Grabiten 1.4 ml Leke nga posta e Gjirokastres, para te pensionisteve

GJIROKASTËR- Një shumë prej 1.4 milionë lekësh të rinj, pagesat mujore të pensionistëve, ju grabitën në mes të ditës në qytetin e Gjirokastrës, punonjëses së filialit të postës.
Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Varosh” të qytetit të Gjirokastrës. Në këtë kohë, punonjësja e filialit të postës, me inicialet L. K, 49 vjeç, ka qenë duke lëvizur e vetme, ndërsa në dy çanta ka pasur një shumë të konsiderueshme parash, gjithësej 1.5 milionë lekë të rinj, të ndara, 1.4 milionë në një çantë dhe 100 mijë në çantën tjetër. Sipas deklarimeve të saj, rreth orës 12.00 të ditës së djeshme, kishte tërhequr nga filjali i Postës Shqiptare në Gjirokastër paratë për t’ua shpërndarë në banesa pensionistëve, ndërkohë që dy të rinj i kanë rrëmbyer njërën prej çantave, e pikërisht atë me 1.4 milionë lekë. Çanta tjetër me një milionë lekë të vjetra mbeti në rrugë, pasi nuk mundën t’ia merrnin dot.
Menjëherë forca të shumta policie kanë bërë rrethimin e zonës si dhe janë ngritur menjëherë postoblloqe të shumta policie në akset rrugore Gjirokastër- Tepelenë, Gjirokastër -Përmet dhe Gjirokastër -Sarandë”, bën me dije zëdhënësi I policisë, Gentian Mullai
Mësohet se hetimet kanë hedhur dritë mbi identitetin e dy të rinjve, por gjeneralitetet e tyre nuk bëhen të ditura për shkaqe hetimi, ndërsa policia deklaron se po punohet për arrestimin e tyre.


Leave a Comment

%d bloggers like this: