Heqja e vizave per Shqiperine e Bosnjen, ne vere

Heqja e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen kete vere duket se eshte tashme fakt i kryer, perderisa nderkombetaret kane deklaruar jo vetem se jane plotesuar kushtet teknike nga ana e qeverise shqiptare, por dhe per faktin e thjeshte se tashme diskutohet dhe heqja e vizave per Kosoven. Kete e ka bere te ditur Tanja Fajon, raportuesja e Parlamentit Evropian per heqjen e vizave, per vendet e rajonit te Ballkanit. Teksa e ka cilesuar si fakt te kryer heqjen e vizave kete vere per dy vendet e fundit ne Ballkan, Fajon ka kembengulur qe vizat duhet te hiqen dhe per Kosoven, shtetin me te ri ne Evrope.
Keshtu, raportuesja e Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave per Ballkanin Perendimor, Tanja Fajon, ka deklaruar se nga procesi i liberalizimi te vizave duhet te perfitoje dhe Kosova. Pasi ka konfirmuar se “qendrimi i BE-se eshte per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen gjate kesaj vere”, ajo ka theksuar se “duhet te gjejme zgjidhje dhe per njerezit ne Kosove dhe se nuk mund te lejohen vrima te zeza ne rajonin e Ballkanit Perendimor”. Deklarata e eurodeputetes, Fajon eshte dhene gjate nje ligjerate ne Institutin e Studimeve te Lindjes se Mesme dhe Ballkanit, ne Lubjane, duke rikonfirmuar perfundimisht qendrimin e Parlamentit Evropian per nje Ballkan pa viza ne te gjithe perberjen e tij. “Me ndarjet ne shtete te mira dhe te dobeta rrezikojme ndarje edhe me te medha dhe jo stabilitet ne rajon. Duam qe nga kjo vere te heqim vizat, per Shqiperine dhe Bosnjen e Hercegovinen, dhe kemi bere thirrje qe sa me pare te gjejme zgjidhje edhe per njerezit ne Kosove. Nuk guxojme te lejojme ekzistimin e vrimave te zeza ne harten e Ballkanit Perendimor, i cili nganjehere duket si mozaik”, eshte shprehur Fajon. Duke paralajmeruar se tashme do te vijojne negociatat dhe me Kosoven per te hequr vizat me vendet e zones se Shengenit. Deklarata e Fajon vjen menjehere pas deklaratave te zyrtareve me te larte Evropiane, duke filluar qe nga Presidenti i Bashkimit Evropian, Rompuy, Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso, Presidenti i Parlamentit Evropian, Buzek dhe nje numer shume i madh zyrtaresh evropiane, te cilet kane garantuar heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe integrimin e Shqiperise ne BE. Nderkohe qe Fratini, Ministri i Jashtem italian, ka qene me konkret, teksa ne viziten e tij te fundit ne Shqiperi, para disa diteve ka deklaruar se ne maj jepet opinioni nga Komisioni Evropian, me 2 qershor merret vendimi per liberalizimin e vizave, nderkohe qe ne vjeshte hyn ne fuqi levizja e lire e qytetareve shqiptare me vendet e Bashkimit Evropian. Nderkohe qe Fajon eshte “agjitatorja” me e flakte per heqjen e vizave te Shqiperise me vendet e BE. J.M Kohajone

No Comments

  1. un says:

    kur me se vdiqem

Leave a Comment

%d bloggers like this: