Greva e urisë, dështon takimi minatorë- ACR

BULQIZE- Ka dështuar takimi i pritshëm mes minatorëve të Bulqizës dhe përfaqësuesve të kompanisë ACR, me ndërmjetësimin e kreut të Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta. Ky i fundit njoftoi pak më parë se takimi i sotëm ka dështuar, por tha se do të vazhdojë përpjekjet për të ulur në tryezë palët, pasi gjendja shëndetësore e 13 minatorëve në grevë është mjaft e rënduar.

Mësohet se kanë qenë dy arsyet të cilat kanë bërë që të dështojë edhe takimi i sotëm mes palëve; kompania konçesionare kishte vënë si kusht që në bisedime të mos merrnin pjesë kreu i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikollaj dhe zëvendësi i tij Taf Koleci por një përfaqësi tjeter.

Ndërkohë, janë minatorët ata që kanë patur pretendimet e tyre, duke kërkuar që në takim të mos merrte pjesë përfaqësuesi shqiptar i ACR-së si dhe administratori i kompanisë ACR, Giga Bedineishvili i cili momentalisht gjendet ne Bulqizë.

Bedineishvili kishte kërkuar më parë që minatorët të zgjedhin  një përfaqësi tjetër dhe jo këtë që është propozuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Minatorët 11 ditë në grevë, sot pritet marrëveshja

Minatorët e Bulqizes kane hyre  ne diten e 11-të të greves se urise, ndersa sot pritet te arrihet marreveshja mes tyre dhe kompanise ACR. Kompania ACR i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta për të ulur në tryezë palët.

Nje dite me pare, në një reagim, ACR deklaroi se është e gatshme të ulet në një tryezë me minatorët për të negociuar lidhur me kerkesat e tyre.

Përfaqësuesit e kompanisë ACR pritet të jenë sot në Bulqizë për të nisur dhe dialogun.

Minatorët nga ana tjetër janë shprehur gjithashtu të gatshëm për tu ulur në bisedime me minatorët. Kreu i Konfederatës së Minatorëve, Kolë Nikollaj tha se minatorët nuk do të braktisin grevën deri sa të ketë një marrëveshje të firmosur mes palëve.

Minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 11-të të grevës së urisë. Gjëndja e tyre mësohet se është mjaft e rënduar, ndërsa një ditë më parë dy minatorë kanë lënë grevën për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Pas daljes së dy minatorëve, aktualisht në thellësinë 1400 metra nën tokë vazhdojnë grevën e urisë 13 minatorë, ndërsa kolegë dhe familjarë vazhdojnë t’i mbështesin jashtë ambjenteve të galerisë ku janë ngujuar minatorët grevistë.

Liman Isufi, 44 vjeç  dhe Gentian Ndreu, 29 vjeç kanë lënë grevën në ditën e 9-të për shkak të problemeve me shëndetin.

Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: