Gerry Wells jeton me 1200 radioaparate

Në kohën kur edhe pleqtë kanë vendosur të përdorin teknologjinë më modern, është vështirë ta paramendosh dikë duke dëgjuar radio në aparatet të cilat janë të vjetra gati një shekull, por koleksionisti Gerry Wells është njëri prej tyre.

Tetëdhjetëvjeçari nga Britania e Madhe I pëlqen aq shumë radiot sa që çdo kënd të shtëpisë e ka mbushur me këto aparate. Wells në shtëpinë e tij ruan me kujdesin më të madh 1.200 radio aparate, ndërsa shtëpia e tij duket si muze.

Ai thotë se posedon radio prej vitit 1895, por blen edhe radioaparate të reja, kështu që kohë më parë ai ka blerë edhe një radio të re moderne, të cilën e vendosi në banjo. Britaniku thotë se për aparatet elektrike kishte filluar të interesohej qysh në fëmijëri

Leave a Comment

%d bloggers like this: