lexuar nje enciklopedi te kozmosit ku janė dhe emrat e kozmonauteve nė vite, lexohen kėto tė dhėna pėr Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, New Hampshire tė SHBA mė 18 Nentor 1923. Ėshtė me origjinė Shqipitare. Ka kryer Akademinė Detare Amerikane nė Anapolis ku mbaroi dhe njė shkollė fluturimi pėr pilot joushtarak. Mė pas bėri edhe Shkollėn e Marinės pėr pilot nė Patuxent, Maryland, si dhe Shkollėn Detare tė Luftės nė New Port Rhode Island mė 1958. Mė 1961 u ngrit nė hapėsirė si njeriu i parė nė botė rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi nė kozmos si pasagjer, kurse Shepardi nė misionin Apollo 4 nė Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetė anijen kozmike. Si kozmonaut, ai ėshtė i pari qė ka fluturuar nė kozmos si Amerikan dhe i pesti qė ka shkelur nė Hėnė. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndėrroi jetė mė 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.
Nė tė njėjtėn enciklopedi flitej edhe pėr William Gregory njė tjetėr astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi nė Lock-port, Nju Jork mė 14 Maj 1957. Ėshtė me origjinė nga fshati Dardhė e Korēės. Mė 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike nė Akademinė e Forcave Ajrore. Mori doktoratėn si inxhinier mekanik nga Colombia University mė 1980 dhe Doktoratėn pėr drejtues mė 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenė pilot fluturimi me avionėt Fl11. Mė pas shėrbeu si mėsues pilotėsh pranė Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar nė mė shumė se 40 lloje avionėsh dhe ka kapėrcyer mbi 5000 orė flutturimi. U zgjodh nga NASA nė Janar 1990 dhe u shpall astronaut nė Korrik 1991. Fluturimin e tij tė parė Shuttle STS-67 nė hapėsirė e kreu mė 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapėsirės Kenedi dhe u ul nė tokė mė 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve nė hapėsirat kozmike me 16 ditė dhe 15 orė duke plotėsuar 262 rrotullime drejt tokės. Ai fluturoi mbi 11 milion km nė kozmos, ka mbi 400 orė flutuime nė hapėsirėn kozmike, krahas 5000 orėve si pilot. Tani punon si drejtues pėr zhvillimin e biznesit nė Arizona tė SHBA. Meqenėse Shpardi ka vdekur, shpresojmė qe Gregorin ta takojmė sė shpejti. Tė dy kėta emra kanė vendin e tyre nė Muzeun Historik Kombėtar dhe nė kujtesėn e Shqiptarėve. |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: FLAMURI SHQIPETAR. Tue Apr 17, 2007 12:43 pm | |
| Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga njė vulė e heroit kombėtar shqiptar Gjergj Kastriot Skėnderbeu, i cili i udhėhoqi shqiptarėt nė njė kryengritje tė pėrbashkėt nė shekullin XV kundėr perandorisė osmane duke i sjellė trojeve shqiptare pavarėsinė pėr njė kohė tė shkurtėr (1443-1478). Shqiponja ishte pjesė e emblemės sė familjes Kastrioti e cila e ka zanafillėn nė perandorinė bizantine.
E shkuara Sipas prof. Kasem Biēoku, shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nga perandori Kostandin dhe mė pas u bė traditė vendėse nė tė gjithė Ballkanin. U pėrdor edhe nga Skėnderbeu, pėr tė treguar se ishte pėrfaqėsues i sundimit paraosman. Kush ėshtė rrjedha historike? Profesor Kasem Biēaku tregon: Nė lashtėsi ka qenė shumė i pėrhapur totemizmi (lloj besimi qė adhuronte kafshėt dhe shpendėt, duke i konsideruar si mbrojtės dhe themelues tė njerėzimit). Shqiponja ėshtė konsideruar si bashkudhėtare e perėndive dhe vetė perėndi. Ajo dhe luani janė konsideruar kudo si mbretėr, pėrkatėsisht tė shpendėve dhe tė kafshėve, pėr kėtė arsye figura e shqiponjės dhe luanit janė mė pėrfaqėsueset nė heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja ėshtė simbol pushteti, guximi dhe lartėsimi shpirtėror. Ka qenė simbol pushteti perandorak, prandaj ėshtė dhe nė heraldikat e shumė vendeve.
Shqiponja me dy krerė ėshtė pėrdorur si simbol qė nė shekullin VII para erės sonė nė Turkmenistan. Shqiponja e zezė me njė kokė ėshtė pėrdorur si simbol nė perandorinė romake dhe me pėrhapjen e Krishtėrimit u pėrdor edhe nga kisha katolike.
Shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nga perandori me origjinė iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojės, duke i krijuar perandorisė romake dy qendra administrative; Romėn dhe Kostandinopojėn dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatė sundimit tė perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bė bashkimi i dy kishave dhe si simbol i pėrbashkėt kishtar u bė shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nėpėr kishat mesjetare tė Shqipėrisė dhe Ballkanit. Nė shekullin XX nė Perandorinė Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahė gjysmė tė hapur dhe vazhdoi tė shfaqej ashtu.
Nė Shqipėri, si simbol pushteti, shqiponjėn e kanė pėrdorur familjet sundimtare shqiptare tė mesjetės si Kastriotėt, Arianitėt, Muzakajt, Topiajt, Gjurashėt, po ashtu edhe Ēernojoviēėt e Malit tė Zi. Duke pėrdorur shqiponjėn si simbol tė pushtetit tė tyre, dėshmohet se kėto familje kanė qenė funksionare tė larta gjatė Perandorisė Bizantine.
Me shembjen e Perandorisė Bizantine nė vitin 1453, shohim qė nga Skenderbeu u pėrdor edhe ngjyra e flamurit tė Bizantit dhe me kėtė donte tė tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithėse i bėri dallime qoftė stemės dhe flamurit, pėr ta dalluar nga ai i Bizantit. Nė vulėn e Skėnderbeut, ku ėshtė shqiponja dykrenare, ndėrmjet dy krerėve tė saj ėshtė vendosur njė yll me 6 cepa. Mbi kėtė yll ėshtė njė yll tjetėr me 8 rreze.
Kurse nė stemėn e Kastriotėve qė ėshtė gdhendur 2 herė nė varrin monumental tė nipit tė Skėnderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli ėshtė me 8 cepa dhe mbi krerėt e shqiponjės janė dy kurora mbretėrore. Me kėto simbole Skėnderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjė qė e kemi tė shprehur nė epigrafin e Alfonsit nė njė kishė tė Valencias nė Spanjė. Pra shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur masivisht nga sundimtarėt si simbol pushteti dhe mund tė konsiderohet traditė romako- bizantine.
Gjatė kohės sė Rilindjes, aktivistėt e saj tė tė gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nėn hijen e kėtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri nė kohėn e krijimit tė shtetit tė parė shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit nė Vlorė, dhe krijimin e shtetit tė parė tė shqiptarėve bėhet edhe standarizimi i flamurit kombėtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetėror i qeverisė sė parė tė Shqipėrisė. Ky flamur llogaritet si njė ndėr elementėt kryesore tė kombit tė tyre. Nė Shqipėri dhe Kosovė janė bėrė disa ndryshime tė flamurit kombėtar dhe janė pėrdour si flamuj shtetėror apo administrativ nga qeveri e sisteme tė ndryshme. Ndėr ndryshimet e bėra nga shqiptarėt kanė qenė ndryshimet qė i janė bėrė shqiponjės nė nivel kombėtar, ndėrsa ndryshimet tjera kanė humbur diku nė histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj. |
|  | | |
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
Powerd by phpBB.com © www.peqini.com
|