Hekurudha e Kombit qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven

hekurudha e kombit shqiperi kosoveBerisha – Se shpejti Hekurudha e kombit.

Procesi i bashkimit kombëtar, një prej temave shumë të prekura nga kryeministri muajt e fundit, ishte po ashtu në qendër të diskutimit të tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

“Procesi i bashkimit kombëtar të shqiptarëve është jetik për paqen dhe stabilitetin e rajonit, për të ardhmen e kombit shqiptar. Nëse padrejtësitë historike i ndanë shqiptarët në 5-6 shtete, kjo nuk do të thotë kurrë se do të ecet drejt 5- 6 kombeve shqiptare, e kjo pastaj do të ishte rruga e shfarosjes graduale të shqiptarëve.”- tha Berisha.

Ai tha se besimi tek ideali i bashkimit kombëtar, duhet vendosur fill pas besimit tek zoti.

“PD si një forcë që, që në javën e parë të saj shpalli si yll polar çështjen kombëtare, vjen si forcë politike besnike, e palëkundur e këtij ideali që përbën dhe idealin kryesor të ndërtimit të së ardhmes së kombit shqiptar.”- theksoi kryeministri.

Bashkimin, ai e cilësoi fatlum edhe për fqinjët, pasi sipas tij, kështu do të çlirohen edhe nga albanofobia.

Në këtë kuadër, Berisha foli për hekurudhën e kombit, e cila sipas tij, do të jetë e një cilësie të lartë.

“Aq sa ç’dukej e pamundur rruga, po kaq e  pamundur duket hekurudha sot. Por kur ta nisim do ta shohin”- theksoi ai.

Leave a Comment

%d bloggers like this: