Haga, mandat-arresti për Gedafin

Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë synon të rimbledhë “sa më shpejt të jetë e mundur” provat e nevojshme për të kërkuar një mandat-arresti kundër Gheddafi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeprokurori argjentinas Luis Moreno Ocampo.

Mbi mandatin e OKB-së, GJPN ka filluar hetime mbi krimet e mundshme kundër njerëzimit në Libi.

“Faktet janë të rënda ka me qindra ose mijëra të vdekur”, është shprehur ai.

“Për momentin janë identifikuar 10-15 persona”, ka shtuar Ocampo.

Leave a Comment

%d bloggers like this: