Gruevski: S’ka Shqipëri të Madhe, Kërçova e jona

Gruevski Ska Shqipëri të MadheShqipëria Etnike në Maqedoni nuk do të mundet as tani por asnjëherë edhe në të ardhmen. Nuk do të lejojmë askënd që Maqedoninë ta bëj Shqipëri

Këtu do të jemi”, theksoi Nikolla Gruevski

Fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoni ka rritur tonet dhe akuzat e politikanëve maqedonas ndaj shqiptarëve. Tone të ashpra ka përdorur vet kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në takimin e zhvilluar në qytetin e Kërçovës. Ai u ka bërë thirrje maqedonasve që të dalin të votojnë për zgjedhjet lokale të 24 marsit në komunën e Kërçovës për të marrë drejtimin e saj.

“Ata duan me qytetarë të shpërngulur para 10, 20 dhe 30 viteve të marrin Kërçovën. Kërçovarë, ne kësaj radhe duhet të dalim të gjithë deri në fund dhe t’i përgjigjemi se e kujt është Kërçova”, ka theksuar Nikolla Gruevski.

Në këto zgjedhje, dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH, megjithë mosmarrëveshjeve kanë arritur të bien dakord për në kandidatë të përbashkët. Partitë shqiptare kanë nxjerrë si kandidat Fatmir Deharin, i cili do të kandidojë përballë kandidatit të partive maqedonase.

Gruevski ka theksuar se nuk duhet lejuar shqiptarët me diasporën të marrin Kërçovën. “Ata duan me qytetarë të shpërngulur të marrin Kërçovën. Do t’i sjellin me aeroplanë dhe autobusë. Kjo komunë do t’i mbetet njerëzve që jetojnë këtu. Deharët duan që në mënyrë artificiale të ndryshojnë strukturën demografike duke sjellë diasporën. Unë do të thoja se kjo është jokorrekte, e pandershme dhe joetike”, u shpreh Gruevskti.

Ai shtoi se kjo “nuk është asgjë përveç se një etnonacionalizëm”.

Më tej, kryeministri maqedonas u shpreh se nuk do të lejohet që Maqedonia të shëndrrohet në Shqipëri. “Më kanë ardhur presionet dhe kërcënimet nga Deharët që Maqedoninë e shohin si Shqipëri. Ai na dërgoi porosinë dhe ëndrrën e tij. E dëgjuam edhe Mexhitin, i cili e plotësoi Deharin.

Andaj më 24 mars, edhe të shëndoshët edhe të sëmurët, edhe të rinj edhe pleqtë, burra e gra, çdo shtëpi një nga një të dalin të votojnë dhe ti tregojmë se kjo ka qenë dhe do të mbetet Maqedoni. Nuk do të lejojmë askënd që Maqedoninë ta bëj Shqipëri, as Deharit, as Mexhitit, sepse kjo nuk është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk do të kalojë. Shqipëria Etnike në Maqedoni nuk do të mundet as tani por asnjëherë edhe në të ardhmen. Këtu do të jemi”, theksoi Nikolla Gruevski./I

Leave a Comment

%d bloggers like this: