
|
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Dossier Historike:! Sat Jun 30, 2007 5:44 pm | |
| | Kodi: | Enveri privatizon bagėtitė dhe kafshėt e punės |
Anija e parė me drithė nga Moska, durrsakėt nė festė - Marrėveshja e parė me Moskėn, furnizimi me drithė dhe plehra kimike.
Kur nisi bashkėpunimi ekonomiko-tregtar i Shqipėrisė me Moskėn? Cila ishte marrėveshja e parė ndėrmjet dy vendeve? Si u prit nga banorėt e Durrėsit anija e parė me drithė qė mbėrriti nga Moska? Kur ndėrmori qeveria bllokimin e famshėm tė mallrave tė nevojės sė parė? Cilat ishin llojet e tregjeve ku qarkullonte prodhimi bujqėsor? Kur nisi reforma pėr arsimim tė detyrueshėm si dhe krijimi i shkollave profesionale nė Shqipėri.
Historiania ruse, Nina Smirnova, nė librin Historia e Shqipėrisė pėrgjatė shekullit XX, botuar nga "Ideart", sjell dėshmi dhe fakte tė reja pėrmes shfrytėzimit tė arkivave tė panjohura tė Moskės, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrės, Romės, Athinės e Tiranės. Nė kėtė botim voluminoz prej gati 800 faqesh, pėrfshihen mbi 250 bibliografi tė reja, tė panjohura mė parė. Smirnova ishte njohėse e shkėlqyer e gjuhės shqipe dhe njihte fare mirė frėngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
Shqipėria, vendi mė i vogėl e mė i dobėt i Evropės, qė e fitoi pavarėsinė kombėtare nė fillim tė shekullit XX, nė vitin 1912, nė jubileun e vet tė njėqind vjetorit si shtet, duhet tė ndahet mė nė fund nga emri i vendit mė tė varfėr tė Evropės, i cili e ka ndjekur pas gjatė gjithė kėsaj kohe, kėshtu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe pėrkthyese, qė ėshtė njė nga autoret mė serioze qė ėshtė marrė me studimin dhe interpretimin e historisė shqiptare. Ajo ėshtė e njohur jo vetėm nė botėn akademike ruse, por edhe nė arenėn ndėrkombėtare pėr qėndrimet qė ka mbajtur ndaj Shqipėrisė dhe kontributin nė pasurimin e historiografisė shqiptare me argumente, interpretime dhe dėshmi arkivash tė panjohura dhe tė paqėmtuara gjer sot.
Kėndvėshtrimet nga e cila ajo e sheh historinė e Shqipėrisė hedhin dritė mbi mjaft anė tė errėta, tė shtrembėruara e pak tė njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike mė kulmore gjatė shekullit XX-tė.
Qė para vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike, duke filluar nga korriku i vitit 1945, Moskėn zunė ta vizitonin pėrfaqėsues tė Shqipėrisė, pėr tė vendosur kontakte dypalėshe. Bisedimet e 4 shtatorit midis ministrit tė atėhershėm tė Ekonomisė, Medar Shtyllės dhe komisarit tė popullit pėr tregtinė e jashtme tė BRSS-sė, A.J.Mikojanit, pėrcaktuan gamėn e mallrave, ndėrsa mė 22 shtator u nėnshkrua nė Moskė marrėveshja e parė pėr furnizimin e Shqipėrisė me drithė dhe plehra kimike me kredi, shuma e sė cilės ishte 1.5 milionė dollarė amerikanė.
Nė vjeshtėn e vitit 1945, mbėrriti nė Durrės anija e parė sovjetike me drithė, e cila u prit me entuziazėm nga banorėt e mbledhur nė port dhe nga autoritetet zyrtare tė ardhur nga Tirana. Krahas furnizimeve me mallra ushqimore e industriale si dhe pajisjeve pėr rimėkėmbjen e ndėrmarrjeve tė industrisė nxjerrėse, qeveria sovjetike u pėrpoq pėr pėrgatitjen e kuadrove me kualifikim tė lartė dhe dėrgoi nė Shqipėri kėshilltarė teknikė pėr industrinė e naftės dhe bujqėsinė. Nė vitin shkollor 1945-'46, nė institucionet e larta arsimore tė Moskės nisėn studimet 20 tė rinj shqiptarė, pjesėmarrės nė Luftėn Nacionalēlirimtare.
Orientimi pėr ndėrtimin e socializmit, i pėrcaktuar nė plenum, u shndėrrua nė direktivė tė detyrueshme pėr tu zbatuar. Duke shtruar problemin nė kėtė mėnyrė, pėrjashtohej plotėsisht ēdo diskutim tjetėr pėr pėrcaktimin e kursit, ēka mund tė ndodhė vetėm nė njė shtet me prirje tė paqartė demokratike. Shqipėria zgjodhi kursin e ashpėr, qė parashikonte asgjėsimin e shpejtė tė pozitave ekonomike dhe politike tė klasave shfrytėzuese, tė cilat gjalluan nė njėfarė mėnyre nė periudhėn e ashtuquajtur tė demokracisė formale tė vitit 1945. Nė prill tė vitit 1946, qeveria ndėrmori bllokimin e famshėm tė mallrave tė nevojės sė parė, d.m.th. marrjen e tyre nga privatėt dhe rishpėrndarjen me triska nė dyqanet e pakta shtetėrore. Mėnyra e kompensimit pėr mallrat e marra nuk u pėrcaktua nė mėnyrė tė saktė. Nė fillim u mendua qė nuk do tė pėrfitonin kompensim vetėm tregtarėt e mėdhenj. Por mė pas u pa se shteti nuk kishte tė holla pėr askėnd dhe doli se tė gjitha mallrat e bllokuara nė tė vėrtetė qenė konfiskuar. Ky sulm mbi sektorin privat nė tregti, solli si rezultat keqėsimin e ndjeshėm tė furnizimit, nė mėnyrė tė veēantė tė popullsisė sė qyteteve nė kushtet e njė sistemi tė pazhvilluar dyqanesh shtetėrore e tė mungesės sė plotė tė rrjetit tė kooperativave tė konsumit.
I gjithė prodhimi bujqėsor qarkullonte nėpėrmjet tre lloj tregjesh. Tregu i siguruar shtetėror furnizonte punonjėsit e qyteteve mbi bazėn e sistemit tė triskėtimit. Tregu i reciprokut iu shėrbente fshatarėve mbi bazėn e kėmbimit tė tepricės sė prodhimeve bujqėsore me mallra industriale, nėpėrmjet kuponave. Tregu i lirė me nivelin e lartė tė ēmimeve, qe llogaritur pėr njerėzit nė gjendje tė mirė ekonomike. Ja njė shembull pėr tė krahasuar nivelin e ēmimeve nė kėta tregje: nė tregun shtetėror 1 kg miell kushtonte 6.5 lekė, nė tregun reciprok 19 lekė, nė tregun e lirė 7.5 lekė, njė kg sheqer pėrkatėsisht 40.75 dhe 250 lekė, 1 litėr vajguri 25.25 dhe 75 lekė, 1m basėm 60.90 dhe 260 lekė.
Tė gjitha masat e pėrmendura mė sipėr dėshmojnė pėr sulmin kėmbėngulės mbi sektorin privat. Sipas statistikave, nė gjysmėn e dytė tė vitit 1947, sektori privat ishte asgjėsuar plotėsisht jo vetėm nė industri, por edhe nė tregti, ku privatėt kishin pozita shumė mė tė forta.
Sektori shtetėror filloi tė krijohej edhe nė fshat. Bazėn e tij e pėrbėnin ndėrmarrjet bujqėsore tė shtetėzuara (kėto ishin kryesisht ferma tė pėrziera bujqėsore-blegtorale), qė pėrpara ēlirimit u pėrkisnin koncesionerėve italianė. Mbi kėtė bazė u krijuan 13 ndėrmarrje bujqėsore shtetėrore, tė organizuara sipas shembullit tė sovhozeve.
Shtatė kooperativat e para bujqėsore, tė cilat u krijuan nė vitin 1946, bashkuan njė numėr tė vogėl familjesh (217) dhe kishin 943 ha, qė pėrbėnte 0.3% tė sipėrfaqes sė tokės tė punueshme. Nė fillim nė kooperativa hynė fshatarėt me pak tokė dhe me njė pakicė tė kafshėve tė punės dhe inventarit bujqėsor. Kryesisht kėto ishin familje me pak krahė pune (familjet e tė vrarėve nė vitet e Luftės Nacionalēlirimtare).
Kooperativa krijohej kur tė paktėn 25-30 familje ishin tė gatshme tė bashkoheshin dhe kur zotėronin jo mė pak se 200 ha tokė tė punueshme, shpėrndarja e tė ardhurave bėhej sipas sipėrfaqes sė tokės sė futur nė kooperativė 40% dhe sipas punės 60%; numri i bagėtive qė mund tė mbaheshin privatisht, qe i pakufizuar; kafshėt e punės dhe materiali mbjellės u kolektivizuan; oborret personale mund tė ishin deri 1.2 dn.
Kooperativat kishin mbėshtetjen materiale tė shtetit. Ligji i 9 nėntorit tė vitit 1945 i jepte bankės shtetėrore tė drejtėn pėr tu dhėnė kooperativave kredi bujqėsore me interes tė ulėt (1.5% nė vit). Kooperativat furnizoheshin me pėrparėsi me plehra kimike dhe iu ulej me 50% tatimi mbi prodhimin etj. Pavarėsisht nga lehtėsitė, kooperimi ecte me ritme tė ngadalta. Veē lėsaj, ato ishin bashkime ekonomish qė nuk kishin bazė mekanike. Nė atė kohė, nė Shqipėri kishte vetėm 40 traktorė. Kryesisht, ata ndodheshin nė ndėrmarrjet bujqėsore shtetėrore, por edhe kėtu, pėr mungesė tė pjesėve tė ndėrrimit e tė karburantit, shumicėn e kohės nuk punonin. Vetėm nė vitin 1947 filloi krijimi i stacioneve tė makinave e traktorėve (SMT), tė cilat u pajisėn me mekanikė bujqėsorė tė sjellė nga Jugosllavia, ndėrsa prej vitit 1948 nga Bashkimi Sovjetik. Nė vitin e parė tė krijimit tė tyre, 10 SMT-tė punuan 6% tė tė gjithė tokės arė tė republikės. Organizimi jo i frutshėm i punės, kualifikimi i ulėt i kuadrove, pagesa e traktoristėve sipas orėve tė punės dhe jo sipas sasisė dhe cilėsisė, nuk nxitėn interesin e kooperativave pėr tė shfrytėzuar shėrbimet qė ofronin SMT-tė.
Sistemi i organizimit shtetėror tė ekonomisė qė po krijohej, parashikonte vėnien nė jetė tė planifikimit tė ēentralizuar. Fill pas ēlirimit, mė 13 janar tė vitit 1945, pranė Kėshillit tė Ministrave u krijuan dy organe qė merreshin me planifikimin e ekonomisė popullore: kėshilli ekonomik, i cili hartonte planin pėr tė gjithė vendin dhe Komisioni i Planit, qė hartonte projektet pėr ēdo dikaster. Ligji i gushtit tė vitit 1956, pėr planin shtetėror tė ekonomisė popullore dhe komisionin e planit, shkriu dy organet e mėparshme tė planifikimit dhe mbi bazėn e tyre krijoi njė tė vetėm, Komisionin e Planit tė Shtetit. Nė fillim planet hartoheshin tremujore, pastaj njėvjeēare, mė pas dyvjeēare dhe vetėm nė vitin 1951, u hartua plani i parė 5-vjeēar.
Realizimi i zhvillimit ekonomik qe i pamundur pa ngritjen e duhur tė nivelit arsimor tė tė gjithė popullit dhe pa pregatitjen e specialistėve me kualifikim tė mesėm e tė lartė. Sipas ligjit pėr reformėn e arsimit popullor, tė miratuar mė 17 gusht tė vitit 1946, u krijua njė sistem i ri shkollash shtetėrore fillore pa pagesė dhe tė detyrueshme. Parashikohej dhe vendosja e sistemit 11-vjeēar: katėr vjet arsim fillor dhe 7 vjet arsim i mesėm.
Filloi tė organizohej dhe arsimi tekniko-profesional. Nė vitin 1946 u hapėn: Liceu Artistik Jordan Misja, Instituti Politeknik dhe Instituti Pedagogjik. U fut gjerėsisht studimi me korrespondencė. Por rezultatet e kėtyre masave qenė afatgjata, ndėrsa koha nuk priste, prandaj, mė 21 shtator tė vitit 1949 doli ligji, qė i detyronte tė gjithė qytetarėt, nga 12 deri nė 40 vjeē, tė mėsonin shkrim e kėndim. Kush i shmangej kėtij detyrimi dėnohej me punė korrektuese deri nė njė muaj ose me 200 lekė gjobė. _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Dossier Historike:! Sat Jun 30, 2007 5:45 pm | |
| | Kodi: | Dy shuplakat e Hysni Kapos pėr Veli Llakajn |
Numri dy i Partisė kritikoi shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė para ofiecrėve madhorė nė stėrvitjen e Lushnjės.
Ishte fundi i shtatorit tė vitit 1977, kur partia nė ushtri ishte forcuar e konsoliduar dukshėm dhe nė kėtė situatė favorizuese filloi stėrvitja nė shkallė korpusi nė rrethin e Lushnjės, e koduar me emrin Ardenica,
qė kishte pėr detyrė bllokimin, rrethimin dhe asgjėsimin e desantit ajror qė ishte hedhur nė anėn lindore e perėndimore tė malit tė Ardenicės, pra pėrballė tė dy krahėve tė malit, nė fushė, nė njė terren ideal pėr desantim. Unė atėherė sapo kisha pėrfunduar studimet e larta nė shkollėn e partisė dhe kisha marrė detyrėn e sekretarit tė Byrosė sė Partisė nė Brigadėn e 54-ėt tė tankeve. Nuk kisha veēse dy muaj nė kėtė detyrė dhe mė njoftuan pėr tė marrė pjesė nė stėrvitjen e Lushnjės, ku u atashova si ndėrmjetės pranė sekretarit tė Byrosė sė Partisė tė Brigadės 42 Tankiste. Stėrvitja kishte rreth 10 orė qė kishte filluar dhe Komanda e Brigadės po zhvillonte konsultėn me Shtabin e Brigadės pėr tė marrė vendimin pėrkatės luftarak, pėr bllokimin, rrethimin dhe asgjėsimin e desantit ajror tė hedhur nė rajonin e Bubullimės e tė Libofshės.
Rreth orės 09.30 tė datės 25 shtator, befas nė sallėn e oficerėve, ku po zhvillohej konsulta e shtabit, u shfaq papritmas Hysni Kapo i shoqėruar nga Veli Llakaj, nė atė kohė shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė dhe nga Gafurr Ēuēi, anėtari i KQ tė Partisė dhe pėrgjegjės pėr punėt e partisė nė ushtri. Ishte veshur me kostum dhe kapele stof ushtarak dhe kishte njė pamje serioze, dukej disi i lodhur e pak a shumė i mėrzitur. Komandanti i Brigadės, Ilmi Brati, ndėrpreu konsultėn dhe i raportoi, pastaj vazhdoi kosnultėn. Prania e Hysni Kapos nė sallė krijoi njė ambient serioz e tepėr zyrtar e autoritar, sepse nė fund tė fundit edhe situata luftarake ishte serioze dhe diskutohej e raportohej pėr ēėshtje serioze. Por, gjithsesi, ajo qė e bėnte mė serioz ambientin e sallės ishte prania e anėtarit tė Byrosė Politike dhe sekretarit tė KQ tė Partisė.
Nga njė ambient i tillė, oficerėt natyrshėm u pushtuan nga emocionet dhe ndėrkohė u impenjuan, u tendosėn e mobilizuan seriozisht pėr tė raportuar mė saktė e mė qartė pėrpara numrit dy tė partisė. Por, nuk zgjati dhe oficerėt gradualisht u ēliruan nga emocionet ku pėr kėtė ndikoi dukshėm raportimi i qetė, pa kurrfarė emocionesh e me kompetencė profesionale i komandantit tė Brigadės. Nė vazhdėn e raportimeve ndodhi njė pėrplasje dhe njė incident i pakėndshėm. Kėshtu, gjatė raportimit tė radhės qė po bėnte njė kuadėr aktiv i forcave vullnetare, Veli Llakaj fare pa takt, me tėrsėllimė e me njė breshėri pyetjesh tė forta e asgjėsuese, e ndėrpret dhe njėkohėsisht e ēorienton dhe ia ngatėrron mė keq mendimet komandantit tė grupit vullnetar. Dhe po kaq papritur ndoshta edhe pa takt ndėrhyn dhe shpėrthen Hysni Kapo ndaj Veli Llakajt, duke i thėnė: More Veli, po ēdreq tabjati keni xhanėm, pse ore nuk i lini kuadrot ti shprehin mendimet ashtu sikundėr i gjykojnė dhe i mendojnė vetė ata?.
Kjo shuplakė e papritur e befasoi dhe e shtangu Veli Llakajn, duke e bėrė qė tė skuqet vesh mė vesh, tė tulatej si njė pulė e lagur e tė mos fliste mė deri nė pėrfundimin e konsultės sė Shtabit tė Brigadės. Nė kėtė moment u krijua njė pauzė heshtjeje e gjatė dhe e rėndė, pasi askush nuk fliste derisa oficeri qė raportonte, kėrkoi dhe mori leje tė vazhdonte raportimin. Nė fund tė konsultės Hysni Kapo dha porosi e kėshilla qė, gjatė raportimeve, kuadrove tu krijohet njė ambient sa mė shoqėror e miqėsor, pa krijuar emocione tė kota, diktate, imponime tė panevojshme e me tone tė larta hakėrruese, pėrkundrazi, tu krijojmė atyre terren tė pėrshtatshėm qė ti shfaqin lirshėm e nė mėnyrė tė pavarur mendimet dhe arsyetimet e, nė fund, drejtuesi pasi tė vjelė tė gjitha mendimet, tė dalė me njė konkluzion e me njė vendim mė tė saktė e tė pranueshmė profesionalisht nga tė gjithė.
Kjo ishte edhe shuplaka e dytė pėr Veli Llakajn. Pasi dha edhe disa kėshilla tė tjera mjaft tė vlefshme pėr tė pranishmit, nė fund ai pyeti: Po tani ēfarė do tė bėni? Pyetjes iu pėrgjigj sekretari i Byrosė sė Partisė sė Brigadės, duke i thėnė se Do tė bėjmė mbledhjen e Byrosė sė Partisė pėr tė miratuar vendimin e Komandės sė Brigadės. Nė parantezė kujtoi se vendimi luftarak i Komandės sė Brigadės nuk mund tė zbatohej pa u miratuar dhe pa marrė viston e partisė , pra tė byrosė sė partisė.
Po mirė, tha ai, vazhdoni, ēfarė prisni. Po, tha sekretari i byrosė, ja sa tė shkojmė nė zyrėn e byrosė sė partisė. Ai ndėrhyri pėrsėri me njė propozim me sens tepėr praktik, bėni mbledhjen e byrosė kėtu ku jemi, se shokėt pėrfunduan mbledhjen e shtabit, kėshtu fitojmė edhe kohė, sepse sa tė vemi nė zyrėn tuaj tė hapim dyer e kasaforta, harxhojmė kohė, aq mė tepėr qė edhe mbledhja do tė jetė e shkurtėr, pasi ju vendimin do ta miratoni nė parim dhe nuk do tė diskutoni hollėsi e detaje dhe vijoi duke thėnė se nė luftė bėhen shumė pėrpjekje pėr tė fituar kohė e pėr ta shfrytėzuar atė nė mėnyrė racionale, pasi faktori kohė ėshtė njė dimension i rėndėsishėm i luftės. Dhe ashtu u bė. Mbledhja e partisė u zhvillua aty nė sallėn e mbledhjeve tė Shtabit. Por gjatė hapjes sė mbledhjes, kolegu im vazhdoi tė gabonte pėrsėri duke bėrė hyrje e dalje, si dhe formalitete tė panevojshme qė natyrisht harxhonin kohė. Hysni Kapo ndėrhyri pėrsėri dhe tha se megjithėse stėrvitja ka mbi 12 orė qė ka filluar, ju, shoku sekretar i byrosė, akoma nuk jeni futur nė situatė luftarake.
Ējanė kėto gjėra, ne kėtu nuk jemi nė situatė paqeje, ne kėtu jemi nėn trysninė e goditjeve tė armikut me aviacion e artileri, ndėrsa ju pėrveē gjėrave tė tjera tė panevojshme, thoni se merr pjesė edhe filani nė mbledhjen e byrosė. Kėtu ndodhi edhe ēudia e radhės. Kolegu im, me njė kurajė e guxim tė lartė, tha: Epo unė do ta them e do ta shkruaj se nė mbledhje merr pjesė Besniku i Partisė, duke e ngritur edhe mė shumė tonin e zėrit dhe vijoi, duke thėnė: Le tė bjerė gjylja e parė e armikut mbi mua. Tė gjithė u ēuditėn nga kjo kurajė dhe ndėrkohė ne duartrokitėm dhe qeshėm me gjithė shpirt. Hysni Kapo, i prekur nga kjo situatė, por edhe i skuqur, tha: Po mirė, meqė po insistoni kaq shumė, po abstragojmė nga situata e luftės. Pasi ai dha edhe disa porosi tė tjera tė vlefshme, ne tė pranishmit, tė prekur e tė emocionuar, bėmė bashkėrisht njė fotografi me tė paharruarin Hysni Kapo.
IDEOLOGJIA - Si u vendos kontrolli i hekurt mbi komandatėt e ushtrisė - Tutela e partisė, pas goditjes sė puēistėve
Pas zbulimit dhe shpartallimit tė veprimtarisė armiqėsore nė ushtri, vend parėsor zunė masat pėr forcimin e punės udhėheqėse tė partisė nė njėsi e reparte ushtarake. Kėshtu, duke nxjerrė mėsime dhe detyra nga ndikimi i punės armiqėsore nė ushtri, udhėheqja e lartė e partisė vendosi qė nė hallkėn regjiment, brigadė dhe korpus tė zgjidheshin e vendoseshin nė organikė, sekretarė partie, funksionarė; ndėrsa nė hallkėn kompani, bateri, batalion dhe grup, sekretarė partie, jofunksionarė, me tė vetmin synim; pėrmirėsimin, forcimin dhe konsolidimin e rolit udhėheqės tė partisė nė fushėn e mbrojtjes, vėnien e saj nėn mbikėqyrje e kontroll tė rreptė tė gjithė aktivitetit dhe veprimtarisė sė komandave e shtabeve tė pėrgatitjes, edukimit, vigjilencės e gatishmėrisė luftarake.
Po kėshtu, me idenė dhe pretektsin e futjes sė frymės sė partishmėrisė, e tė pėrvojės sė terrenit, u thithėn prej tij e u vendosėn nė rolin e sekretarėve funksionarė nė brigada e korpuse edhe kuadro kryesorė tė rretheve. Gjithēka qė thuhej e bėhej nė ushtri, reparte e njėsi, duhet tė kalonte patjetėr nė sitėn e imėt tė partisė dhe pėr rrjedhojė, as mė shumė e as mė pak, kėrkohej domosdoshmėrisht e detyrimisht qė partia nė ushtri tė udhėhiqte e drejtonte nė vazhdimėsi me dorė tė hekurt. Edhe nė planin propagandistik tė agjitacionit figurative bėhej njė reklamim i madh, aq sa kudo nė klasa edukimi, korridore e deri nė fasadat e mureve e nė vende tė dukshme, shkruhej me shkronja kapitale: Nė krye, nė udhėheqje tė ushtrisė, nė komandė ėshtė Partia. _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Dossier Historike:! Sat Jun 30, 2007 5:47 pm | |
| | Kodi: | Si t`ua heqim triskat armiqve e kulakėve |
Letėr e KQ, dėrguar KP tė rretheve mbi shpėrndarjen e triskave tė Frontit dhe zgjedhjen e kryesive tė Frontit - Kulakėt dhe tė deklasuarit, pa triska.
Pse shpėrndarja e triskave cilėsohej si njė ēėshtje shumė e rėndėsishme qė shėrbente pėr tė diferencuar elementin armik.
Fronti Demokratik ishte e vetmja organizatė e cila mblidhte nė vetvete pjesėn dėrrmuese tė popullit dhe aty lufta e klasave zhvillohej po aq e ashpėr, sa dhe nė njė organizatė me profil politik.
Nė kėtė mėnyrė, vetėm pak vite pasi Partia Komuniste e Shqipėrisė legjitimoi pushtetin e saj tė pasluftės, askush nuk mendonte se Fronti Demokratik ishte njė organizatė e mirėfilltė dhe liberale masash. Tanimė ajo ishte kthyer nė njė vegėl tė partisė nė pushtet dhe kontrollohej imtėsisht nga Byroja Politike dhe Komiteti Qendror. Pėr kėtė bėn fjalė edhe materiali i mėposhtėm, ku ndihet qartė ndarja e roleve brenda organizatės mė tė madhe tė masave nė vend dhe ndikimi i partisė-shtet nė zgjedhjen e kryesive tė Frontit nė lagje dhe nė fshatra.
Vendimi nr.109 i Byrosė Politike Mbi aprovimin e letrės pėr shpėrndarjen e triskave tė Frontit dhe zgjedhjet e kryesive tė Frontit nė fshat i ėshtė drejtuar Byrosė Politike tė Komitetit Qendror dhe ėshtė firmosur nga sekretari i Partisė pėr Kuadrot, Tuk Jakova. Nė mbledhjen e saj tė datės 17 shkurt 1951, Byroja Politike e Komitetit Qendror tė PPSH mori nė shqyrtim letrėn udhėzuese tė paraqitur nga Drejtoria e Organizimit mbi shpėrndarjen e triskave tė Frontit dhe zgjedhjet e kryesive tė Frontit nė fshat e lagje dhe vendosi tė aprovojė kėtė letėr sipas tekstit qė i bashkėngjitet kėtij vendimi. Pak ditė mė vonė dhe pikėrisht nė 3 mars 1951 Komiteti Qendror nė njė matrerial tė tijin me numėr protokolli 0.154, u dėrgon gjithė Komiteteve tė Partisė nė rrethe njė material tė firmosur nga sekretari i Komitetit Qendror Spiro Pano. Nė tė thuhet:
Fushata e shpėrndarjes sė triskave Kėshilli i Pėrgjithshėm i Frontit Demokratik ka udhėzuar Kryesitė e Frontit nė rrethe pėr fushatėn e shpėrndarjes sė triskave tė Frontit, si dhe pėr zgjedhjet e Kryesive tė Frontit nė fshat e nė lagje qė do tė bėhen njėkohėsisht. Por kėto ēėshtje janė udhėzuar dhe sekretarėt profesionistė tė Kryesive tė Frontit. Puna pėrgatitore teknike duhet tė mbarojė mė 31 mars dhe pastaj do tė procedohet nė shpėrndarjen e triskave dhe nė zgjedhjen e Kryesive tė Kėshillave tė Frontit tė fshatrave e lagjeve. Kjo punė duhet tė fillojė mė 20 prill dhe do tė pėrfundojė deri mė 20 maj 1951. Nė kėto fushata tė rėndėsishme politike, organizatave tė Partisė u dalin kėto detyra:
Lufta kundėr armiqve Tė shtohet mobilizimi i tė gjitha shtresave tė popullit pėr problemet politike aktuale, siē ėshtė lufta pėr mbrojtjen e paqes, kundėr nxitėsve amerikano-anglezė, forcimi i unitetit moralo-politik tė popullit tonė, mbrojtja dhe forcimi i Republikės. Ashpėrsimi i luftės kundėr armiqve tė jashtėm dhe tė brendshėm, kundėr kulakėve, agjentėve tė imperializmit dhe kėlyshėve tė tyre tė Beogradit, Romės, Athinės, kundėr tė gjithė atyre qė hodhėn parrulla kundėr pushtetit dhe me ēdo formė luftojnė kundėr nesh, duhet tė jetė njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme gjatė kėsaj fushate. Puna politike tė lidhet ngushtė me problemet ekonomike aktuale siē janė mbjelljet pranverore, realizimi i planit tė shtetit etj. Puna politike duhet tė shėrbejė kundėr armiqve, pėr zhvillimin e kritikės e tė kontrollit tė masave mbi organet e pushtetit etj. Pėr tė goditur sjelljet e kėqija kundrejt popullit, favorizimit pėr vjedhjet etj. Puna politike duhet tė shėrbejė gjithashtu pėr tė sqaruar sa mė shumė rolin dhe rėndėsinė e kėsaj organizate dhe pėr tė aktivizuar kėto pėr detyrat qė caktoi Kongresi II i Frontit Demokratik.
Diferencimi i elementit armik Shpėrndarja e triskave tė anėtarėsisė ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme qė do tė shėrbejnė nė radhė tė parė pėr tė bėrė diferencimin e elementit armik. Prandaj organizatat e partisė tė tregojnė kujdes tė madh qė tė mos bėhen gabime: a) Tė mos mbetet asnjė qytetar i Republikės pa e marrė triskėn, qoftė dhe pėr arsye se mund tė jetė bėrė gabim (mund tė jetė harruar), qoftė pėr arsye se mund tė jetė konsideruar padrejtėsisht si armik dhe b) Nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė lejohet qė triskėn e Frontit ta marrė elementi armik. Si nė rastin e parė, edhe tė dytin, gabimet do ta na kushtojnė humbje politike.
Pėrjashtimet nga Fronti Nė shpėrndarjen e triskave duhet tė keni parasysh Nenin 1 tė Statutit tė Frontit, qė thotė: Anėtar i Frontit Demokratik mund tė jetė ēdo shtetas dhe dhe shtetase e Republikės Popullore qė ka mbushur moshėn 16 vjeē, pa dallim kombėsie dhe feje, qė pranon programin dhe Statutin e organizatės dhe punon pėr realizimin e qėllimve tė Frontit, si dhe Neni 4 i Statutit qė thotė: Anėtari i Frontit Demokratik qė punon nė kundėrshtim me qėllimet e Frontit pėrjashtohet nga Fronti Demokratik.
Kulakėt pa triska Pėr ata qė nuk do tu jepet triska e Frontit, kėtu poshtė po japim disa kritere tė pėrgjithshm, Po ju kujtojmė se nuk mund tė ketė njė formulė e cila mund tė pėrdoret nė tė gjitha rastet. Secili person do tė gjykohet individualisht. Nė fshat nuk do tu jepet triska e Frontit kulakėve tė deklasuar si tė tillė nė bazė tė letrės sė KQ tė PPSH mbi luftėn kundėr kulakut, nuk do tu jepet triska edhe atyre qė megjithėse sjanė shpallur kulakė, hedhin parrulla kundėr pushtetit popullor etj.
ANĖTARĖSIMI - Demaskim publik pėr personat qė u rrefuzohet marrja e triskės sė Frontit
Hyrja nė Front, njė ceremoni festive Anėtarėt e partisė duhet tė pėrgatiten vetė pėr diskutim dhe tė ndihmojnė dhe elementėt e ndryshėm pa parti qė dhe ata tė diskutojnė. Veēanėrisht anėtarėt e partisė duhet tė bėjnė autokritikė mbi dobėsitė dhe tė metat tyre nė punėn me Frontin. Nė kėtė mbldhje duhet tė sigurohet pjesėmarrja nė diskutime e shumė elementėve nga tė gjitha shtresat. Gjithashtu kujdes i veēantė duhet tė tregohet pėr pikėn e dytė tė rendit tė mbledhjes d.m.th. pėr shpėrndarjen e triskave ku tė theksohet rėndėsia e anėtarėsimit nė Front dhe detyrat e anėtarit tė Frontit. Nė kėtė pikė organizatat e partisė tė tregojnė kujdes pėr demaskimin e elementėve qė nuk do ta marrin triskėn e Frontit. Pėr tė goditur kėto elementė duhet tė marin pjesė anėtarėt e partisė dhe kantidadėt e tjerė tė partisė nė radhė tė parė, si dhe elementėt pa parti. Tė nxiten masat qė tė diskutojnė, tė thonė fjalėn e tyre, mendimin e tyre tė lirė pėr ata qė nuk duhet tė marrin triskė dhe tė dėgjohet zėri i tyre. Qėllimi ėshtė qė kėta tė demaskohen mirė dhe masa tė jetė e qartė pėr arsyet e mosdhėnies sė triskės kėtyre elementėve. Dorėzimi i triskave duhet tė bėhet nė mėnyrė ceremoniale. Fushata pėr shparndarjen e triskave tė Frontit dhe pėr zgjedhjet e Kryesive tė Frontit nė fshat e lagje duhet tė shėrbejė, pėrveē tė tjerave, dhe pėr forcimin e vetė Organizatės sė Frontit. Por kėtu ėshtė e domosdoshme qė oranizatave tė partisė tu theksohet nė mėnyrė tė veēantė ēėshtja e forcimit dhe aktivizimit tė Frontit dhe tė kujdesit qė ata duhet tė tregojnė pėr kėtė problem. Nė radhė tė parė ky interesim duhet tė fillojė nga Komitetet e Partisė, nga Byrotė. Pėr kėtė duhet qė Byrortė deri nė datėn 10 prill tė kenė analizuar gjendjen e Organizatės sė Frontit dhe punėn e organizatave tė partisė me kėto organizata dhe tė caktojnė masat konkrete pėr punėn e mėpastajme. Nė analizėn qė do ti bėni Organizatės sė Frontit duhet tė keni parasysh dhe udhėzimet qė u janė dhėnė nga Kryesia e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Frontit, sekretarėve profesionistė tė Frontit nė rrethe. _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Dossier Historike:! Sat Jun 30, 2007 5:48 pm | |
| | Kodi: | Moska, Shqipėrisė: Leckamanė qė japin mend |
Si u komentua largimi i Shqipėrisė nga Bashkimi Sovjetik? Ēfarė shkruante publicisti gjermano-perėndimor nė vitet 60 pėr politikėn shqiptare? Moska ndėrhyn nė vendet evropiane kundėr Shqipėrisė? Si u prish plani i ndėrtimit tė pallatit tė miqėsisė sovjeto-shqiptare ?
Nga znj.Nina Smirnova
Historiania ruse, Nina Smirnova, nė librin Historia e Shqipėrisė pėrgjatė shekullit XX, botuar nga "Ideart",
sjell dėshmi dhe fakte tė reja pėrmes shfrytėzimit tė arkivave tė panjohura tė Moskės, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrės, Romės, Athinės e Tiranės. Nė kėtė botim voluminoz prej gati 800 faqesh, pėrfshihen mbi 250 bibliografi tė reja, tė panjohura mė parė.
Smirnova ishte njohėse e shkėlqyer e gjuhės shqipe dhe njihte fare mirė frėngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
Shqipėria, vendi mė i vogėl e mė i dobėt i Evropės, qė e fitoi pavarėsinė kombėtare nė fillim tė shekullit XX, nė vitin 1912, nė jubileun e vet tė njėqind vjetorit si shtet, duhet tė ndahet mė nė fund nga emri i vendit mė tė varfėr tė Evropės, i cili e ka ndjekur pas gjatė gjithė kėsaj kohe, kėshtu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe pėrkthyese, qė ėshtė njė nga autoret mė serioze qė ėshtė marrė me studimin dhe interpretimin e historisė shqiptare. Ajo ėshtė e njohur jo vetėm nė botėn akademike ruse, por edhe nė arenėn ndėrkombėtare pėr qėndrimet qė ka mbajtur ndaj Shqipėrisė dhe kontributin nė pasurimin e historiografisė shqiptare me argumente, interpretime dhe dėshmi arkivash tė panjohura dhe tė paqėmtuara gjer sot.
Kėndvėshtrimet nga e cila ajo e sheh historinė e Shqipėrisė hedhin dritė mbi mjaft anė tė errėta, tė shtrembėruara e pak tė njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike mė kulmore gjatė shekullit XX-tė.
Hrushovi pėrsėriti gabimin e Stalinit, i cili, nė vitin 1948, pėrjashtoi Jugosllavinė nga bashkia e vendeve socialiste qė po krijohej. Humbja e Shqipėrisė nė vitin 1961 pati njė pasojė akoma mė tė rėndė pėr BRSS-nė, duke e dobėsuar nė mėnyrė tė ndjeshme pozitėn ushtarako-strategjike pėr tė gjithė kampin socialist, nė raport me bllokun e NATO-s. Qė nė fillim tė viteve 60, publicisti gjermano-perėndimor, Harri Hamm, duke analizuar pasojat e largimit tė Shqipėrisė, nxirrte kėtė pėrfundim aspak ngushėllues nė librin e vet, Tė rebeluarit kundėr Moskės: Shqipėria njė urė kalimi e Pekinit nė Evropė: Pėr vendet komuniste tė Ballkanit, realizimi i njė politike unike ndaj Turqisė e Greqisė, me mbėshtetjen e fuqishme tė Bashkimit Sovjetik, kėtej e tutje ėshtė e pamundur.
Nga stonaturat e Hrushovit e pėsoi autoriteti i BRSS-sė nė botė. Ndėshkimi i Shqipėrisė sė vogėl, ndonėse kryeneēe, u pėrjetua nė mėnyrė kritike si nga republikat e Bashkimit Sovjetik, veēanėrisht nga ato me popullsi tė vogėl, ashtu edhe nga vendet e huaja, si p.sh., Kuba. Shprehjet tė tipit: Si nja dy milionė, Leckamane qė kėrkon tė japė mend, nuk u pritėn mirė dhe shėrbyen si vėrtetim i shprehive tė vjetra prej shtetit tė madh tė Moskės dhe i synimit tė saj pėr diktat.
Nė situatėn e ndėrlikuar ndėrkombėtare tė fillimit tė viteve 60, udhėheqėsit shqiptarė nuk dukeshin pa mėkate dhe nuk po e pėsonin pa faj. Ata prireshin nga njė llogari thellėsisht pragmatiste. Me kushtin e vetėm qė tė ruhej pushteti i tyre, shpėrfaqej dhe mbėshtetja nė autoritetin moral pėr ndihmėn materiale sė njė miku tė madh. Nė vitin 1961, vendin e Bashkimit Sovjetik e zuri Republika Popullore e Kinės. Shqipėria hyri nė periudhėn kineze.
Krijimi dhe rrėzimi i miteve Viti 1961 qe guri i ri kilometrik nė historinė e Shqipėrisė sė pasluftės. Fillimi i tij nuk parathotė atė ndryshim dramatik, qė kishte filluar si rezultat i keqėsimit, e mė pas i prishjes sė marrėdhėnieve sovjeto-shqiptare.
Nė tė gjithė vendet e bashkėsisė socialiste qe rrėnjosur praktika (sipas shembullit tė BRSS-sė) e planifikimit tė tė gjithė jetės politiko-ekonomiko tė shoqėrisė me pesėvjeēarė dhe kongreseve tė partive. Kongresi pėrcaktonte direktivat e pesėvjeēarit tė radhės, tė cilat pėrfshinin gjithēka, nga politika e jashtme deri te kultura, parlamenti, i miratonte populli nėn udhėheqjen e partisė, realizonte dhe tejkalonte detyrat, pastaj kongresi tjetėr bėnte bilancin e arritjeve, pėrcaktonte detyrat e ardhshme dhe mė tej gjithēka shkonte sipas njė rrethi tė mbyllur, ndėrsa kur dilnin pengesa dhe pėr qarqet e larta tė pushtetit, bėhej e qartė se treguesit e planifikuar ishin larg nga rezultatet reale, nė radhėt e punės bėheshin korrigjimet, ndėrsa shkenca e bindur e statistikės e gjente mė tė pėrshtatshme tė falsifikonte.
Si pėrfundim dilte se edhe dega mė e dėshtuar e ekonomisė, qė kudo dhe pėrherė ishte bujqėsia, e kishte realizuar planin 99%. Dhe Shqipėria nuk bėnte pėrjashtim.
Kongresi i IV i PPSH-sė, data e mbledhjes tė sė cilit u shty disa herė (nga nėntori nė dhjetorin e vitit 1960, nga dhjetori nė janar tė vitit 1961), u mbajt nė shkurt tė vitit 1961. Nė pjesėt pėr politikėn e brendshme e tė jashtme tė raporteve kryesore, njė vėmendje e madhe iu kushtua ēėshtjeve teorike e, gjithashtu, demaskimit tė revizionizmit modern. Ky term u ngulit thellė nė propagandėn zyrtare shqiptare, kur u bė e domosdoshme tė kritikohej udhėheqja e PK tė BS-sė, pa pėrmendur haptas emrin e saj.
Nė pėrfundim pėrcaktohej se nė Shqipėri nuk ekzistonte mė ekonomia e larmishme, se ishte krijuar sistemi socialist i ekonomisė, vendi kishte hyrė nė periudhėn e ndėrtimit tė bazės materiale-teknike tė socializmit e tė zhvillimit tė pėrshpejtuar dhe nė udhėn e transformimit nga njė vend agraro-industrial, nė industrialo-agrar. Pėr arritjen e kėtyre synimeve, sipas planit tė tretė pesėvjeēar (1961-1965) parashikohej rritja e konsiderueshme e prodhimit shoqėror: vėllimi i prodhimit tė pėrgjithshėm industrial 52%, bujqėsor 72%, tė ardhurat kombėtare 65%. Synohej dhe njė ngritje e dukshme e mirėqenies materiale tė punonjėsve. Por nė realizimin e detyrave tė pesėvjeēarit tė tretė dolėn menjėherė vėshtirėsi jo tė vogla. Ndėrprerja e lidhjeve ndėrshtetėrore sovjeto-shqiptare solli ndėrprerjen e bashkėpunimit ekonomik midis dy vendeve. Me rekomandimet kėmbėngulėse tė Moskės, vendet evropiane anėtare tė KNER-it, refuzuan ti jepnin Shqipėrisė kreditė e negociuara, qė mė parė pėrbėnin 30-35% tė tė gjitha investimeve kapitale nė ekonominė e vendit. Ata tėrhoqėn specialistė, tė cilėt punonin nė degė tė ndryshme tė ekonomisė shqiptare. Si pėrfundim, mė shumė se 40 objekte industriale, ndėrtimi i tė cilave kishte filluar me ndihmėn e kreditimeve nga jashtė, u vunė pjesėrisht apo tėrėsisht nė ngrirje. Tregtia e pesėvjeēarit tė dytė pėrbėnte mė shumė se 54% tė tregtisė sė jashtme, nė vitin 1961 u reduktua nė njė tė tretėn, krahasuar me vitin 1960, ndėrsa nė vitin 1962 praktikisht u ndrėpre. U ul nė mėnyrė tė dukshme kėmbimi i mallrave me RD Gjermane, Rumaninė, Hungarinė dhe Bullgarinė. Ndihma e shumėreklamuar e Kinės, e parashikuar pėr tė arnuar tė ēarėn e krijuar si pasojė e ndėrprerjes sė lidhjeve me miqtė e Evropės Lindore, u vonua. Ajo filloi tė vinte vetėm pas vitit 1963.
Qeveria e RPSH-sė u bėri thirrje punonjėsve tė pėrfundonin ndėrtimin e disa objekteve me forcat e veta. Kjo nismė nuk u kufizua vetėm me ndėrtimin e ndėrmarrjeve industriale. Njė fat i hidhur e priste pallatin e miqėsisė sovjeto-shqiptare, dhuratė e qeverisė sovjetike pėr popullin shqiptar. Ai filloi tė ndėrtohej sipas projektit tė arkitektėve sovjetikė, me materiale ndėrtimi e me pjesėmarrjen e inxhinierėve sovjetikė, nė vendin ku ndodhej pazari i vjetėr, njė rrėnojė larushe nė qendėr tė kryeqytetit. Me rritjen e fėrkimit tė dy palėve, nė Moskė u vendos ngrirja e ndėrtimit. Prandaj nė prill tė vitit 1961, pas endjesh tė gjata deri nė brigjet shqiptare, hyri nė portin e Durrėsit anija tregtare nė tė cilėn ndodheshin furnizimet dhe pajisjet e tjera pėr ndėrtesėn, sipas urdhrit tė marrė qė gjatė udhėtimit, materialet nuk u shkarkuan, por u kthyen mbrapsht nė atdhe. Pėr njė farė kohe, simboli i papėrfunduar i miqėsisė mbeti si i vdekur, deri sa specialistėt shqiptarė tė ndėrtimit e shndėrruan nė njė kompleks, qė pėrmblidhte Teatrin e Operas dhe Bibliotekėn Kombėtare _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Dossier Historike:! Sat Jun 30, 2007 5:51 pm | |
| | Kodi: | Ramiz Alia cakton Berishėn pėr mitingjet e studentėve |
Si u pėrfshi Shqipėria nė valėn e ndryshimeve demokratike tė vitit 1990? Ēfarė pohoi Ramiz Alia nė gazetėn Koha jonė pėr evidentimin e Sali Berishės pėr tė kontaktuar me mitingjet e studentėve ? A e pranoi Berisha kėrkesėn e Alisė? Cili ishte qėndrimi i tij nė lidhje me organizatėn e PPSH-sė? Cilėt ishin nė grupimin e parė tė lėvizjes demokratike, qė pėrbėnin dhe bėrthamėn e partisė demokratike? Kur njihet zyrtarisht si dita e lindjes sė pluralizmit nė Shqipėri ?
Nga znj.Nina Smirnova
A i pranoi Ramiz Alia gabimet politike nė krye tė PPSH? Cilat ishin platformat partiake tė tė dy partive tė para nė Shqipėri pėr zgjedhjet elektorale?
Historiania ruse, Nina Smirnova, nė librin Historia e Shqipėrisė pėrgjatė shekullit XX, botuar nga "Ideart", sjell dėshmi dhe fakte tė reja pėrmes shfrytėzimit tė arkivave tė panjohura tė Moskės, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrės, Romės, Athinės e Tiranės. Nė kėtė botim voluminoz prej gati 800 faqesh, pėrfshihen mbi 250 bibliografi tė reja, tė panjohura mė parė. Smirnova ishte njohėse e shkėlqyer e gjuhės shqipe dhe njihte fare mirė frėngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
Shqipėria, vendi mė i vogėl e mė i dobėt i Evropės, qė e fitoi pavarėsinė kombėtare nė fillim tė shekullit XX, nė vitin 1912, nė jubileun e vet tė njėqind vjetorit si shtet, duhet tė ndahet mė nė fund nga emri i vendit mė tė varfėr tė Evropės, i cili e ka ndjekur pas gjatė gjithė kėsaj kohe, kėshtu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe pėrkthyese, qė ėshtė njė nga autoret mė serioze qė ėshtė marrė me studimin dhe interpretimin e historisė shqiptare. Ajo ėshtė e njohur jo vetėm nė botėn akademike ruse, por edhe nė arenėn ndėrkombėtare pėr qėndrimet qė ka mbajtur ndaj Shqipėrisė dhe kontributin nė pasurimin e historiografisė shqiptare me argumente, interpretime dhe dėshmi arkivash tė panjohura dhe tė paqėmtuara gjer sot. Kėndvėshtrimet nga e cila ajo e sheh historinė e Shqipėrisė hedhin dritė mbi mjaft anė tė errėta, tė shtrembėruara e pak tė njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike mė kulmore gjatė shekullit XX.
Mė 8-11 dhjetor 1990, studentėt dhe pedagogėt e Universitetit tė Tiranės, tė mbėshtetur dhe nga rinia e qyteteve tė tjera shpėrthyen nė manifestime masive, tė cilat vazhduan pa ndėrprerje pėr katėr ditė, pėr tė mbrojtur tė drejtėn pėr demokraci dhe pluralizėm. Kryeqytetin e rrėmbeu thirrja e mitingjeve, kishte ardhur koha e politikanėve tė rrugės.
Qė kur ishte nė burg, nė njė intervistė dhenė gazetės Koha jonė nė maj tė vitit 1995, R. Alia pohonte se ishte pikėrisht ai, qė zgjodhi kardiologun e njohur e aktivistin e organizatės sė partisė sė Tiranės, Sali Berishėn, pėr tė kontaktuar me organizatorėt e grevės sė urisė e mitingjeve tė studentėve. Por Berisha e kuptoi shumė shpejt se misioni i ngarkuar qe i paracaktuar tė dėshtonte, ndėrroi kampin dhe sė bashku me pedagogėt e Universitetit tė Tiranės e pėrfaqėsues tė tjerė tė inteligjencės, krijuan partinė e rinisė e tė intelektualėve, nė tė cilėn hynė ekonomisti Gramoz Pashko, arkeologu Neritan Ceka, mjeku kardiolog Shahin Kadare, juristi Luan Omari, udhėheqėsi i lėvizjes studentore Azem Hajdari etj. Ky grup qe bėrthama e Partisė Demokratoke, e drejtuar mė pas nga Berisha.
2 dhjetori vitit 1990, dita e regjistrimit zyrtar tė Partisė Demokratike, cilėsohet si dita e lindjes sė pluralizmit nė Shqipėri. Fill pas PD-sė u krijuan Partia Republikane, Partia Ekologjike, Forumi pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut (janar 1991), Partia Agrare (shkrt 1991), Bashkimi Demokratik i Minoritetit grek (Omonia), Ēamėria, Shoqata e Mbrojtjes sė tė Drejtave tė Ēamėve, partia e Unitetit Kombėtar (Mars 1991).
Po nė atė kohė doli dhe shtypi opozitar: gazetat Rilindja Demokratike, organi PD-sė dhe Republika, organ i PR-sė. Tė gjitha partitė e krijuara rishtazi u pėrfshinė nė luftėn pėr shtyrjen e zgjedhjeve tė 10 shkurtit 1991 pėr Kuvendin Popullor, sepse nė njė afat aq tė shkurtėr nuk mund ta zhvillonin fshatėn elektorale nė kushte tė pabarabarta me PPSH-nė. Vetėm mė 15 janar u bė e mundur marrėveshja pėr shtyrjen e datės sė zgjedhjeve deri nė 31 mars.
Rėnia e theksuar e veprimtarisė politiko-shoqėrore e detyroi partinė nė pushtet tė merrte nismėn pėr pėrpunimin e njė mendimi tė ri pėr zhvillimin e vendit. Qė nė plenumin e KQ tė janarit 1990, R. Alia pranoi gabimet nė politikėn e partisė. Por ai i lidhi ato me zbatimin e pėrvojės tė quajtur universale tė Bashkimit Sovjetik, Kinės, e vendev e tjera, pa iu nėnshtruar kritikės. Ja si e ngriti pyetjen: A ishte pėvoja botėrore e socializmit, tė cilėn ne e shihnim si pikė referimi tė praktikės sonė, absolutisht e pastėr dhe a ėshtė e tillė ajo sot?.
Pėrgjigjen e jepte platforma elektorale e PPSH-sė e publikuar mė 3 janar tė vitit 1990, e cila i formulonte detyrat nė kėtė mėnyrė: Tė realizohen reforma ekonomike rrėnjėsore me qėllim zėvendėsimin e sistemit tė centralizuar administrativo-komandues me mekanizmin e ekonomisė sė tregut, brenda kornizave tė sė cilės tė konkurojnė e tė bashkėveprojnė sektori i fuqishėm me sektorin kooperativist e privat nė kushtet e inisiativės sė lirė tė balancuar nga roli i shteti. U pranua domosdoshmėria e pėrdorimit racional tė burimeve tė brendshme tė ndėrthurura me tėrheqjen e kredive tė huaja, me qėllim qė tė arrihej stabiliteti i ekonomisė dhe mbushja e tregut tė konsumit. Zhvillimi i dialogut konstruktiv me tė gjitha forcat politike duhej tė siguronte stabilitetin politik tė vendit. Vėmendje tė veēantė i kushtoi PPSH-ja pėrmirėsimit tė gjendjes nė fshat. Nė janar tė vitit 1991, Ramiz Alia botoi nė gazetėn Zėri i Popullit pėrmbledhjen e masave konkrete nė fushėn e politikės bujqėsore. Njė mijė traktorė tė rinj tė ardhur nga Kina, qenė shpėrndarė nėpėr rajone tė ndryshme. Parashikohej rritja e prodhimit dhe shpėrndarja e plehrave kimike tė vendit, pėr fushatėn e mbjelljeve tė pranverės.
Nė fushėn e politikės sė jashtme platforma shprehte synimin e patundur pėr tu pėrfshirė nė proceset Europiane, duke iu dhėnė fund paragjykimeve tė periudhės sė luftės sė ftohtė. Theksohej se shqiptari duhej tė ndihej jo vetėm qytetar i vendit tė vet, por dhe qytetar i Ballkanit e i Europės. Realizėm dhe pėrtėritje dhe interesat e atdheut e tė kombit pėrpara sė gjithash u bėnė parrullat e PPSH-sė.
Nė janar tė vitit 1991, nė fushatėn zgjedhore u pėrfshinė tė gjitha partitė opozitare qė ishin krijuar nė atė kohė. Rivalja kryesore e partisė nė pushtet qe PD-ja. Programi i saj dallohej nga ai i PPSH-sė nga pėrqasja e skajshme me problemet e reformės agrare dhe privatizimit. Parashikohej shndėrrimi i Shqipėrisė nė njė vend modern e demokratik bazuar mbi ndėrtimin e shtetit tė sė drejtės dhe vendosjes e demokracisė sė plotė. Prona private, kryerja e reformės agrare, dhe pėrmirėsimi i kushteve tė jetėsės sė popullit, shpalleshin si tri parimet bazė tė programit. Privatizimi do tė bėhej nėn kontrollin e shtetit nė kushtet e garantimit tė tė drejtave tė individit e tė shoqėrisė ndėrsa ndėrprerja e subvencionit tė ndėrmarrjeve tė mėdha shtetėrore duhej tė ndihmonte shndėrrimin e tyre nė shoqėri aksionere.Zhvillimi i degėve pėrpunuese dhe i industrisė sė lehtė shpallej si prioritete. Fshatarėve iu premtoheshin tokat shtetėrore e gjithashtu, e drejta pėr tė zgjedhur vullnetarisht formėn e pronėsisė e tė pėrdorimit, private apo kooperativste. Tė drejtat pronėsore tė pronarėve tė mėdhenj, tė shpronėsuar nė vitin 1945 nuk njiheshin. _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Dossier Historike:! Sat Jun 30, 2007 5:55 pm | |
| | Kodi: | Enveri u gjend aksidentalisht nė themelim |
Askush nuk e zgjodhi atė delegat tė mbledhjes sė parė tė PKSH-sė, tė gjitha mburrjet janė trillime.
Prof. As. Dr. Gjergj P. Titani
Pėr shumė shqiptarė ka mbetur enigmė likuidimi i Niko Xoxit, njėrit nga anėtarėt aktivė tė GKK, i cili mė pas kaloi nė kryesinė e GK tė Shkodrės.
Si e vlerėsoni kėtė rast tronditės ? Niko Xoxi ishte njė punėtor-pronar kėpucar me profesion, ashtu siē ishin shumė prej nesh, tė cilėt ishin shokė dhe miq tė tij.
Niko Xoxi kishte njė kulturė marksiste empirike, fillestare, por tė mjaftueshme pėr atė kohė. Ai nuk ndahej nga Sotir Vullkani, Koēi Xoxe, Nesti Titani, Miha Lako, Koēo Tashko, Petraq Titani, Pilo Peristeri, Foni Thano e tė tjerėt. Ai kishte arsye tė fuqishme qė u nda nga grupi ynė.
Ai kėmbėngulte se para zgjerimit tė lėvizjes komuniste dhe punėtore, jo vetėm nė Shqipėri, duhet tė ishin krijuar kuadrot e aftė teorikisht dhe me cilėsi organizative drejtuese tė mjaftueshme, vetėm atėherė mund tė merrej pėrsipėr drejtimi i klasės punėtore dhe shtabit tė saj drejtues, Partisė Komuniste. A nuk kishte tė drejtė Niko Xoxi? Sigurisht kishte. Atėherė, pėr hir tė kujt dhe me ēdrejtė morale u likuidua ky kuadėr kaq i vyer dhe me pėrvojė revolucionare disavjeēare? Pas kalimit nga grupi ynė nė atė tė Shkodrės, Niko Xoxi u zgjodh nė kryesinė e tij sepse u dallua pėr qėndrimin e tij serioz dhe tė guximshėm. Nė gjyqin e komunistėve, nė shkurtin e vitit 1939, Niko Xoxi, i cili bashkė me ne u dėnua dhe u dėrgua nė burgun e Mbrezhdanit tė Beratit, mbajti qėndrim burrėror nė hetuesi dhe nė burg. Pas pushtimit ai u arrestuan nga policia e fshehtė italiane dhe u internua nė Itali.
Pse ndodhi ashtu ? Fatkeqėsia mė e madhe pėr kėtė pionier tė lėvizjes komuniste shqiptare ėshtė se sipas njė vendimi tė vjetėr dhe tė fshehtė tė KQ tė PKSh iu organizua njė atentat i padrejtė nė Korēė, ku u likuidua fizikisht si element spiun dhe armik i partisė! Kjo vrasje makabre u realizua me porosinė dhe kėmbėnguljen e Miladinit dhe Enver Hoxhės, tė cilėt diktonin tė vetėm punėn e KQ tė PKSh. Niko Xoxi nė ato kohė sa ishte kthyer nga Italia, ku kishte vuajtur 4 vjet internim! Krim i madh ėshtė bėrė me kėta njerėz tė mrekullueshėm antifashistė !
Duke e njohur mirė N. Xoxin, kam menduar pse ėshtė mbajtur ky qėndrim sektar, madje terrorist ndaj tij? Dhe a e dini, kundėr Niko Xoxit nuk ėshtė gjetur kurrė, as njė dokument kompromentonjės nė arkivat fashiste pėr tė vėrtetuar akuzat e GKK, Miladinit dhe Enver Hoxhės ? Aktivistė tė tjerė si N. Xoxi a janė likuiduar ? Po. I njėjti qėndrim ėshtė mbajtur edhe me punėtorin tjetėr komunist, rrobaqepės nga profesioni Taqo Plaku, me origjinė nga Hoēishti. Njė burrė tepėr i urtė dhe veteran i lėvizjes komuniste shqiptare. Taqo Plaku u vra me atentat nga njė njėsit gueril i Korēės, me tė njėjtat akuza si ato tė Niko Xoxit, duke lėnė jetime dy vajza tė mrekullueshme, qė u rritėn dhe pėrjetuan pėr gjithė jetėn ndrydhjen e rėndė tė peshės tė kėsaj vrasjeje tepėr tė padrejtė. Nė disa referate apo shkrime tė Enver Hoxhės, unė, Sotir Vullkani e ndonjė shok tjetėr jemi damkosur si bashkėpunėtorė tė Niko Xoxit e Taqo Plakut. Po, nė kėto denoncime E.Hoxha e kompani kanė tė drejtė. Ne kemi qenė shokė ideali me kėto personalitete tė klasės punėtore shqiptare.
Metoda tė tilla terroriste a janė praktikuar edhe nė qytete tė tjera ? Sigurisht, unė pėrmenda vetėm kėto dy raste, por tė tilla ka pasur plot sidomos nė Vlorė, Fier e Mallakastėr. Kėto metoda terroriste pėr likuidimin e kuadrove revolucionarėe dhe shokėve tė njė ideali, pavarėsisht se nga ēqytet a krahinė ishin, apo kujt grupi i pėrkisnin, deri nė ardhjen e grupit tė kėshilltarėve jugosllavė pranė PKSh, nuk kishte pasur tek ne asnjė lloj praktike tė tillė terroriste. Ky dėm i madh qė e ndoqi hap pas hapi zhvillimin e lėvizjes komuniste shqiptare dhe LANĒ, u huazua, u importuara nga PKJ dhe nga qėndrimet subjektive tė pėrfaqėsuesve jugosllavė nė PKSh Miladin Popoviē e Dushan Mugosha. Ndaj unė, e jo vetėm unė, nuk jam kurrė nė njė mendje me ato qė shkruan Enver Hoxha nė librin Kur Lindi Partia pėr kėto ēėshtje. Sepse pėr ambiciet e tyre dhe komplekset e inferioritetit tė Enverit dhe Miladinit, si dhe shumė nga shokėt tanė, i vendos nė njė radhė me elementėt armiq e spiunė, si: Zef Ndoja, Ludovig Nikaj, Nok Gjeloshi, Skėnder Ēami e tė tjerė, ēka janė krejtėsisht tė padrejta dhe tė pafalshme. Nė pėrfundim, terrorizmi nė PKSh u importua nga fqinjėt tanė jugosllavė dhe si rezultat i mungesės sė pėrvojės nė vendimmarrje.
Si e pritėt nė Korēė ditėn e 8 nėntorit 1941, krijimin e PKSh dhe tė Revolucionit tė Tetorit ? Ne po e prisnim me padurim lajmin pėr formimin e PKSh. Ato ditė Koēi Xoxe, ish-nėnkryetar i GKK, por edhe njėri nga delegatėt e themelimit tė partisė ndodhej sė bashku me ne nė Korēė pėr tė organizuar njė demonstratė antifashiste, qė do tė shėnonte pagėzimin luftarak tė PKSh-sė, qė pritej tė formohej nga ēasti nė ēast. Mė 8 nėntor 1941, nė qendėr tė qytetit shpėrtheu demonstrata e organizuar nga komunistėt dhe antifashistėt e Korēės. Le tė mos harrojmė se mė 7 nėntor tė po atij viti ishte dita e Revolucionit tė Tetorit dhe trupat gjermano-fashiste ndodheshin para dyerve tė Moskės. Bota kishte ndalur frymėn dhe ndiqte me ankth tė jashtėzakonshėm qėndresėn heroike tė Ushtrisė sė Kuqe. Ne ndiqnim lajmet e Radio Moskės, Radio Londrės etj, me shqetėsim tė madh.
Ēfarė mund tė na thoni pėr kėtė demonstratė ? Ndėrkohė qė nė Tiranė kishte filluar mbledhja themeluese dhe mė nė fund u shpall krijimi i PKSh, nė qytetin e Korēės ne komunistėt e vjetėr me nė krye Koēi Xoxen, shpėrthyem nė bulevardin qendror, demonstratėn e madhe tė 8 nėntorit. Nė qendėr tė demonstruesve ishin Koci Bako, Muharrem Butka, Petro Lalaj, Pandi Allabashi, Stefan Andrea, Vandush Vinēani, Gaqo Totokoēi, Jordan Haxhinikolla e tė tjerė. Nė kėtė pėrleshje tė armatosur me forcat fashiste pati tė plagosur ndaj pėr kurimin e tyre njė ndihmesė tė madhe dhanė mjekėt atdhetarė tė qytetit: Sotir Polena, Koēo Lubonja, Vasil Tomēo, doemos doktor Ymer Dishnica e tė tjerė tė ndihmuar nga infermierėt antifashisatė Ligor Poro dhe Andrea. I kudondodhuri farmacisti komunist Raqi Kėrenxhi bėri tė pamundurėn pėr tė gjetur tė gjitha medikamentet dhe mjetet e nevojshme. Pikėrisht, nė vendin ku ndodhet sot monumenti i Themistokli Gėrmenjit u krye pėrplasja me armė me forcat e milicisė fashiste u vra komunisti i vjetėr Koci Bako, dėshmori i parė komunist i LANĒ-it Heroi i Popullit, dhe u plagosėn rėndė Muharrem Butka, komunisti Vandush Vinēani, Petro Lalaj, Stefan Andrea, Jordan Haxhinikolla etj. Nė demonstratė merrnin pjesė gjerėsisht punėtorė, fshatarė, studentė, qytetarė tė ndryshėm tė revoltuar, por edhe tė gėzuar qė protestonin kundėr pushtuesit dhe nė tė njėjtėn kohė kremtonin themelimin e PKSh-sė. Menjėherė unė dhe shokėt e tjerė bėmė ēmos pėr tėrheqjen e trupit tė Koci Bakos, i cili ra nė mesin e bulevardit. Njė nga njėsitet guerile tė qytetit i drejtuar nga djaloshi trim me origjinė nga Dardha e Korēės, gjenerali i ardhshėm e i talentuar Vaskė Gjino dhe nxėnėsit e shkollės teknike: Abaz Fejzo, gjeneral i ardhshėm i ushtrisė popullore, me origjinė nga Tragjasi i Vlorės etj., e plotėsuan me sukses kėtė detyrė. Aktivistet tona, motra ime, Vangjeli Tona (Kristo), sė bashku me nėnėn time dhanė njė ndihmesė tė veēantė duke e mbushur shtėpinė plot me pjesėmarrės demonstrues, kryesisht studentė, tė cilėt pėr arsye se i ndiqte policia dhe spiunėt, nuk mund tė ktheheshin nė shtėpitė apo konviktet e tyre. VAZHDON... _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Dossier Historike:! Sat Jun 30, 2007 5:58 pm | |
| VAZHDIMI I | Kodi: | Enveri u gjend aksidentalisht nė themelim |
Po mė pas ēfarė ndodhi ? Menjėherė pas demonstratės Koēi Xoxe, si delegat i GKK nė mbledhjen themeluese tė PKSh-sė, u nis urgjentisht me njė motoēikletė pėr nė Tiranė. Ai shpuri sihariqin e madh se populli i Korēės i dha njė mėsim tė mirė pushtuesve dhe pagėzoi ditėn e formimit tė PKSh me njė pėrpjekje luftarake dinjitoze. Tė gjitha mburrjet e tjera qė trillon nė mėnyrė tė paskrupullt Enver Hoxha nė librat e tij, janė tė pavėrteta dhe trillime tė neveritshme. Ai aksidentalisht u gjend nė mbledhjen themeluese tė PKSh-sė. Askush nuk e zgjodhi atė delegat pėr nė mbledhjen themeluese. Por hiqet sikur ai tė ishte gjoja epiqendra e kėtij shtabi.
Enver Hoxha infiltroi midis nesh, ndoshta edhe pėr neglizhencėn tonė tė pafalshme dhe gabimeve trashanike tė kryetarit aktual tė GKK, Koēo Tashko, i cili pėr tė zeztė e kokės sė vet, por edhe tonėn, kishte njė afeksion tė pashpjegueshėm pėr kėtė njeri tė pakontrolluar dhe tė paprovuar mė parė nė aksione apo detyra tė posaēme. Pėr ironi tė fatit, duke shfrytėzuar tė gjitha rastet dhe mundėsitė qė i dha koha, Enver Hoxha, na shkatėrroi tė gjithėve, duke e futur edhe vetė K. Tashkon nė burg pėr njė kohė prej 10 vjetėsh kur ky personalitet i shquar ishte nė moshėn 70-vjeēare, duke e internuar pėr njė kohė tė gjatė. Koēo Tashkoja pėr turpin e tė gjithė udhėheqjes enveriste vdiq nė internim nė fermėn «Adriatik». Sido qė ta shpjegojė dhe argumentojė Enver Hoxha dhe banda e tij rastin flagrant tė rrėmbėmit nga duart e klasės punėtore shqiptare partinė e vet PKSh, do tė ishte doemos njė mori mashtrimesh e trillimesh.
Ēmund tė na thoni pėr Konsultėn e Parė tė Aktivit tė PKSh, e cila u mblodh nė Tiranė nga 12-14 prill tė vitit 1942 ? Unė nuk kam qenė i pranishėm nė kėtė Konsultė dhe sigurisht mund tju them vetėm gjėra tė pėrgjithshme dhe tė njohura, por ishte i domosdoshėm njė aktiv kėshillimor, kėsisoj, nė shkallė vendi, pasi duhet thėnė haptazi, ndihej paaftėsia dhe pasiguria e drejtimit tė partisė vetėm nga dy njerėz pa pėrvojėn e duhur siē ishin Miladini dhe Enveri. Miladin Popoviēi, njė i huaj, qė sikur gjeni tė ishte, nuk kishte se si ta njihte situatėn nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė sė pushtuar, kurse pėr Enver Hoxhėn do tė ishte e tepėrt tė zgjatesha sepse i mungonin shumė cilėsi pėr tė drejtuar PKSh nė kushtet e pushtimit fashist. Pas arrestimit tė befasishėm shumė tė dyshimtė nė Tiranė tė Koēi Xoxes dhe njė grupi tė madh vetranėsh tė PKSh, si: Sotir Vullkani, Ali Demi, Avram Koja, Sejdin Avdia, Njazi Islami, Hardar Dushi, Nuri Huta, Selim Alimerko, Njazi Domi, Mehmet Ali Shehu, Jovan Bajraktari, Andon Decka, Petro Bullati, zaharia Nikolla Jakoviē, Xhafer Ali Vokshi, Dhimitėr Vangjeli, i biri i kryeministrit, Sotiraq Karapanēo, Him Kolli, Jovan Spiro Rista, Peēo Nedelli, Miēo Kallamata, Xhavid Qesja etj., dhe pas vrasjes sė Qemal Stafės mė 5 maj 1942, kjo konsultė ishte jo vetėm e nevojshme, por edhe e domosdoshme. Arsyet e thirrjes sė kėsaj konsulte ishin urgjente edhe pėr faktin se lufta po merrte hov dhe pėrmasa tė mėdha dhe duheshin pėrcaktuar objektiva tė reja. Po bėhej njė kohė e gjatė, rreth 5-mujore, qė ishte formuar Partia Komuniste Shqiptare.
Detyrat qė vuri Konsulta dhe a qėndronin akuzat pėr Bedri Spahiun dhe Gjin Markun ? Konsulta ricikloi detyrat e reja luftarake dhe duhej zgjidhte organet drejtuese tė partisė. Njė nga detyrat kryesore tė kėsaj Konsulte tė Parė tė Aktivit tė PKSh-sė ishte edfhe zgjedhja e anėtarėve tė rinj tė KQ tė PKSh-sė. Kėta ishin: Ymer Dishnica dhe Nako Spiru. Mė kot ankohet Enveri nė materialet dokumentare tė kėsaj Konference pėr Gjin Markun dhe Bedri Spahiun se nuk denjuan tė vinin nė Konsulrė. Ata kishin ndezur flakė Skraparin dhe Zonėn e Parė Operative, Vlorė-Gjirokastėr dhe pėrlesheshin pėr ditė fyt a fyt me pushtuesit dhe nuk mund tė linin frontin e luftės. Gjin Marku kishte ngritur nė kėmbė Skraparin, Nahijen e Beratit, Fierin, Kuēovėn dhe Lushnjėn. Ai kishte angazhuar rreth vetes luftėtarė tė mrekullueshm pėr ēėshtjen e atdheut, si: Karahman Yllin, Mane Nishova, xha Hysen Zaloshnjėn, Zylyftar Veleshnjėn, Skėnder Malindin, Hysen Rogun, Neshat Hysin, Sokrat Bufin, Nafuz Lazen e tė tjerė, kurse Enver Hoxha kapardisej nėpėr bazat ilegale nė Tiranė dhe e akuzonte atė se nuk kishte shkuar nė Konsultėn e Partisė! Po tė braktiste Gjin Marku luftėn, atėherė pėrse mblidhej aktivi i PKSh-sė? Bedri Spahiu, i ndihmuar fuqimisht nga patriotėt e Kurveleshit, Labėrisė, Vlorės e Pėrmetit, si: Islam Radovicka, Jaho Gjoliku, Mehmet Shehu, Bilbil Klosi, Abaz Shehu, Shefqet Peēi, Hysni Kapo, Dashnor Mamaqi, Hajrulla Muhametaj e tė tjerė kishte organizuar e ndezur flakė luftėn e armatosur nė Qarkun e Gjirokastrės dhe atė tė Delvinės, Vlorės, Tepelenės, Pėrmetit e Mallakastrės.
Enveri dhe Miladini ku ndodheshin nė kėtė kohė ? Miladini dhe Enveri nė vend qė tė ndodheshin nė front, atje ku shkrepte pushka partizane, merrnin poza trimėrie si tė ishin Supremėt apo Zeusėt e luftės dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i PKSh, qė drejtonte kėtė luftė tė madhe, lėshonte rrufetė e perėndisė Mars nga Olimpi i tij qė e kishte ngritur nė dyshekėt e butė tė bazave tė Tiranės kushedi se ku. Ai nėpėr librat e tij, qė tashmė dihen se kush i ka shkruar, arsyeton sikur kėto ngjarje tė kishin ndodhur sot, kur ai kishte grumbulluar pushtet absolut, ndėrkohė qė ato kishin ndodhur plot gjysmė shekulli mė parė. Mė e keqja ėshtė se kėto dokrra jo vetėm qė tashmė i besonte ai qė i kishte trilluar, por i besonte e gjithė PPSh-ja dhe vazhdojnė ti besojnė edhe sot e kėsaj dite. Synimi mė i mbrapshtė i Konsultės sė PKSh kush ishte dhe a e quani ju njė fatkeqėsi kobzezė? Synimi mė i mbrapshtė dhe kryesor i Konsultės ishte ēuarja deri nė fund e idesė sė spastrimit tė PKSh-sė nga elementėt e padėshirueshėm tė Miladinit dhe Enverit. Ky fakt ndjellakeq pėr mendimin tim ishte njė terror krejtėsisht i panevojshėm. Nė njė kohė qė shumė nga njerėzit tanė antifashistė ndodheshin nė kampet e burgjet e Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė e Italisė. Burgu i Ri nė Tiranė ishte kthyer nė njė ēerdhe rezistence dhe drejtohej nga Komiteti i Partisė sė burgut qė drejtohej nga Koēi Xoxe, Ali Demi dhe Sotir Vullkani. Ky Komitet organizoi arratisjen nga burgu tė 27 tė dėnuarve politikė dhe mė 29.4.1943 u bė i mundur largimi nėpėrmjet njė tunelit tė nėndheshėm. Dua ti pėrmend emėr pėr emėr tė gjithė ata qė mundėn tė shpėtonin nga skllavėria fashiste e tė largoheshin nga burgu. Ata janė: Koēi Xoxe, Sotir Vullkani, Ali Demi, Miēo Kallamata, Sotiraq Karapanēo, Avram Koja, Sejdin Avdia, Njazi Islami, Elsami Shyqyri, Hajdar Dushi, Nuri Huta, Selim Alimerko, Njazi Domi, Mehmet Ali Shehu, Lefter Kamici, Javan Bajraktari, Andon Deēka, Petro Bullati, Zahari Nikolla Jakoviē, Xhafer Ali Vokshi, Uli Mark Gjeta, Teodor Mark Heba, Dhimitėr Vangjeli, djali i Pandeli Vangjelit, Muharem Llanaj, Him Kolli, Jovan Spiro Rista dhe Peēo Nedelli, kunati im. Kėtė grup, i cili mundi tė dalė nga burgu e priste jashtė mureve rrethuese, njė njėsit i fuqishėm gueril i qytetit tė Tiranės, i cili i shoqėroi tė burgosurit pėr nė Priskė e pastaj nė Dajt, Martanesh e Ēermenikė. Kur morėm njoftim pėr kėtė fitore tė madhe, unė dhe shokėt e tjerė tė udhėheqjes u gėzuam pamasė. Po le tė vazhdojmė intervistėn tonė.
Po me Grupin e tė Rinjve ēpo ndodhte ? Grupi i tė Rinjve luftonte heroikisht, brenda radhėve tė PKSh sigurisht. Duhet theksuar se ish-Grupi i tė Rinjve, i cili tashmė nuk ekzistonte si i tillė, kishte bazat e tij tė rėndėsishme nė qytetin e Tiranės, Korēės, Vlorės, Beratit e tė tjerė. Pėr shembull shkolla teknike e Korēės ishte plotėsisht nėn ndikimin e kėtij grupi komunist. Anastas Lula, me sa mbaj mend unė, ka qenė strehuar pėr vite tė tėra nė shtėpinė e Vangjo Vangjelit, njė intelektual shumė korrekt dhe i mirė korēar. Ai vetėm pėr faktin qė nė shtėpinė e tij kishte strehuar Anastas Lulėn dhe shokė tė tjerė tė Grupit tė tė Rinjve, ėshtė parė me sy tė dyshimtė. Nė Korēė Grupi i tė Rinjve kishte njė aktiv shumė tė gjerė e tė fuqishėm, si: Anastas Lula, Pali Tėrova, Jorgo Plaku, Fatmir Gjata, Vaskė Gjino, Selman Kasapi, Ajet Rusi, Abaz Fejzo, Sami Baci, Skėnder Backa etj. Gjithashtu, Neki Ēakėrri, i cili vazhdonte shkollėn teknike nė Korēė dhe njihej me psedonimin Vangjo, sepse e zonja e shtėpisė ku banonte Nekiu, Frosina Karapanēo, nuk e shqiptonte dot kėtė emėr mysliman. Gjithsesi, tė dy kėta djem dhe dhjetėra shokė tė tyre, tė tė njėjtit grup, ishin tė lidhur edhe nėpėrmjet kushėrinjve apo tė afėrmve tė tyre. Nė kėto kushte unė e dija mirė aktivitetin e kėtij grupi dhe lidhjet e anėtarėve tė tij nė qytetin e Korēės. Vazhdimisht mė ka bėrė pėrshtypje persekutimi dhe likuidimi fizik i paligjshėm e i dėnueshėm qė iu ėshtė bėrė kėtyre djemve tė mrekulleshėm tė Shkollės Teknike tė Tiranės e tė Korēės, si dhe atyre tė Shkollės Tregtare tė Vlorės e tė tjerė. _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Dossier Historike:! Sat Jun 30, 2007 5:59 pm | |
|
Me rastin e 20 - vjetorit te vdekjes se Enver Hoxhes.
Nga z.Vasil Qesari - France
Mė 11 prill 1985, nė Komitetin e Partisė nė Vlorė, dritat qenė ndezur qysh pa gdhirė.
Kuadrot e larta tė Partisė, shtetit e policisė, venin e vinin me vetura tė cilat ecnin me shpejtėsi tė madhe.
Nė orėn 07:00, sekretari i parė Enver Halili thirri me urgjencė mbledhjen e aparatit.
Nė sallėn e mbushur plot kish renė heshtje mortore. Sekretari i parė, veshur me kostum tė zi, me rrathėt e syve tė mavijosur, me zė tė dridhur e fraza tė copėzuara nga emocioni, dha lajmin e kobshėm: Mė 11 prill 1985, nė orėn 2 e 15 minuta tė mengjezit pushoi sė rrahuri zemra e udhėheqėsit tė dashur e tė lavdishėm tė Partisė e popullit tonė, shokut Enver Hoxha. Ca gra klithėn me tė madhe, ndėrsa burrat rrėnkuan thellė e nxorrėn shamitė. Pastaj, nė sallė u krijua pėshtjellim e rrėmujė, por sekretari vuri qetėsi e vijoi leximin e Komunikatės sė KQ tė PPSH e Buletinin Mjekėsor, tė nenėshkruar nga 8 mjekė. Nė tė thuhej se, vdekja, kish ndodhur fill mbas: "... disa liezoneve tė forta tė sistemit kolateral periferik dhe dėmtimeve nė zemėr, veshka e organe tė tjera. Qysh nė vitin 1973, Enver Hoxha kish pėsuar njė infraktus tė miokardit tė shoqėruar me aritmi tė zemrės. Nė vitet mė pas, evoluoi njė isufiēencė e rendė koronare e cila, para njė viti, u bė shkak pėr goditje nga ishemia cerebrare.
Nė mengjezin e 9 prillit, pa pritur, zemra e tij pushoi sė rrahuri pėr shkak tė infiltracioneve ventrikulare ..." ... Jo, jo, s'ishte e mundur! Enver Hoxha s'mund te vdiste ! Dhe njerezit pyesnin te pataksur: A do tė ndodhte vėrtet "kataklizma", tani qe Enver Hoxha, kish dhene shpirt ?! A ishte ai qenie e vdekėshme si gjithė tė tjerėt, ndėrkohė qė konsiderohej eternel si perėnditė e Olimpit ? Nė fund tė fundit, a mund tė vdiste ai i cili qe kthyer nė simbol tė Shqipėrisė ? Ai, emri i tė cilit kendohej, glorifikohej, hymnizohej e ngrihej nė qiej ēdo ditė ? Nė festa publike, private, nė lindje, vdekje e martesa ?
Vdekja e Enver Hoxhės, u shoqėrua me tension e alarm tė pa parė nė krejt udhėheqjen e Partisė. Por, pėr dy ditė me rradhė, ajo u mbajt e fshehtė e nė sekret tė madh. Pse vallė ?! Pa dyshim, pėr organizimin e Spektaklit tė Madh tė homazheve, varrimit, caktimit tė zėvendėsit tė tij si dhe hartimit tė "strategjisė sė vazhdimėsisė". Tek njerėzit e thjeshtė, tė cilet qenė mėsuar me idenė se, komandanti legjendar qe i pavdekshėm, lajmi i papritur shkaktoi tronditje, konfuzion, hutim e mpirje. ( Por, megjithatė, ata qė mendonin se vdekja e tij do shenonte fundin e botės, panė me habi se jeta vazhdonte si mė parė e se, dielli lindte pėrsėri. Ndėrsa, tė tjerė, tė cilėt kishin vite e vite qė prisnin me padurim fundin e tij, ishin pak a shumė tė bindur se, zhdukja e Enver Hoxhės qe edhe fundi i njė epoke e cila, pėr fat tė keq, kish qenė mė e zeza nė historinė e saj moderne ). Megjithė pėshtjellimin, udhėheqja e Partisė, nisi shpejt nga puna pėr ngritjen e kultit tė Pavdekėsisė. Mobilizimi i propagandės, shtypit e radio-televizionit me sloganin kryesor "T'a kthejmė dhembjen nė forcė", kish pėr qėllim jo vetėm forcimin e mėtejshėm tė unitetit, por veēanėrisht ruajtjen e pėrjetėshme tė Ikonės. Pra, Messia vėrtet kish vdekur por, ikona do tė qe edhe mė tej e pranishme kudo.
Impozante, autoritare e sidomos e frikėshme dhe kėrcenuese,nė ēdo ēast ajo duhej t'u kujtonte njerėzve, se asgjė s'kish ndryshuar. Se, Enver Hoxha, ish gjallė e i pavdekshėm e se, ata qė mendonin ndryshe, do tė ndėshkoheshin brutalisht si edhe mė parė ...
Funeralet zyrtare u caktuan pėr nė 15 prill. Arkivoli u vendos nė hollin e ndėrtesės sė Kuvendit Popullor. Televizioni transmetonte pėr natė skena nga homazhet. Pamje histerie. Lotė, klithma e ējerrje faqesh. Nė mbarė vendin, plasi njė garė e shfrenuar pėr shkrime telegramesh, letrash, mesazhesh, rapsodish e poezish tė cilat, pastaj, nėpėrmjet komiteteve tė Partisė nė rrethe, i dėrgoheshin Komitet Qendror nė Tiranė. Gazeta Zėri i Popullit evokonte pėr ditė, figurėn poliedrike e historike tė udhėheqėsit tė pavdekshėm. "Ata qė patėn fatin e madh tė jetojnė epokėn e lavdishme tė Enverit, - shkruhej ndėr tė tjera, nė njė shkrim tė saj - do tė jenė padyshim ndėr mė fatlumėt e tė gjithė brazave qė do tė vijnė pas. Ne ishim, ne punuam e jetuam sė bashku me tė! - do tė thonė ata plot krenari. ( Nė njė letėr e cila, tek mjaft militantė ngjalli ngazėllim e kėrshėri te madhe, njė inxhinjer kimist i cili kish mbaruar studimet nė Kinė, shkruante: Nė bazė tė leximeve e studimeve tė mia, unė i propozoj shoqes Nexhmije Hoxha dhe KQ tė Partisė qė, trupi i shokut Enver Hoxha tė ballsamoset.
Unė jam i bindur se, nė tė ardhmen, shkenca do tė arrijė tė bėjė mrekullira. Atėhere, nuk do tė jetė aspak ēudi qė, duke pėrdorur elementė tė materies njerėzore mund tė arrihet nė riprodhimin e tij fiziko - gjenetik. Do tė vijė njė ditė, pra, qė nga materia jo e gjallė njerėzore, njerėzimi do tė jetė i aftė tė krijojė pėrsėri figurat e tij tė mėdha historike. Atėhere, populli shqiptar, do tė ketė sėrishmi tė gjallė e midis tij, tė shtrenjtin e te lavdishmin, Enver Hoxha ... ) Ndėrkohė, nė atmosferėn e zisė kolektive, poetė e shkrimtarė tė njohur e tė panjohur, botuan proza e elegji, ku shprehej pikėllimi i madh pėr humbjen e pa zevendėsueshme tė njeriut mė tė shquar qė kombi shqiptar kish lindur ndonjėherė. Ceremonia funebre u zhvillua nė 15 mars. Nė njė ditė tė zymtė e me shi. Arkivoli me trupin u vendosėn mbi njė shtrat topi. Nė ballė tė kortezhit ecnin 14 ushtarė qė mbanin nė duar jastėkė tė kuq me dekorata. Pas tyre vinin familja e anėtarėt e Byrosė Politike. Kamerat e fotoreporterėt pėrqendroheshin vazhdimisht nė grupe njerėzish qė vajtonin e ēirrnin faqet. Pastaj, kortezhi u ndal, nė sheshin Skendėrbej. Ndėrkohė qė pasardhėsi i tij, Ramiz Alia, mbante fjalėn e rastit, regjia e televizionit shkrinte herė pas here me imazhin e mitingut njė kuadėr filmik i cili, mė pas, u cilėsua si gjetje artistike gjeniale. Shiu binte mbi monumentin e Skenderbeut. Nga sytė dhe mjekrra e heroit kombėtar rridhnin lotė. Ideale, apo jo ?!... Skendėrbeu qante pėr humbjen e birit tė vet !... Vdekja e diktatorit ngjalli reaksione edhe nė ambasadat e huaja. Sepse, vėrtet Enver Hoxha kish qenė nė krye tė njė regjimi ekstrem e gjakatar, por ajo ishte vetėm njėra anė e medaljes.
Ana tjetėr qenė interesat gjeopolitike, tė cilat pėr Perėndimin, kishin rendėsi tė veēantė. Nė fund tė fundit, Perėndimi s'mund tė harronte se, Enver Hoxha ishte ai i cili qe shkėputur nga Bashkimi Sovjetik e kish hequr nga vendi i tij, gjithė arsenalin e raketave bėrthamore, drejtuar nga Kontinenti i Vjetėr. Pėr kėtė, ai, padyshim qe shpėrblyer. Perėndimi e shėrbimet e tij sekrete, e kishin fshirė pėrfundimisht Shqipėrinė nga planet e tyre tė Luftės sė Ftohtė, duke mbajtur rreth saj njė indiferencė e heshtje totale, thuajse ajo s'egzistonte fare. Diktatorit, i qenė lenė kėshtu duart tė lira, pėr tė vazhduar qetėsisht krimet e tij. Kėsisoj, pa as mė tė voglėn brerje ndėrgjegjje, bile me koshiencė tė plotė, Perėndimi kish kontribuar e ligjėruar me cinizėm gjakosjen e tragjedinė e njė populli tė tėrė.
Megjithatė, nė botėn e jashtme, ndryshe nga ē'mendohej brenda vendit, jehona e vdekjes sė Enver Hoxhės qe fare e vogėl. Sipas gazetės franceze Le Monde tė 13 prillit 1995: "...vdekja e Hoxhės ka shkaktuar pak komente zyrtare nė kryeqytetet e mėdha europiane, tė cilat nė pėrgjithėsi, janė mjaftuar me dėrgimin e mesazheve tė shkurtėra tė ngushėllimit, drejtuesve tė Tiranės. Kryeministri grek z.Papandreu, i cili ndikoi kohėt e fundit nė zhvillimin e marrėdhenjeve ekonomike me Shqipėrinė, ka shprehur " hidhėrimin e tij ". Po ashtu, pėr dėrgimin e njė mesazhi ngushėllues njoftoi edhe Partia Komuniste Franceze. Nė Washington, departamenti i Shtetit njoftoi se, SHBA ishin tė gatėshme tė rifillonin njė dialog vėllazėror me Shqipėrinė, nė se kjo e fundit do t'a kėrkonte... Ndėrsa, nė 12 prill, nė edicionin e orės 20:00, televizioni italian dha njė lajm tė shkurtėr tė shoqėruar me imazhe, ku lideri shqiptar cilėsohej si njeriu qė arriti t'i nxjerrė shqiptarėt nga mizerja ekstreme nė njė varfėri dinjitoze.
Kurse, agjencia e lajmeve Hsinhua si dhe e pėrditėshmja e PK tė Kinės Zhenminzhibao, e botuan lajmin e vdekjes sė Enver Hoxhės, tė shoqėruar me njė fotografi tė tė ndjerit nė madhėsinė e njė pulle poste tė rrethuar me shirit tė zi.Nga Moska, me katėr rreshta tė botuara nė tė pėrditėshmen Pravda dhe agjencinė e lajmeve TASS, KQ i PK Sovjetike i shprehte ngushėllimet PPSH me rastin e vdekjes sė Hoxhės. Diēka mė tepėr, i kushtoi ngjarjes shtypi jugosllav qė e cilėsoi ngjarjen si, fundin e epokės sė Enver Hoxhės. Nė tė, u botua shkurtimisht biografia e tij, si edhe u theksuan konfliktet e shumta qė kishin karakterizuar marrėdhėnjet mes dy vendeve... ... Ndėrkohė, Shqipėrinė, e kish mbuluar zia. Gratė u udhėzuan tė mos vinin tė kuq buzėsh e dasmat, tė shtyheshin pėr mė vonė e tė bėheshin pa muzikė. Pas vdekjes, kulti i diktatorit u bė mė frenetik e gjer nė absurditet ekstrem. Kėshtu, fill pas vdekjes, organizata e pionierėve, e ngritur sipas modelit sovjetik, u quajt Pionierėt e Enverit. Pas saj, nė 16 tė ēdo muaji tetor, ( qė ish dita e tij e lindjes ) u iniciua lėvizja Java e Enverit. E, po nė atė kuadėr, Bashkimet Profesionale ( BPSH ), krijuan njė titull tė veēantė nderi pėr kolektivat e punonjėsit e pararojės, i cili u quajt, Flamurtar i zbatimit e venjes nė jetė tė mėsimeve tė shokut Enver. Nė ēdo anė tė vendit, nė qytete e fshatra, nė ēdo shkollė, uzinė, sheshe e lagje, nisėn tė shfaqen tė ashtuquajturat Kende tė Enverit. Ato ishin edhe vendet ku do tė vendosej Ikona e Shenjtė. Regjimi po ngrinte kėshtu, totemet e Zotit tė Ri. ... Tė shoqėruara kudo me stenda, parrulla, foto, slogane, nisma revolucionare e yje tė mėdhenj prej betoni, tė cilat mbanin mbishkrimin Enver Hoxha, 1908 - I pavdekshėm, ato u kthyen nė chapelle-at e Perėndisė Enver. Por, zelli e veneracioni ndaj Zeusit, s'mbaruan me aq. Mė pas, me vendim tė posaēėm tė KQ tė Partisė, emri i Enverit iu dha njėherėsh Hidrocentralit tė Fierzės, Kombinatit Metalurgjik nė Elbasan, Universitetit Shtetėror tė Tiranės e Uzinės Traktori. Mė 1986, nga vajza e dhendėri i vetė Enver Hoxhės, u hartua projekti, e nė qendėr tė Tiranės, nisėn punimet e ndėrtimit tė muzeut madhėshtor kushtuar Prijsit tė Pavdekshėm. Vendi, i caktuar pėr atė qėllim u rrethua me murre, panele e ushtarė tė armatosur. Njė inxhinjer, i cili punoi nė ndėrtimin e tij, rrėfen: "... Pėrse Nexhmija kish preferuar ndėrtimin e njė muzeu e jo tė njė mauzoleumi ? A kish qenė ai njė " amanet" i Enverit apo vendim a zgjedhje e vetė Nexhmijes ? Ky qe vėrtet mister.
Pėr mendimin tim, ajo ēka kish ndodhur nė Bashkimin Sovjetik me trupin e ballsamosur tė Stalinit, pa dyshim qė do t'a kenė tunduar mjaft atė, duke e ēuar rrjedhimisht nė vendimin qė, trupi i Enver Hoxhės s'duhej ballsamosur...Natyrisht, aso kohe asaj, as qė i shkonin ndėr mend ngjarjet qė do tė ndodhnin pesė - gjashtė vjet mė vonė, por pėrveē njė farė dyshimi dhe nė saje tė traditės, ajo gjykonte se trupi i tij, si do qė tė vinin punėt, do tė ish mė i mbrojtur nė thellėsi tė tokės. ( ... ) Qysh nė fillimin e ndėrtimeve, shumė njerėz, kur panė projektin e tij, e quajtėn atė " Piramida ". ( Emėr i cili ka mbetur edhe sot e kėsaj dite ) ... Pėr ndėrmarjen e ndėrtimeve 21 dhjetori, objekti u cilėsua i rendėsisė sė veēantė. Punohej jo vetėm ditėn po dhe natėn nenė dritėn e projektorėve. Pėr ndėrtimin e tij, Partia s'i kurseu milonat e dollarėve, nė njė kohė kur rezervat valutore tė vendit ishin fare minimale. Grupe teknikėsh e inxhinjerėsh, u dėrguan nė vende tė ndryshme perėndimore pėr tė porositur e blerė pa kursim, gjithėēka qė nevojitej pėr madhėshtinė dhe luksin e " objektit "... Por, pėrpjekjet pėr mbajtjen gjallė tė Enverit, vazhdonin pambarim. Mė 16 tetor 1988, me rastin e 80 vjetorit tė lindjes sė tij, nė Shqipėri u pėruruan tri statuja gjigande. Njėra nė Korēė, ku ai paraqitej nė moshė tė re, kur ish profesor nė liceun francez. Tjetra nė Tiranė, nė moshė mė burrėrore, me pardesy, kostum e gravatė. Dhe, e treta, nė Gjirokastėr, ulur, nė moshė tė thyer e duke medituar. Mė 1991, bashkė me rrėzimin e diktaturės, u shembėn edhe idhujt e saj, tė cilėt shumėkush i quante eternelė. Piramida e ngritur nė kujtim tė Faraon - it tė Tiranės, u kthye nė Qendėr Kulturore si pėr paradoks tė faktit qė, edhe Enver Hoxha i pat kthyer shumė kisha e xhami nė shtėpi kulture e ahengu. Objekti i parė qė u hap brėnda saj qe, ēuditėrisht, njė kafene e cila u rikujtonte njerėzve se, edhe i zoti i shtėpisė ( Faraoni ), e pat filluar karrierėn e tij si pronar i njė pijetoreje, po nė Tiranė. ... Kėsisoj, jeta e fundi i Enver Hoxhės, na japin shembėllin e pėrkryer tė njė tirani totalitar aq sa edhe Stalini e Hitleri. Ashtu si edhe mėsuesi i tij i adhuruar Stalini, ai vdiq nė shtrat e u quajt i pavdekshėm nė jetė tė jetėve, ndėrsa mbi varrin e tij u vendos mbishkrimi tipik totalitar: "Enver Hoxha 1908 - I pavdekshėm". Pastaj, siē ka ndodhur rėndom me historitė e tiranėve, qė nga kohė tė cilat s'mbahen mend, erdhi njė ditė qė kufoma e tij u ēvarros natėn e u hodh nė njė gropė tė varrezave tė Sharrės, pa i venė as edhe njė gur pėrsipėr. Pėrfundimisht, me bindje tė plotė themi se, jeta prej despoti e Enver Hoxhės e meriton plotėsisht si Epitaf, njė maksimė tė njohur tė Makiavelit, nė tė cilėn thuhet se: "... janė tė denuar tė dėshtojnė me turp, mallėkim e neveri gjithė ata njerėz qė shkatėrrojnė fetė e pėrmbysin shtetet. Gjithė armiqtė e talenteve dhe kurajos humane, tė letėrsisė e arteve tė dobishme, tė vlerave tė nderuara nga mbare njerezimi. Pra, shkurt, gjithė ata tė cilėt, nė aktet dhe veprimet e tyre, karakterizohen nga paudhėsitė, egėrsia, dhuna, injoranca, ultėsia e kotėsia...". _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Dossier Historike:! Sat Jun 30, 2007 6:00 pm | |
| | Kodi: | Pse Enver Hoxha ishte njeriu i jugosllavėve |
Pėrpara se tė pėrshkruaj dy kallėzimet pėr personin e quajtur Enver Hoxha, e shoh tė arsyeshme ta filloj kėtė shkrim me njė takim e bisedė qė kam bėrė para shumė kohėsh me personalitetin e politikės dhe letėrsisė shqiptare, Arshi Pipa, i cili erdhi nė Shkodėr, tek e motra e tij mbas 35 vite mėrgim tė detyruar.
Nga z.Nikė Pavaci
Mu dha mundėsia tė rri e tė bisedoj pak me tė. I kėrkova qė ai tė qėndronte kėtu nė Shqipėri; tė mblidheshim, tė organizoheshim etj, veē tė punonim e tė bėnim diēka pėr kėtė vend hallemadh tė gjithė sė bashku, sidomos mbas asaj epidemije tė kuqe shqiptare.
Andej nga fundi i bisedės tonė, afėrsisht e tė njė mendjeje, ramė nė ujdi qė,
vendi e kombi ynė, sidomos mbas vdekjes sė Skėnderbeut, u ndodh e u gjend i rrethuem e i kufizuem, ashtu si katėr polet e planetit tonė: veri-jug e lindje-perėndim, nga kombe, popuj, shtete e pushtete, prej tė cilėve, sidomos nga disa qarqe tė zeza, qė dėshironin e punonin, veē si e si qė ecja e Shqipnisė dhe e kombit tonė tė kthehet nė ZVARITJE, e me sa mė shumė kohė tejzgjatjesh nė jetėn e tij. E kjo, pėrveēse shumė faktorėve e rrethanave tė ndryshme, asht dhe mbetet e tillė si pretekst-demek, si ēėshtje: historiko-shpir-tėrore; e kjo mundėsisht e gjithnjė tė mbetet si nė heshtje e padeklarueme tė panevojshme. Sepse, ashtu si jo pak kombe, popuj, shtete e pushtete kanė ba gabime e gafa tė tyne ndaj vetes e ndaj tė tjerėve, ku edhe ne kemi ato tonat, por sidomos ne ndaj vetvetes ma tepėr e pothuaj aspak ndaj tė tjerėve, tė cilėt na kanė kushtue shumė mbi kurrizin tonė nė shekuj e dekada
. Tani pa koment tė thellė po hedh nė letėr kallėzmin e Tuk Jakovės. Prej disa shėnimeve tė mia po i shkėpus tė ngjeshura disa kallėzime, ndoshta fort domethėnėse, e qė besoj kanė vlera pėr tu gjykue e rigjykue deri thellė.
Nė dhomat e burgut tė Tiranės Dihet se dhoma e ish-tė burgosurve politikė tė burgut tė Tiranės, ku banonin Tuk Jakova e Bedri Spahiu me disa ish-tė burgosur politikė (rreth 12 veta), dilnin nė vedi e tė ndamė nga ne tė tjerėt, pėr ajrosje, banjo, e tjera, pa u takue dhe as ballafaque me banorėt e tjerė ish-burgosur politikė, tė dy dhomave tė tjera mė tė mėdha. Pra, ishim tė ndarė dhe nuk komunikonim. Por gjehej rasti qė dhe takoheshim pėr disa minuta vjedhurazi, veē dhe me ndihmėn e rojes sė mbrendshme e tė pėrgjegjėsit tė ish-tė burgosurve aty (edhe ai i burgosur), e pėr kėtė rast e kohė quhej Kiēo. Kėshtu mu dha mundėsia qė tė takohem disa herė, pėr disa minuta tė mira me Tuk Jakovėn dhe si shkodran, por mė tepėr me ndihmėn e Gjergji Buflit, dashamirės, mik e moshatar me Tukun.
Biseda e kufizuar nė lavanterinė e tė dėnuarve Nė njė rast ne ishim katėr veta nė aneksin e banja-lavanterisė tė burgut Tiranė; Tuku, Gjergj Bufli, Kiēoja (i cili edhe lėvizte) dhe unė; Ishte viti 1958. Tuk Jakova kallėzon pėr ne:
pėr mbledhjen e 8 nėntorit 1941 isha i ftuem, nė listėn, bile mjaft i porositun prej Koēos (Toēo Tashko shėnimi i autorit) qė tė mos mungoj nė atė mbledhje tė rėndėsishme pėr formimin e Partisė Komuniste. Ishim porositur qė tė shkonim e tė ecnim nji e nga nji, veēmas, ose shumė-shumė dy veta, por me pak largėsi nga njėri tjetri; bile ecja tė shoqėrohej me vigjilencė personale tė fortė, pėr deri tek shtėpia (ndėrtesa) ku do tė mblidheshim. Unė shkova (eca) i vetėm. Aty gjeta disa tė ardhur para meje. I pėrshėndeta lehtas. Pashė sė Baca (Ramadan Ēitaku shėnimi i autorit) ishte i vetėm dhe u drejtova tek ai. Ishte natyrė babaxhani fjalėpakė. U ula pranė tij dhe na u duk se po nxejmė njani-tjetrin. Karshi nesh, krejt afėr e ballėpėrballė, ndodheshin Miladini e Topalli (Miladin Popoviēi e Dushan Mugosha, dy jugosllavėt). Por, meqėnėse Dushani ēalonte, Tuk Jakova e emėrtonte Topalli shėnimi i autorit). Ata tė dy dhe disa tė tjerė aty kishin ardhur pėrpara meje. Thjeshtė e lehtas bisedonim unė dhe Baca. Njerėzit e porositun e tė caktuem pėr atė mbledhje vazhduan tė vinin nji e nga nji. Krejt e tamam andej nga fundi i kėsaj kohe, qė ne po grumbulloheshim e pritėshim njani-tjetrin pėr tė fillue mbledhjen, kur hapet dera dhe po hyjnė Koēoja i marrė (Toēo Tashko shėnimi i autorit), se kėshtu duhet mė i thanė atij tashti dhe fill pas tij po na bjen Atė. E kėtė e nuhati Gjergji. E afroi gojėn e tij tek veshi im tue mė thanė: Tuku nuk ka qejf mė tia pėrmendi emrin Enverit... Tuku durues e gjakftohtė heshti disi, pastaj foli pak mė lehtas e si me veten e tij: ... Ai (Enver Hoxha-shėnim i autorit) sikur nuk ishte nė listėn e tė porositurve e tė ftuemve, more njerėz..., fshani Tuku, tue tund kryet. ...Por... - vazhdoi Tuku, kėsaj radhe disi i nxehmė, ...diēka mė ngacmoi, ashtu si kot, e meqenėse i kishe dhe karshi, ballėpėrballė Miladinin e Topallin, se si mu ndalėn sytė tek kėta dy jugosllavė. Pra, riktheva kujtesėn time shpejt e shpejt, se, kur hyni ai, Koēoja i marrė e fillė pas tij hyni edhe Ai, pashė se si u hap balli i tyne, e po aq edhe fytyra e tyne mori njė nur bukurie, pamje e njė kėnaqėsi shpirtėrore, qė jo vetėm nuk mė hiqet mendsh ai ndėrrim fytyrash tė atyne tė dyve, por edhe nuk do harroj kurrė kėtė sa tė kem jetė. Ata tė dy (Miladin Popovoēi e Dushan Mugosha shėnimi i autorit) kishin tė drejtė, se kishin gjetur tamam veglėn e duhur, e pėrse tė mos kėnaqeshin ata..., pėrfundon Tuku, qė fshani me shpirt e mllef, sidomos pas atyre pesė fjalėve tė fundit: ...kishin gjet tamam veglėn e duhun....
Analiza e tekstit Nuk besoj se ėshtė e domosdoshme tė lodhi veten dhe sidomos lexuesin, apo ti hedhi dyberin e komentit tė kėtij kėllėzimi, sepse historinat, fakte e ngjarjet qė ne, brezi i ynė i provoi mbi kurrizin tonė, asht e mbeten tė mjaftueshme ashtu siē ishin e janė. Por ama, ato thėrmia (dromca) treguese tė Tukut (e tė tjerėve dėshmitarė okularė, gjallėnues), u panė e dolėn, se fatet e Shqipnisė (e tė tjerėve ballkanas) u mbollėn nga tavolinat e bixhozit politiko-historik tė Jaltės, Podzonamit, Teheranit e sidomos ajo e fundit e Moskės-tetor 1944, nėpėrmjet tri pusullave shkėmbyese: Ēėrēill-Ruzvelt-Stalin tė formulės: Zona e influencės nė Evropė, (e veēanėrisht Shqipėria qė nuk pėrmendet me qėllim), tue ia dhurue e caktue Shqipninė fqinjit tonė verilindor, Jugosllavisė, si me njė farė nėnkujdestarie tė Shqipnisė, por tė heshtun. (Marrė nga vepra: U, Curchill Lufta e Dytė Botėrore vol XI. Botim italisht, Mondadori, Milano 1970, pp, 262-263). Ja se si ku doli formula e vogėl e Tukut: ... kishin gjetė tamam veglėn e duhun... E tani, qė nga 1990-ta (gjithnjė nėn gardhin e Ballkanit), po duket se kjo kujdestari i ka kalue (si tinėzisht) fqinjit tonė helen jugor! Veē, po ti marrim punėt nga e para, a kam (e duhet tė kemi) tė drejtė tė shprehim se Shqipnia e jonė, asaj Lufte tė Dytė Botėrore, i a ka pa sherrin fort trashė Italisė Fashiste, si pushtuese ajo, e cila u ba dhe shkak lufte vėllavrasėse mesvedi, nga pushtimi i zi i saj, ndaj pa i pasė as hak e as hile. E qė mandej u bė shkak e iu hap rruga ardhjes sė asaj lloj mrrude (e mbrapshtė) e tė payrnek (e pasoj) bolshevike allaballkanshe, e cila mund tė emnohet dhe nuk ishte tjetėr veē nji thurrje merimagash tringjyrėshe aq negative e kriminele, tashmė trioja emėrtuese historike: Carizėm-Bizantizėm-Sulltanizėm (allashqiptarshe) e papraktikume kurrė nė kėtė Shqipni shekullore. E po aq, sa e si ata pushtimet shekullore tė errėta qė ranė mbi kurrizin e kėtij kombi tė marterizuem e tė pafat.
Burrat e shtetit E sa mbarė e mirė do tė ishte fati i Shqipėrisė, nėse nuk do tė ndodhte ai pushtim i dhunshėm e i padrejtė fashisto-nazist! E ku bile do tė shkonte fati qė vendi ynė, mund e do tė qėndronte asnjanės, ndaj asaj Lufte tė Dytė Botėrore (1939-1945), ashtu sikurse dhe Spanja, Turqia, etj. Por medalja dihet se ka edhe anėn tjetėr tė saj: veē nėse personi i frontit (parė) shqiptar Ahmet Zogu (mbret), fill mbas atij pushtimi, 07 prill 1939, po rrokte armėt e tė printe rezistencėn Nacional-Ēlirimtare, fati i ardhshėm i popullit tonė do tė ishte ndryshe: vetėm nė tė mirė. Ashtu siē printe udhėheqėsi shqiptar Skėnderbeu, i disa shekujve mė parė, kundra pushtuesve lindorė e fitimin e lirisė. Edhe nėse ish-mbreti Zog do tė vritej, qoftė nga pushtuesit, ose dhe nga komunistėt shqiptarė, tashmė egoista dhe tė qėllimshėm kėta dhe pėr pushtete, siē e treguan dhe arritjet, Ai, mbreti, jo vetėm do tė mbetej pėrherė dėshmor i kombit tė tij, por ama, dhe komunistėt shqiptarė, mbase nuk do ta kositnin (merrnin) pushtetin diktatorial dhe aq kollaj qė e privatizuen pėr tė zezė tė Shqipnisė historikisht. Kėshtu, ish-mbreti shqiptar, nga tri vetitė vetjake, qė thuhej se i mbarte si: menēurinė (me mprehtėsinė), dinakėrinė e trimė-rinė, (kėtė tė fundit (trimėrinė, pra) e kthej nė hiē-gja), ku edhe Shqipnia vuajti. Por Ai, ama u tkurr nė njė kolibobė historike-politike. Veē, sidokjoftė, faktet e historia besoj se anon nga ajo se, qė nga viti 1924 e deri nė ditėt e sotme (viti 2005), ndėr katėr personat e figurat ma pėrgjegjės-drejtues shqiptar, siē ishin e janė Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha dhe Fatos Nano, ishte dhe ashtė Ahmet Zogu ma pozitivi, sepse diēka bani dhe pse ndoshta si tė pakta. Por ama, tė sakta, tė paramune e qėndrestare, etj, se sa ish-diktatori Hoxha aq negativi e i pa-soj. Letra sekrete qė tradhtoi Qemal Stafėn Pse shefi i PKSH-sė i shkruante nė fshehtėsi kuesturės italiane. Dyshimi pėr tė hapur zarfin e fshehtė.
Para disa muajve takova njė bashkėvuajtės, me origjinė nga Pėrmeti, (me emr e mbiemėr Na. Ta), por me banim nė Shkodėr, nė nji pallat 2-3 katėsh, fare pranė ish-kinema Republika, sot Milenium, rreth 80 vjeē, me trup tė gjatė, disi i mbajtun, por pak i krrusun. Bisedat tona dolėn nė atė rrugė, sa ai pėrmetari u hap e tregoi edhe kėtė kallėzim prej njė ish-shoku tė tij, pėr Enver Hoxhėn. Pėrmetari me inicialet Na. Ta. kallėzon: Kur dola nga burgu politik, andej nga viti 1955, po nė Tiranė ritakoj njė shok tė hershėm tė punės, i cili quhej Ruzhdi, me origjinė nga Dibra. Mbiemri tij, pėrherė ishte diēka si i ngatėruar pėr mua, ose Ēiēo, ose Ēiēi, ose Ēiēa. Ishte i urtė e fjalėpakė. Punonte nėpunės si konduktor (drejtues) ndėrtimi, pranė Ministrisė Punėve Botore tasaj kohe. Pėrmetari Na. Ta. mendohet pak, mandej flet: Ruzhdiu mė tregon: ...pata hyrė nė njė nga ato celulat e rinisė antipushtuese shqiptare, kėtu nė Tiranė. Edhe pėrse punėn e kisha tė mirė, e po aq edhe rrogėn, pushtimin e padrejtė fashist e urreja. Ndoshta nga natyra ime pak si i heshtur e tek maturia, celula mė ngarkoi detyrėn e raportimit e korrierit nėpėr ministritė e institucionet tatij pushteti, edhe pėrse si pushtues. Pa zhurmė e pa bujė lėvizja dhe punoja gjithandej; pa rėnė nė sy dyshimi e besimi. Njė ditė, ishte fillim maji, mė thėrasin dhe unė ndodhem para Enver Hoxhės.
E njihja Enverin, se pėr mė tepėr bėja punėn e shpeshtė tė korrierit. Zakonisht bisedat e fjalėt mes nesh ishin tė shkurtra e tė prera. Enverin e gjeta nė kėmbė e me shikim nga dritarja e me kurriz nga dera ku hyra unė. Enveri, si pėrherė, mė foli e porositi shkurt: Kėtė pusullė keni pėr ta dėrguar nė Kuesturė, aty si pėrherė. Ma shtriri pusullėn e vogėl, tė mbyllur, siguruar e palosur mirė. E mora dhe e sigurova nė vendet e caktuara tė rrobave tė mia. U ndamė pa folur asnjė fjalė, por me njė lloj mėnyrė-heshtjeje, interesante mes nesh. Gjatė rrugės mu sajua njė ndjenjė shpirtėrore ngacmuese. Kėtė herė u ktheva sė pari nė zyrėn time tė punės, e jo fill si zakonisht nė Kuresturė, kur dorėzoja letrat e pusulla tė tilla aty. Mbylla dhe sigurova derėn nga brenda. Nxora nga vendi i fshehtė i rrobave pusullėn. I hodha njė vėshtrim tė thellė. E solla gjithandej. U bėra kurioz fanatik dhe vendosa ta hap: veē me kujdes e me durim, qė kur ta rimbyllja, tė mos linja gjurmė dyshimi. Aty ishin shkruar kėto pak fjalė: Qemal Stafėn e keni pas Medresesė. E rimbylla atė pusullė me po aq kujdes sikurse e hapa. E dorėzova, si zakonisht nė kuesturė. Nė fillim, ato pak fjalė tė asaj pusulle nuk mė bėnė pėrshtypje. Por, kur pas rreth njė ore u dėgjua e u pėrhap lajmi i vrasjes sė Qemal Stafės, spari kujtova e pastaj, kur rikujtova thellė mbrendinė e asaj pusulle, diēka vendosa se, qė nga kjo ngjarje-pusullė, mėsova mė shumė, peshova mė shumė, heshta mė shumė dhe ngadalėsova vrullin e detyrės disi... sepse... ishte dhe luftė. -Kėtu e kėshtu pėrfundoi Ruzhdiu. Kėshtu kallėzoi e pėrfundoi dhe pėrmetari Na. Ta e u ndamė miqėsisht. _________________
 |
|  | | polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Re: Dossier Historike:! Sat Jun 30, 2007 6:00 pm | |
| | Kodi: | MARSI I MALLEKUAR I ' 97-es ! |
Para disa ditesh, te gazeta "Shekulli", lexova shkrimin e analistit te mirenjohur Mustafa Nano "Ti themi jooooooooooo Berishes!".
Nga znj.Raimonda Moisiu - CT,USA
Nuk e di pse, por mbas leximit te tij, ne mend m'u rikthyen pamjet e marsit '97 dhe tmerri i asaj kohe kur, shqiptaret luftonin me njeri-tjetrin. Dhe mendimi im vijoi me idene se Berisha, ne gjithe ate ngjarja te zeze te historise sone, ka nje pergjegjesi te padiskutueshme.
Por, megjithate ai eshte gjithmone aty, me profilin e tij kercenues, fjalorin tejet agresiv dhe shikimin e tij grabitqar. Me nje pamje te tille e pashe edhe ne nje foto te fundit, gjate punimeve te Kuvendit te Partise Demokratike i cili, nga fillimi gjer ne fund,u pershkrua nga ovacionet dhe motoja: Kur themi Berisha, nenkuptojme PD- ne e kur themi PD nenekuptojme Berishen. ( Keto vargje, s'kane se si te mos te sjellin ne mend ato te Majakovskit, i cili shkruante: Kur themi Lenini, nenkuptojme Partine e kur themi Partia, nenkuptojme Leninin. Kjo thenje, i shkon shume per shtat edhe Berishes e Partise se tij ) -
E, kujtimet s'me lene te qete e me ēojne te ai mars i '97 ne qytetin tim te Korces. Ishte 12 Mars. Me nje miken time juriste, punonim ne nje "kjoske". Une me perkthime dokumentesh, ajo si notere. Per dreq, ajo kjoske ndodhej ngjitur me seline e Partise Demokratike te qytetit e, ne ate kohe trazirash te tmerreshme, kjo gje na i shtinte edhe me teper friken. Kish dite qe ne qytet qarkullonin fjalet se po vijne vlonjatet.....( Ne Vlore kish dite qe kishin shperthyer revoltat e qyteti po jetonte ditet e "shtetit brenda shtetit") E keto fjale, thashetheme, dilnin pikerisht nga ajo seli e PD-se. Njerez te ndryshem te saj, hapnin fjale se po vijne vlonjatet te na pushtojne, se Gjirokastra ra ne duart e vlonjateve, se Permeti e Erseka po ashtu. Se, aty, po behej nje kasaphane e vertete mes vlonjateve e kolonjareve. Se vlonjatet kishin kaluar Qafen e Qarrit ( 10 km larg Korces ), se leberit donin te pushtonin gjithe Shqiperine...
Ate dite te 12 marsit '97, po ndodhte po i njejti avaz. Qarkullonin te njejtat fjale. Po kete radhe vlonjatet ishin shume afer. Ne hyrje te Korces. Nxituam te mbyllnim kiosken kur, nje aktivist i Partise Demokratike erdhi dhe fotokopjoi nje liste me emra. Hodha syte me kureshtje dhe munda te lexoj disa emra. Me ra ne sy se ata emra qene kontigjent kriminal i policise se qytetit tone. Me pas disa prej tyre, i pashe te hynin ne seline e Partise Demokratike nga ku dilnin me nga nje revolver ne xhep e laps e karte ne dore. U terrorizuam. Nje panik i vertete!.. Mbyllem kiosken dhe ikem ne shtepi per te qendruar prane familjes, prane femijve. Me frike e ankth se cfare mund te ndodhte nga momenti ne moment. Me vone, nje komshi me tha:
- Sot ne ora 6 e 30 te mbremjes do hapen depot e do rrembehen armet per te luftuar vlonjatet qe jane ne hyrje te qytetit.
- O, zot ! thashe me vehte dhe mendova - Si eshte e mundur ?... Vlonjatet jane shqiptare si ne... E pse duhet t'i luftojme ? Po edhe po se vijne, le te dalim e t'i presim si vellezer, se jemi shqiptare. Pse duhet te luftoje shqiptari me shqiptarin ? Ngrita syte edhe nje here nga qielli e u luta:
- O perendi! Bej diēka qe te mos derdhet gjak !
Ishte ora 5 e 30 minuta. Ishte ngrysur e qe bere nate. Mblodha femijet ne shtepi, se isha e terrorizuar, e frikesuar. Per me keq, shtepine e kisha edhe buze rruges, me nje dritare te ulet pothuajse 50 cm larg nga toka. E, ishte ne ato caste qe degjova zhurmen e nje makine, e cila po ikte me shpejtesi. Me aq shpejtesi sa gomat fishkellenin e nxirrnin tym ne kthesa. Pastaj, ate e pasuan te tjera. Nisa te te dyshoj se dicka po ndodhte nga qe, kurre, s'me kishte bere vaki te degjoja kaq zhurme makinash.
Pallati im, i ndertuar me kontribut vullnetar, ishte afer rezervava te shtetit si edhe nje reparti ushtarak. Mbas nje ore, pikerisht me 6 e 30, degjova krisma armesh. Shtirje ne ajer. Ngriva e tera dhe nisa te dridhesha. Fjala qe me pat thene komshiu paskish qene e vertete. Me sa dukej depot armeve po shpertheheshin nga qe vlonjatet kishin mbrritur prane Korces. Pas pak iku energjia elektrike. Mbetem edhe pa drita. Fqinja ime 78 vjece, nje grua qe jetonte vetem, me erdhi ne shtepi. Nderkohe, komshiu i cili pat njoftuar per shperthimin e depove, kish ikur edhe ai te rrembente arme. Djali im i madh insistonte. Donte edhe ai te shkonte per arme. Une ulerija e nuk e lija duke e mberthyer prej trupi. - Nuk me duhen arme ne shtepi i bertisja e llahtarisur Nuk e sheh se cfare po ndodh jashte? Mund te me vritesh, per hiē gje ! Jo, bir, rri ketu !
Kaluam nje nate plot tmerr e frike, nene krisma armesh. Te nesermen, me 13 mars, rruget e qytetit ishin mbushur plot njerez te armatosur. Makinave u kishin hequr targat e, nga dritaret e tyre shihje vetem tyta armesh. Shume prej tyre, ishin "benza" luksoze, pronaret e te cileve vidhinin e shkaterronin cdo gje... O, Zot! Cfare fati tragjik na paske dhene ne, shqiptareve, thashe me vehte. Dhe vrapova te shoh se mos u kish ndodhur gje prinderve te mij. Rruges ndjeva frike. Ecja me ngut. Isha shume e pasigurte. Ne cdo moment mund te merrja ndonje plumb e te vritesha. Syte me shikonin njeres me arme e maska corapesh "nylon" ne koke. Te komiteti egzekutiv, pashe nje grup tjeter meshkujsh te armatosur. Edhe ata te maskuar me corape ne koke. Nje prej tyre me foli:
- Monda, mos ki frike ! Hyre brenda, ketu ne komitet, te mbrohesh !
E njoha nga zeri. Ishte nje arkitekt korēar, anetar i Partise Demokratike si edhe shok imi i femijerise dhe i shkolles 8 vjecare. U largova me vrap dhe mbrita te shtepia e prinderve. Ata m'u sulen me qortime: Pse dole ne kete kohe te tille apo do qe te vrase ndonje plumb qorr ?!
Ndenja vetem 15 minuta te shtepia e prinderve e pastaj u nisa per ne shtepi. Rruges shikoja njeres qe vidhinin, shkaterronin. Disa ishin te gjakosur e po i ēonin ne spital. Mes tyre dallova edhe nje komshijen time te plagosur. E kishin qelluar kur ishte duke vjedhur supermarketin grek. Ikja sa me hanin kembet. Kur mbrita te kryqezimi i spitalit, te cilin korēaret e quajne TREKENDESHI, pashe nje baterdi e vetete. Krisma, makina qe iknin me shpejtesi sketerre e qe mbartnin mallra te vjedhura. Ndertesa te shkaterruara, te prishura, te vjedhura...
Arrita me nje fryme ne shtepi. Mblodha femijet rreth vetes. Ish nje nate e tmerrshme. Krisma, bastisje, perdhunime... Oh zot, me ruaj femijet, lutesha. Erdhi 14 Marsi. Perseri i njejti avaz. Ate dite po bastiseshin disa godina te ndertuara nga nje shoqate bamiresie. Ishte nje lloj spitali per te semuret. Degjova qe aty kishin shkuar edhe femijet e mi. Ika me nje fryme per t'i marre kur, ē'te shoh? Aty ishin edhe nxenesit e mi bashke me prinderit e tyre. Njeres te thjeshte. Por edhe njeres te njohur si hajdute qe vidhinin. Vidhnin ē'te mundnin. Nderkohe, shoh djalin tim vogel me nje komputer ne dore. Cfare ben ? i thashe - Jo bir i mamit, ne asnje menyre ! Lere ku e gjete dhe hajde te ikim ...
Ne ate ēast degjova disa krisma armesh. Nga nje peme aty afer, pashe te binte diēka poshte. Ishte nje femije. Nuk mora parasysh rrezikun dhe vrapova drejt tij. Kur c'te shoh? Ishte nxenesi im, Marengleni. I mbytur ne gjak. Me nje komputer ne duar. Bertita me sa ze qe kisha:
- Kane vrare Marenglenin ! Ndihme ! Ndihme ! Eshte akoma gjalle !
Therrisja e kerkoja ndihme mes lotesh e ngasherimesh. Prane meje, ndali komshiu im me nje fugon qe e kish mbushur deng me sende te vjedhura. E hipem femijen ne makine dhe une e mora dhe e shtrengova fort ne gji. Mamane e tij e kisha shoqe. Kishim mbaruar per gjuhe te huaja bashke. Ajo per rusisht, une anglisht. Por, Zhuli dhe Vaska, prinderit e Marenglenit ishin ne Greqi. Per te kujdesej xhaxhai. Marenglenin, pervec qe e kisha nxenes, i mesoja edhe anglishten ne nje kurs privat. I gjori femije! Me hodhi syte, me shikoi e, pastaj, vari koken. Dha shpirt ne krahet e mi. Fillova te qaj, te uleras. Ishte shume e dhimbshme ajo skene. Ne duart e mia, nxenesi im dha shpirt. Si do t'i thoshja Zhulit ? Cfare fjale do te gjeja per ta ngushelluar ? U trondita shume. Ne spital e moren dhe e ēuan drejt e ne morge. Ika me vrap. Te dera e spitalit me prisnin femijet e mi. I mora dhe shkova ne shtepi. Une e di si jam gdhire ate nate...
Te nesermen dola perseri. Shikoj nje tjeter atmosfere. Njeres te cilet leviznin ne kembe, me makina e motocikleta e qe kishin vene shirita te bardhe ne koke e therrisnin: Paqe, Paqe ! Dy dite me pare, po ata njeres i kisha pare qe vidhnin e shkrehnin arme. E, ate dite, therrisnin: Paqe, Paqe ! Hipokrizia nuk kish fytyre, nuk kish fjale. Pashe njeres te hipur ne nje tank, kontigjent i policise, te tjere te dale nga shperthimi i burgjeve. Edhe ata therrisnin: Paqe, Paqe ! Neper rruget e qytetit, po ecte nje deputet i Partise Demokratike, doktor ne qytetin tim, Bujar Osmani. Ecte me koken ulur dhe injoronte cdo gje qe shihte perreth. Me tej, pashe nje polic qe bente sherbim te TREKENDESHI, aty ku dy dite me pare po ate polic e kisha pare te vidhte misionin bamires Nene Tereza. Oh, Zot !
Nuk e di... Ka shume, shume per te shkruar per ate mars te '97-es. Per vajzen e vogel 13 vjecare qe s'mundi te kaperxente pragun e shtepise, se plumbi qorr e shtriu te vdekur per dhe. Per nje tjeter nxenes timin qe e ekzekutuan me bresheri automatiku. Per pasigurine e jetes qe na shoqeronte ne cdo hap, ne rruge, ne shtepi, ne shkolle, kudo. Ku ishe, ti, Sali Berisha aso kohe ? Ti qe lejove te shperbehej shteti?...Ti i sigurove femijet e tu. I shpure ne Itali te miqte e tu. Po femijet tane, kush t'i mbronte, kush t'u siguronte jeten? Po Marenglenin e vogel, kush e vrau, o Sali Berisha? Shteti qe "ndertove" ti e qe pastaj e shkatrrove ? Ti qe ju dhe armet, te mireve e te liqve ? Qe fute shqiptaret ne hasmeri. Ne vrasje me njeri tjetrin. Mos harroni, shqiptare, marsin e '97 es e mos lejoni kurre qe Sali Berisha te vije perseri ne pushtet... _________________
 |
|  | | |
|