Gara me makina kthehet në tragjedi

Tragjedi gjatë zhvillimit të një gare me makina në Kalifornia të SHBA-së. Një nga konkurentët ka humbur kontrollin e makinës së tij duke u përplasur me pjesën ku ndodheshin spektatorët.

Autoritetet kaliforniane njoftojnë se si pasojë e përplasjes tetë persona kanë gjetur vdekjen dhe nëntë të tjerë u plagosën, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas incidentit aktiviteti u ndërpre, ndërkohë që autoritetet nisën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po analizojnë masat e sigurisë së ndërmarra prej organizatorëve.



Leave a Comment

%d bloggers like this: