Grekët: Duam jo vetem Himarën dhe Nartën!

ZGJEDHJET E 8 MAJIT/ Pas Himarës, qarqet nacionaliste greke synojnë të “marrin” edhe zona të tjera

“Oreksi” grek, përtej Himarës

Pasi kanë “siguruar” fitoren në Himarë me Bollanon, qarqet nacionaliste greke janë hedhur këto ditë në mësymje për të siguruar edhe zona të tjera. Shumëkush mund të mendojë se kjo duket e ekzagjeruar, po të mendosh se fushata për zgjedhjet e 8 majit nuk ka filluar ende zyrtarisht. Mirëpo, nuk ka se si të mos bëjë përshtypje fakti që pasi kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, shpalli kandidaturën e Vasil Bollanos si kandidaturën më të përshtatshme për Kryebashkiak të Himarës, asnjë nga dy partitë më të mëdha në vend, pra PS dhe PD nuk reagoi. Këtë heshtje të tyre me të drejtë opinioni i gjerë shqiptar e mori për miratim në heshtje të kandidaturës së Bollanos. Ajo që të çudit në këtë rast nuk është deklarimi i zotit Dule, por heshtja e aleatëve të zotit Dule, kryesisht të Partisë Socialiste. Mund të merret me mend se, ende pa u zyrtarizuar kandidatët e 8 majit, Dule ka marrë miratimin dhe mbështetjen nga aleatët e tij për këtë shpallje që i bën kandidaturës së Bollanos. Ose, në rastin më të keq, ai ka bërë një provokim, nga ata të zakonshmit me të cilët ne jemi mësuar. Por shumëkush mendon se kjo është një lojë që po luhet në prapaskenat e politikës shqiptare dhe greke. Duke mos kundërshtuar zyrtarisht kandidaturën e Bollanos, lind e drejta të besojmë se ka një marrëveshje jo vetëm për Himarën, por edhe më tej. Fjala vjen, burime brenda selisë rozë thonë se Dule u ka kërkuar aleatëve të tij të majtë t’i shtojnë zonat e lira në favor të partisë së tij. Një nga këto zona është ajo e Nartës. Pavarësisht se sikurse shprehen vetë socialistët, kjo është thuajse e pamundur që të realizohet, fakti që shtrohet për shqyrtim të vë në mendime. Zvarritja e hetimeve për dhunimin e varreve të Boboshticës dhe tolerimi zyrtar që iu bë deklaratave antishqiptare të konsullit grek në Korçë flasin në favor të një ndikim të fuqishëm të politikës helene në politikën shqiptare. Nuk mund të themi se grekët do të arrijnë “të marrin” Korçën, por që ka një ofensivë politike helenizuese kjo është e qartë si drita e diellit. Dhe kjo ofensivë tashmë ka një histori të gjatë. Pa përmendur oreksin e panginjur të grekëve në fushën e bankave dhe kompanive të telefonisë celulare në vendin tonë, mjafton të kujtojmë vetëm disa shembuj të tjerë me ngjyrime të mirëfillta politike dhe helenizuese të viteve të fundit, duke nisur me rastin më flagrant, atë të paktit detar, mandej me varrezat greke dhe kryqet në një sërë fshatrash të jugut të vendit e deri me deklaratat e konsullit grek për “Korçën greke” dhe Vorio-Epirin, për të kulmuar me trysninë greke që regjistrimi i popullsisë të bëhet me vetëdeklarim të kombësisë dhe besimit fetar. Tashmë që kemi hyrë de fakto në fushatën për zgjedhjet e 8 majit, qëndrimet dhe fushata helenizuese bien më shumë në sy dhe marrin nuance më të mprehta.

 

 

Sabri Godo: “Është i patolerueshëm ky qëndrim i partive shqiptare”

Shkrimtari dhe politikani Sabri Godo, tha se është i çuditshëm dhe i patolerueshëm ky qëndrim i partive shqiptare ndaj oreksit të grekëve. Partitë tona duhet të prononcohen të parat kur bëhet fjalë për probleme të mëdha kombëtare. Ndaj dhe ato duhet të kishin folur që në momentin që Dule shpalli kandidaturën e Bollanos, por heshtja e tyre flet shumë. Me sa duket nuk është e mjaftueshme të thuash se është e kotë të merresh me Bollanon, duke ditur se ai bën një lojë të pastër greke në të gjitha debatet ku ngrihen probleme të mprehta ndëretnike. Mos qofshin të vërteta ato që thohen se ekziston një marrëveshje e heshtur e politikës sonë për të mundësuar fitoren e Bollanos. Në të kundërt ky do të ishte një turp për të, tha Godo.

 

 

Fatmir Toçi: “Me PBDNJ-në jemi në bisedime, nuk kemi marrëveshje”

Deputeti socialist, Fatmir Toçi tha se ende nuk ka ndonjë marrëveshje të shpallur me Partinë e të Drejtave të Njeriut për Himarën. Por është fakt se PBDNJ e ka shpallur njëanshmërisht kandidaturën e Bollanos, por kjo nuk do të thotë se ai është zyrtarizuar, apo se gëzon përkrahjen e PS-së. Këtë deklaratë deputeti Toçi e bëri menjëherë pas takimit të pasdites së djeshme të kreut socialist Edi Raman ë Himarë, ku është shpallur kandidatura e socialistëve për kreun e bashkisë së Himarës. Ai është Gjergji Goro. Megjithatë, Toçi tha se me PBDNJ-në jemi në bisedime dhe ajo që mund të thuhet me siguri deri më tash është se kandidatët e PBDNJ-së do të kandidojnë në tri komuna të pakicës greke në Sarandë. Është kërkuar prej tyre edhe Narta, por kjo duket e pamundur të realizohet, përfundoi deputeti socialist.

 

 

Abdi Baleta: “Politika shqiptare nuk guxon t’i prishë “oreksin” Greqisë”

Unë nuk shoh asnjë lëvizje nën rrogoz nga ana e Greqisë, ajo gjithnjë ka punuar mbi rrogoz dhe madje, mbi çati. Kështu u shpreh dje për gazetën “Telegraf”, politikani Abdi Baleta. Ai shtoi se, këtu nuk është puna thjesht tek marrëveshje të fshehta mes dy partive që Himarën ta marrë sërish greku. Këtu është çështja se asnjë nga partitë politike nuk guxon t’i prishë oreksin Greqisë. Tashmë, me këto përmasa që ka marrë ofensiva greke, nuk është thjesht çështja e partive, por e popullit edhe intelektualëve për të dalë në mbrojtje të interesave kombëtare. Përse nuk ngrihen intelektualët masivisht kundra regjistrimit të popullsisë? Kjo është pra edhe çështje e intelektualëve dhe e të gjithë qytetarëve, përfundoi Baleta.

 

At Nikolla Marku: “Heshtja do të thotë përkrahje për Bollanon”

Bollano nuk është i vetëm. Ai gëzon mbështetje jo vetëm nga qarqet zyrtare të Athinës, por edhe nga një pjesë e politikës sonë. Heshtja e partive ndaj këtij antishqiptari të deklaruar është përkrahje për të. Kështu tha dje për “Telegraf” kleriku i Kishës Ortodokse, At Nikolla Marku. Më tej ai shtoi se është për t’u përshëndetur qëndrimi i shoqërisë civile dhe shoqatave atdhetare-kulturore që kanë kundërshtuar prerë dhe kanë dënuar veprimtarinë e këtij njeriu të veshur me pushtet. Këtë shembull duhet të ndjekë edhe politika jonë, në vend të heshtjes së dënueshme që po mban. Në të kundërt, do të përballemi me një oreks të shfrenuar të grekëve, tha At Nikolla Marku.

 

 

Shoqatat, peticion kundër rikandidimit të Vasil Bollanos në Himarë

Organizatat atdhetare kanë reaguar menjëherë pas publikimit në media të pretendimeve të kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano se 34 fshatra të jugut i takojnë Vorio-Epirit. Shoqata Labëria njoftoi se ka hartuar një peticion dhe ka kërkuar që Bollano të mos përkrahet për të kandiduar për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale të 8 majit.

“E djathta po se po, po nuk po reagon as e majta për këtë problem që po ngrihet. Duhet medoemos ta denoncojë këtë problem, dhe ta apelojë në tërë strukturat e veta, për të qenë të gjithë së bashku. Ne ndaj nuk biem dakord që pikërisht kjo kandidaturë e këtij njeriu që do të rrijë prapë në pushtet dhe për ato aleanca të pista që bëhen midis forcave politike, për ti mbajtur në pushtet. Ne denoncojmë që njerëz të tillë nuk duhet të jenë në karrigen e pushtetit dhe të flasin me gjuhën e pushtetit”, tha Ago Nezha, kryetar i Shoqatës “Labëria”. Në takimin me moton “Pa Himarë, nuk ka Shqipëri” u prek edhe një herë çështja e kombësisë në regjistrimin e popullsisë si një nga problemet kryesore aktuale të identitetit kombëtar.

No Comments

  1. tom sojer says:

    Pirdh, pirdh…o grek, se pjerdh embel…mos na ngaterron me Lesbosin? E harrove Enver Hoxhen kur te vuri perpara si bageti andej nga kufiri ne Korce? Provo prape!

  2. jesi says:

    po me sa duket po na ben te gjithve grek… dhe ne skenen nderkombetare ne do kemi me shum grek ne shqiperi se shqipetar…

  3. Burimi says:

    qeshtu kur te udheheqin tradhtaret,ne Shqiperi greqia po don me ja u marr jugun kurse ne Kosove pothuajse asht pune e kryne veriu,pasi flitet per autonomi,votone listen shqiperia natyrale popull se ksa gja prej ktyne tjerve

  4. Arjan says:

    More po jevgjitet greke mund te duan te tere Shqiperine por te vijne e ta marrin!!!!.Skane cte kerkojne greket ne Shqiperi por ata e dine qe po vjen dita qe te kthejne mbrapsht ne mos Epirin te pakten tokat e pasurite came.Kjo me sa duket eshte taktika e tyre qe:<>Keshtu veprojne ata qe ne te meremi me tokat tona ne Shqiperi dhe te harrojme te tjerat ne greqi.

Leave a Comment

%d bloggers like this: