Hidhet shorti për play-off në Ligen e Kampionëve

Hidhet shorti në Nion për turnin e fundit eliminator të Ligës së Kampionëve ku bien në sy takimi mes Sampdorias dhe Verder Bremenit dhe Dinamos së Kievit me Ajaksin.

Në sfidat e tjera Zeniti i trajnerit italian Luciano Spaleti do të përballet me francezët e Aukserit, ndërkohë që bie në sy gjithashtu edhe derbi iberik mes portugezëve të të cilët eleminuan Selltikun me spanjollët e Seviljas.

Kjo është panorama e plotë e takimeve:

Werder Bremen – Sampdoria, Dinamo Kiev – Ajax, Salzburg – Hapoel Tel Aviv, Rosenborg – Copenhagen, Basel – Sherif, Sparta  Praga – Zilina, Partizan Beograd – Anderlecht, Young Boys – Tottenham, Braga – Sevilla, Zenit – Auxerre.

Ndeshjet e para do të luhen në datat 17-18 gusht ndërsa ato të kthimit vetëm pas një jave, 24-25 gusht.

Leave a Comment

%d bloggers like this: