Grekët "pushtojnë" Stambollin

Grekët pushtojnë Stambollin. Per t’i shpëtuar problemeve ekonomike në vendin e tyre, shumë grekë kanë vërshuar në shtetin fqinj, në Stamboll, ku biznesi dhe puna është më e lehtë dhe ku jetesa është më e lirë. Më fakt ky shihet si një fenomen mbresëlënes qysh kur Greqia fitoi pavarësinë nga Perëndoria Osmane në vitin 1821. Zëri i Amerikës rrëfen jetën e disa grekëve në Stamboll. Disa prej tyre, pedagogë që japin leksione në disa universitete shprehen se nuk ndjehen të përjashtuar, përkundrazi, kanë blerë shtëpi në lagjen e vjetër greke dhe mendojnë të tërheqin atje edhe pjesën tjetër të familjes së tyre. Grekët që jetojnë në Stamboll mendojnë se ardhja e tyre është një tregues i përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Leave a Comment

%d bloggers like this: