Greqi, kisha greke drejt falimentimit. Video

Ne Greqi tashme edhe kisha e cila njihet per pavarsine e saj financiare dhe ekomnomike, po shkon drejt falimentimmit.
Mediat greke bëjnë të ditur se kisha San Sinod po shkon drejt falimentimit si rezultat i pakësimit të donacioneve për shkak të krizës ekonomike, mosmbledhjes së qerave të marra nga hotelet dhe vendet e punës që janë pronë e kishës dhe si rezultat i mospagesës së borxhit të kredisë të marrë nga banka.

Në deklaratën e bërë nga drejtuesi i Kishës greke, Kryepeshkopi i Athinës, ndër të tjera thuhet: “Kisha greke gjendet në një krizë të thellë të ardhurash dhe e presin ditë të vështira në fund të vitit”.

Ndërsa mitropoliti i zonës, Elasona Vasiljos, përgjegjës për punët ekonomike të Kishës, bëri të ditur se në lidhje me këtë çështje është përgatitur një program i “shtrëngimit të rripit”.

Në deklaratën e dhënë për gazetën “To Vima”, mitropoliti Vasiljos pohoi se në programin e përgatitur janë parashikuar minimizimi i shpenzimeve ditore të kishave, ndërprerja e ndihmave të dhëna manastireve dhe mitropolive në zonat kufitare, ndalimi i punimeve riparuese, zbritje në rrogat e personalit civil dhe shitja e disa pasurive të patundshme të Kishës.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç pakësimit të shpenzimeve dhe rritjes së të ardhurave”, u shpreh Vasiljos.

Leave a Comment

%d bloggers like this: