PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Berisha: Tė rishkruhet historia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Berisha: Tė rishkruhet historia   Thu Aug 23, 2007 4:52 pm

Berisha: Tė rishkruhet historia

Kthehen sėrish debatet pėr Luftėn, periudhėn e Enver Hoxhės dhe 28-29 Nėntorin




Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin pėr rishikimin e historisė sė Shqipėrisė. Me propozim tė ministrit tė Arsimit, Genc Pollo, qeveria krijoi Qendrėn e Studimeve Albanologjike dhe e ngarkon atė tė merret me rishkrimin e historisė jashtė tendencave ideologjike. Duke kėrkuar rishikimin e historisė nga Qendra e Studimeve Albanologjike, e cila pėrbėhet nga Instituti i Historisė, qė do tė ketė tė drejtėn ekskluzive pėr tė shkruar historinė nga e para, kreu i qeverisė premtoi se do tė shtohen financimet dhe investimet nė kėtė fushė. Sipas Kryeministrit Berisha, mund tė jemi i vetmi vend i cili akoma nuk e njeh historinė e tij. "Disa njerėz mendojnė se nuk na intereson historia jonė, pėr tė mos thėnė edhe njė herė tjetėr se herė-herė edhe na turpėron, sigurisht po t‘i nxjerrėsh gjėrat jashtė kontekstit tė kohės mund tė dalin ndryshe, por shqiptarėt nuk kanė pse tė mos e vlerėsojnė historinė e tyre, arritjet, ` ndėshkimet, sukseset, disfatat nė mėnyrė qė ajo tė bėhet gjithmonė e mė shumė racionale", tha kreu i ekzekutivit.

Njė sėrė vendimesh tė sjella nga Ministria e Arsimit kanė pasur tė bėjnė me njė pikė tė pėrbashkėt, siē ėshtė ajo e reformės nė institucionet kėrkimore tė Akademisė sė Shkencave. Sipas Berishės, kjo reformė ka pasur vetėm njė synim kryesor, fuqizimin, mbėshtetjen dhe pėrsosjen e organizimit tė veprimtarisė sė kėtyre institucioneve.

Qendra Albanologjike

Pas vėrejtjeve dhe pas sugjerimeve tė marra nga personalitete tė shquara tė vendit, qeveria krijon Qendrėn e Studimeve Albanologjike, e cila pėrbėhet nga disa institute. Disa prej tyre janė Instituti i Albanologjisė, Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Historisė etj. Kreu i qeverisė pohoi se "uroj qė Instituti i Historisė t‘u thotė shqiptarėve tė vėrtetėn". Fjala e Berishės, nė fakt, i ėshtė referuar periudhės qė nga instalimi i regjimit komunist tė Enver Hoxhės e deri mė sot. Propozimi pėr ngritjen e kėsaj qendre dhe mė tepėr pėr shkrimin e historisė nė mėnyrė tė detajuar, ka ardhur nga Ministria e Arsimit. Gjithsesi, vlen tė theksohet se njė vendim i tillė pritet tė krijojė debate ashtu si nė ambientet akademike edhe nė skenėn politike. Pėr tė gjitha kėto vlen tė theksohet ndarja e dy poleve kryesore politike pėr datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė, ku e djathta feston 28 Nėntorin dhe e majta 29 Nėntorin. Kreu i Ekzekutivit, pasi ka vendosur miratimin e kėsaj nisme, ka ngarkuar numrin njė tė Ministrisė sė Arsimit tė ndjekė me vėmendje kėtė zhvillim. "Zoti ministėr, edhe sot e kėsaj dite shqiptarėt e kanė tabu historinė. Mendoj se ėshtė e domosdoshme qė kėtij instituti t‘i kėrkohet tė bėjė histori jashtė tendencioziteteve ideologjike, pasi mund tė jemi i vetmi komb qė akoma nuk mund tė njohim historinė tonė", tha Berisha. Bėrja e historisė, gjithmonė e mė shumė racionale, ka qenė nė fokusin e djeshėm tė vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave. Institut tjetėr qė do tė krijohet pranė kėsaj qendre do tė jetė ai i kulturės popullore dhe arteve. Sipas kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave, kjo merr njė vlerė shumė tė madhe. "Instituti i Arkeologjisė ėshtė njė tjetėr institucion i rėndėsishėm i kėsaj qendre, e cila do tė quhet Qendra e Studimeve Albanologjike. Pra, kėtu taksohen burokracia, shtohet shkenca, do tė shtohen financimet e investimet dhe ne duhet ta marrim me seriozitetin mė tė madh", tha ai. Sipas Berishės, Shqipėria dhe shqiptarėt kanė njė potencial tė jashtėzakonshėm nė kėto fusha, ashtu si nė fushėn e gjuhėsisė.
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Berisha: Tė rishkruhet historia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Shqiperia :: Histori-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com