Greqi, rreth 300 mije emigrantë shqiptarë te paligjshëm do të kthehen.

Kthimi i emigrantëve do të ketë një faturë të rëndë ekonomike për vetë Shqipërinë, që gjatë 20 vjetëve të emigracionit ka mbajtur një qëndrim të papranueshëm

Asgjë nuk mbetet ashtu si më parë. Kriza ekonomike që po fundos nga dita në ditë vendin helen po rrezikon gjithmonë e më shumë sigurinë e qëndrimit të pjesës më të madhe të emigrantëve shqiptarë. Mungesa e një politike për emigracionin nga qeveria “Papandreu”, po ndikon qartë në emigracionin shqiptar. Ky kthim i mundshëm dikur dukej si një skenar filmi, ndërsa sot duket se përbën një realitet të thurur në legjendë. Nga dita në ditë grupe – grupe emigrantësh shqiptarë të detyruar po i drejtohen përkohësisht apo përfundimisht vendit të tyre të lindjes. Deri më sot nuk ka një numër të saktë nga shteti shqiptar, pasi edhe interesimi ndaj këtij fenomeni është zero. Sipas burimeve të mediave vendase, bëhet fjalë se të paktën rreth 40 për qind, ose 280.000 emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, pritet nga dita në ditë të rikthehen në vendin e tyre.

Të gjithë emigrantët do të deportohen
Të gjithë emigrantët e paligjshëm do të deportohen apo të riatdhesuar vullnetarisht. Vendi nuk mund të përballojë të gjithë emigrantët qe ndodhen këtu. Të gjithë emigrantët e paligjshëm do të deportohen apo të riatdhesuar vullnetarisht.  Procesi i siguron një subvencion, është shprehur dje ministri i Mbrojtjes Civile. Z. Kristo Papuci, në një intervistë për gazetën “To Bhma”

“Një veprim i tillë bën të mundur kthimin e detyrueshëm apo vullnetar të 280 mijë emigrantëve shqiptar të paligjshëm, dikur të ligjshëm, të cilët nuk mundën të siguronin kërkesat për ditët e punuara. ( ensimat)”

Emigracioni për shoqërinë greke!…

Emigracioni është një problem i madh për shoqërinë greke. Në realitet është një bombë. Një fenomen që nuk i përket vetëm Greqisë, por njëkohësisht është një problem për BE. Greqia ka bërë thirrje për “të sjellë Evropën  këtu” me qëllim për të ndihmuar forcat e ruajtjes së kufijve të përbashkëta FRONTEX, në bashkëpunim me autoritet greke, për të ruajtur kufijtë e Evropës,  ka theksuar ministri i Mbrojtjes Civile, z. Kristo Papuci:

Kthimi i emigrantëve

Kthimi i emigrantëve do të ketë një faturë të rëndë ekonomike për vetë Shqipërinë, që gjatë 20 vjetëve të emigracionit ka mbajtur një qëndrim të pa pranueshëm.

Mungesa e politikave dhe e një strategjie për emigracionin nga politika shqiptare kanë indinjuar në maksimum kohët e fundit emigrantët tanë në Greqi, ku edhe të indinjuar kanë mbetur edhe nga politika e propaganduar nga qeveria “Papandreu”, që deri më sot jo vetëm nuk ka mbajtur asnjë veprim, por përkundrazi vazhdon fshesën ndaj tyre.

40  për qind e do kthehen vetë

Kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës me pronarin, gjendja e rëndë ekonomike gjatë gjithë këtyre viteve, i kanë lodhur së tepërmi emigrantët, që po i drejtojnë sytë gjithnjë e më shumë nga vendi i tyre. 30 për qind e të pyeturve janë përgjigjur se nuk mund të qëndrojnë më dot në dhe përgatiten për t’u kthyer.

Tërheqin paratë nga bankat

Dikur punonin me ëndrrën për të mbledhur para, ndërsa sot jeta e tyre varet nga këto të mbledhura, Shumë mallra shtëpiake apo automjete janë blerë nga emigrantët me para në dorë ndërsa pjesa tjetër me anën e kësteve. Çdo fund muaji në banka e vendit shumë emigrantë tërheqin sasi parash për të përballuar jo vetëm nevojat e jetesës, por edhe për të paguar këstin e automjetit dhe mallrave të tjera shtëpiake. Një barrë e rëndë për të përballuar është edhe taksat e vendosura nga shteti (paravolat) 300 euro për çdo emigrant në rast rinovimi të dokumenteve, si dhe të tjera para për blerjen e ensimave ( pullat e ditëve të punuara).

Tashmë kriza ekonomike po gjunjëzon nga dita në ditë me dhjetëra emigrantë, që deri dje e shikonin krizën si një fenomen që do kalohej pa i prekur këta.

Në Greqi, 22 mijë apo 50 mijë?

Greqia luan me shifrat e emigrantëve klandestinë duke i servirur ato sipas interesave të saja. Konkretisht, në mediat greke është publikuar se deri në fund të nëntorit 2010, sipas informacionit të trupave të shërbimit evropian të mbrojtjes së kufirit FRONTEX, publikuar me 10 dhjetor te 2010, nga Shqipëria për në Greqi ishin futur 22 mijë klandestinë, një numër ky i vogël në krahasim me atë të kombeve të tjera. Sot në mediat shqiptare flitet për një numër më të madh në rritje,  në 50.175 klandestinë të ndaluar në kufirin shqiptaro-grek,,ku vetëm pak kohë u fol për 22 mijë. Më në fund duhet të saktësohet cili është realiteti? Përse fryhen këto numra dhe kujt i shërbejnë këto pasaktësi. Në Athinë kemi edhe një përfaqësi shqiptare e cila informohet për çdo ditë rreth këtij problemi, vallë kemi të dhëna për këtë.  Media shqiptare duhet të pushojë më së fundi të jetë një papagall vetëm përcjellës lajmesh…..

Preket  biznesi shqiptar

Kriza nuk la pa prekur edhe biznesin shqiptar që pas viteve 1998 mori një zhvillim të kënaqshëm. Numri i tyre në gjithë Greqinë kapi shifrën 20.000, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave vendase. Një pjesë e prej tyre kanë përfaqësuar në panairet ndërkombëtare vendin tone, ndërsa sot një tre prej tyre po shkojnë drejt falimentimit. Me gjithë uljen në çmime, fuqia blerëse ka rënë në minimum. Rritja e TVSH-së, nga 19% në 21%, ndikoi negativisht në frymëmarrjen e këtij sektori që sot shikohet si një falimentim i sigurt, edhe pse qeveria “Papandreu” ka parashikuar për të hedhur në këtë sektor rreth 1 miliard euro.

Papunësia në Sheshin “Omonia”

Qendra e Athinës ka marrë pamjen e viteve 1990-të, ku çdo mëngjes shumë emigrantë me çantë në duar grumbullohen në shesh me shpresë për të siguruar punë. Pasi presin me orë të tëra, fytyra të lodhura dhe të pashpresë marrin rrugën e kthimit për në shtëpitë e tyre.

Vite më pare pronarët kërkonin emigrantë për punë, ndërsa këta të fundit pretendonin me të drejtë për një page më të mire, ndërsa sot ndodh e kundërta. 74.9 për qind e emigrantëve shqiptarë punojnë në ato vende pune ku nuk duan të punojnë vendasit. Sot çdo gjë ka ndryshuar, pasi Greqia nuk është më ajo e mëparshmja. Të pa shpresë për të ardhmen sytë e tyre janë drejtuar për nga Shqipëria.

Disa të dhëna

Në Bashkimin Europian jetojnë rreth 20 milionë emigrantë të ardhur nga “vendet e treta”, ose një në 25 banorë dhe që përbëjnë 5 për qind të gjithë popullsisë së BE. Për nga numri ata përbëjnë një shtet të veçantë të barabartë me Austrinë ose Suedinë. Portugalia, Suedia, Belgjika Holanda dhe Finlanda përbëjnë pesë vendet pritëse me numrin më të madh të emigrantëve, të politikave të emigracionit, si dhe të politikave sociale dhe ato politike, ku qëllimi i tyre është integrimi i emigrantëve në një Europë me shanse të barabarta.  Greqia, Lituania janë dy vendet e fundit që nuk u krijon kushte emigrantëve në fushën e integrimit. Në Greqi komuniteti shqiptar përbën 67.2 për qind numrin e përgjithshëm të emigracionit në këtë vend, ose 557.600,

26.5 për qind me arsim të lartë.

Përsa i përket nivelit arsimor emigrantët paraqiten më lartë se sa grekët. se – – 19,1%  prej tyre kanë mbaruar arsimin e detyrueshëm

48,5% të shkollave të mesme,

26,5% kanë mbaruar arsimin e lartë

Shumica kanë nga një diplomë në Arsim, Shëndetësi Shkenca dhe Ekonomi . po ky arsimim nuk luajti ndonjë rol në këtë vend pasi me ligj u ndalohej punësimi në vendet publike, ndërsa në ato private nuk u hapej rruga….

10 për qind kanë shtëpitë e tyre

85 për qind e emigrantëve jetojnë në shtëpi me qira, ndërsa 10.5 për qind janë pronarë të shtëpive të tyre. Ndërsa një dy ka llogari në bankat greke. Shuma e depozituar llogaritet në 3 miliardë euro

Leave a Comment

%d bloggers like this: