Gratë me take të larta paraqesin rrezik në komunikacion

Gratë në timon, rrezik i vazhdueshëm? Veçanërisht nëse veshin taka të larta. Ekspertët thonë se të udhëtosh në mënyrë të sigurt, është edhe çështje këpucësh.

Takat e larta, bëjnë një dallim të madh mes jetës dhe vdekjes, në momentin e shkeljes së pedales së frenave, në situatë emergjente.

Por në Gjermani, Këshilli i Sigurisë Rrugore i ka deklaruar luftë takave shumë të holla, siç e kanë zakon vajzat, veçanërisht gjatë stinës së verës.

Në rast të një kthese të fortë, apo të një manovre të plotë frenimi në situata të rrezikshme, fati i jetës dhe i vdekjes varen pikërisht tek taka që mbështetet forca e këmbës në shtypjen e pedales.

Së shpejti, një masë anti takave, pritet të fuqizohet në Gjermani, pasi statistikat tek aksidentet e shkaktuara nga femrat, në shumicën e rasteve kanë ndodhur nga takat e larta.

Leave a Comment

%d bloggers like this: