Harrohen në internet, u vdes fëmija

Një çift bashkëshortësh nga Koreja e Jugut janë harruar pas lojërave në internet kafe, duke lënë të vdesë urie foshnjën e tyre në shtëpi.
Policia koreane bën të ditur se çifti e kishte lënë në shtëpi fëmijën e vogël, i cili pas orësh të tëra kishte ndërruar jetë nga mospërkujdesja e prindërve. Agjencia e lajmeve “Yonhap” shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur para disa muajve në një qytet të Koresë së Jugut.

Papërgjegjshmëria e babait 41-vjeçar dhe nënës 25 vjeçe arrin më tej, ku pasi mësojnë për fatkeqësinë, ata i arratisen policisë, dhe vetëm pas pesë muajsh arrestohen. Policia lokale i ka bërë të ditur agjencisë “Yonhap”, se çifti prej kohësh bënte një jetë të shthurur.

Për t’iu larguar halleve të përditshme të jetës, çifti kishte gjetur “rehati” tek internet kafetë, duke braktisur edhe foshnjën e tyre.

No Comments

  1. Moni says:

    Kan ik robt per lesh fare..

Leave a Comment

%d bloggers like this: