“Gërdeci”, dëshmitarët nxjerrin fakte të reja

Gjyqi i Gërdecit vazhdoi seancën e radhës në lidhje me këtë tragjedi ku gjetën vdekjen 26 punonjës si dhe u plagosën disa të tjerë. Në pritje të zgjidhjes së kësaj çështje, trupi gjykues është përballur me një tjetër dëshmi të njërit prej punonjësve, Andi Balliu. Puna e tij në këtë fabrikë kishte filluar në gusht të 2007-ës dhe kjo punë kishte vazhduar deri në fund të muajit nëntor. Andi Belliu ,ish-kryetar i Shoqatës se Punëtorëve të Gërdecit, ka deklaruar gjatë dëshmisë së tij në procesin gjyqësor për tragjedinë e 15 marsit 2008, se një prej administratorëve amerikanë e kishte lajmëruar të mos vazhdonte më punën në Gërdec, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.
Dëshmia
Sipas dëshmisë së tij ai tregon se kishte marrë sinjalizime ku thuhej që të mos punonte në projektin e dytë të demontimit të kalibrit të lartë, kjo për vetë faktin se puna aty do të ishte e një rrezikshmërie më të larë. Puna e Belliut kishte të bënte me makineritë e demontimit të fishekëve. Ai punonte në turnin e tretë, kjo gjë bëri që ai të krijonte marrëdhënie miqësie dhe me Rod Tejlorin, menaxherin lokal të kompanisë “SAK”. Belliu tha se zotëronte një qendër interneti pranë Vorës, të cilën Tejlor e vizitonte shpesh. Në të tilla kushte edhe pas përfundimit të punës në Gërdec, me mbarimin e procesit të demontimit të fishekëve, Belliu mbante kontakte me Tejlor. Një nga arsyet që Belliu nuk u angazhua më me punimet e fabrikës së demontimit në Gërdec ishte dhe fakti se ky i fundit mësohet ti ketë thënë mbas krishtlindjeve të vitit 2007, se projekti i dytë i demontimit të kalibrit të lartë në Gërdec ishte mjaft i rrezikshëm, dhe se vetë Tejlor dilte me vrap nga zyra.
Pala e akuzuar
Menjëherë pas dëshmisë së dëshmitarit të thirrur në seancën e radhës në lidhje me këtë tragjedi, reagoi pala mbrojtëse e Mihal Delijorgjit, avokati i të cilit ishte Maks Haxhia, ku ai shpjegoi  se nuk ishte dakord me dëshminë e Belliut, kjo për vetë faktin se dëshmia e tij mund të ishte e manipuluar. Po kështu gjatë dëshmisë së tij, Belliu pranoi se kish takuar rastësisht Patrik Henryn, dhe se imazhet e shpërthimit të paraqitura nga disa televizione, ia kishte treguar Rod Tejlor ditën e shpërthimit të Gërdecit, kur Belliu e kish takuar për herë të fundit Tejlorin, i cili më pas u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trupi gjykues pasi dëgjoi dëshminë e Belliut, i cili ishte tërhequr nga puna që bënte në këtë fabrikë për shkak të një paralajmërimi për rrezikshmërinë e kësaj fabrike, pranoi kundërshtinë e pjesshme të dëshmisë që bëri ai. Kjo pasi duhet të verifikohen saktësinë e disa datave të përmendura në dëshminë e Andi Belliut.


Leave a Comment

%d bloggers like this: