PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

KOMBETARIA SHQIPETARE DHE BARIC

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: KOMBETARIA SHQIPETARE DHE BARIC   Fri Apr 20, 2007 11:51 am

Shqipėria ngjitet nė klasifikimin e pėrgjithshėm

Afrohet 11 shkallė drejt kreut skuadra pėrfaqėsuese


Pėrfaqėsuesja shqiptare ka ngjitur 11 shkallė mė lart nė renditjen e FIFA-s pėr muajin prill, duke bėrė kėshtu njė hap galopant, qė pėr herė tė fundit ka ndodhur nė muajin shtator tė vitit 2006, kur renditeshim nė vendin e 75-tė. Tani, Shqipėria renditet nė vendin e 77-tė, me 422 pikė, ndėrkohė qė nė muajin mars renditej e 88-ta nė botė. Ky ėshtė pozicioni mė i mirė i kombėtares, qė nga koha kur marrė drejtimin e skuadrės trajneri Oto Bariē. Nė vendin e parė ndodhet Italia, ndėrsa nga skuadrat e grupit tonė kryeson Holanda, qė pozicionohet e gjashta, mė pas Rumania nė vendin e 14-tė, Bullgaria e 38-ta, Bjellorusia e 63-ta dhe Luksemburgu nė vendin e 177-tė. Pra, edhe pse ėshtė ngjitur disa shkallė, Shqipėria lė pas vetėm Luksemburgun nė renditje, por mbi pėrfaqėsuesen tonė, nė vendin e 76-tė, ndodhet Sllovenia, qė ka humbur katėr vende nga renditja e muajit tė kaluar.
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: KOMBETARIA SHQIPETARE DHE BARIC   Fri Apr 20, 2007 12:19 pm

Zyrtare: Angli B - Shqiperi, me 25 maj

Kombetarja Shqiptare e Futbollit si rralle here do te zhvilloje nje miqesore luksi , ku perballe do te kete perfaqsuesen Angleze te futbollit.

Pas kontaktesh te vazhdueshme ndermjet FSHF-se dhe Federates Angleze sot eshte arritur marrveshja qe perfaqesuesja e Shqiperise te zhvilloje nje takim miqesor me perfaqesuesen ishullore ne 25 maj 2007 ne Angli.

Ka qene vete Presidenti i The FA Geoff Thompson i cili me ane te faksit ka njoftuar Presidentin e FSHF-se , Armand Duka per zhvillimin e ketij takimi miqesor.

Ne kete leter behet e ditur se perfaqesuesja e Anglise do te luaj me skuadren kombetare "B" si pasoje e impenjimeve te lojtareve me klubet respektive ku luajne.

Presidenti Armand Duka ne emer te Federates Shqiptare te Futbollit ka falenderuar Presidentin e Federates Angleze te Futbollit per zhvillimin e ndeshjes miqesore duke pranuar me kenaqesi ftesen.

Ne ditet ne vijim do te behet i ditur edhe stadiumi se ku do te zhvillohet ndeshja miqesore Angli-Shqiperi.
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: KOMBETARIA SHQIPETARE DHE BARIC   Fri Apr 20, 2007 12:28 pm

Zyrtare: Shqipėri - Luksemburg nė “Qemal Stafa”



Mė nė fund pas pothuajse njė viti Kombėtarja shqiptare e futbollit rikthehet Stadiumit Kombėtar "Qemal Stafa".

Pas tratativave tė gjata dhe shpesh herė tė kthyera deri nė konflikt tė dy palėt: Federata Shqiptare e Futbollit dhe drejtuesit e stadiumit nėnshkruan kontratėn pėr takimin e qershorit qė kuqezinjtė do tė zhvillojnė kundėr Luksemburgut. Bėhet fjale pėr njė shume prej 500 mijė lekėsh tė reja sa njė ndeshje e Superliges, njė shumė simbolike pėr tė mbuluar shpenzimet e stadiumit

Kombėtarja shqiptare e futbollit kishte qė nga shtatori i vitit tė kaluar qė nuk luante nė kryeqytet atėherė kur Rumania fitonte nė “Qemal Stafa” me rezultatin 2 me 0.

Pas mosmarėveshjeve mes palėve, drejtoria e stadiumit kėrkonte qė tė ardhurat e biletave tė ndaheshin 50% me 50% ndėrsa fedarata 70% me 30% nė favor te saj, kėta tė fundit degdisėn pėr dy ndeshje me rradhė kuqezinjtė drejt Shkodrės me Maqedoninė dhe Slloveninė, ndėrkohė qė kishin kėrcenuar se ndeshjen e radhės do ta zhvillonin nė “Ruzhdi Bizhuta” tė Elbasanit.

Tratativat filluan edhe njehere me zbutjen e tė dy paleve kjo dhe pas zėrave pėr njė ndėrhyrje tė teknikut Bariē nė favor tė stadiumit tė kryeqytetit, qė nė fakt ka kushte shumė herė mė tė mira se dy tė tjerėt.

Sipas drejtorit tė stadiumit “Qemal Stafa”, Perikli Dhakes, kushti i vetėm i tij ishte ulja e ēmimit tė biletave pėr ndeshjen me Luksemburgun ndėrkohė qė i ėshtė pėrgjigjur negativisht nėnshkrimit tė kontratės per tri ndeshjet e tjera tė radhės, duke lėnė opsioninin e marrėveshjes pėr ēdo ndeshje.
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: KOMBETARIA SHQIPETARE DHE BARIC   Sat Apr 21, 2007 12:44 pm

Misioni i Oto Bariē nė krye tė Shqipėrisė duket se do tė mbarojė nė muajin dhjetor. Trajneri kroat qė drejton pėrfaqėsuesen kuqezi nuk ka ndėrmend tė rinovojė kontratėn me Federatėn Shqiptare tė Futbollit edhe pse ende nuk e ka thėnė shprehimisht pėr mediat njė gjė tė tillė. Lajmi pohohet nga burime tė ngushta pranė teknikut kuqezi, sipas tė cilave, 74 vjeēari pėr arsye tė ndryshme e konsideron tė mbaruar punėn e tij me skadimin e kontratės aktuale. Nė fakt, shkaqet nuk kanė tė bėjnė me ndonjė vėshtirėsi nė punė apo marėdhėnie tė kėqija me drejtuesit e FSHF-sė, por janė tė tjera, duke nisur qė nga mosha, sėmundja e re qė i ėshtė shfaqur e deri tek arritja e objektivave, qė janė rinovimi i ekipit kombėtar dhe ngjitja e Shqipėrisė nė vazon pėr shortin e Botėrorit 2010. Nga burime pranė Bariē mėsohet se nė rast arritje tė tyre ai ka ndėrmend t'i thotė stop karrierės nė rolin e teknikut, vetėm nė rast se njė insistim i fortė nga ana e krerėve tė Federatės do ta bindė qė tė qėndrojė edhe pėr njė edicion tjetėr. Deri tani, nė Federatė duken tė kėnaqur nga puna e tij, apo mė saktė nuk ka pasur ndonjė kundėrshtim tė hapur, pavarėsisht karakterit polemizues qė shfaq shpesh trajneri kroat. Vetė Duka e ka thėnė disa herė se Bariē e ka habitur me energjinė dhe pasionin me tė cilin punon, kėshtu qė Federata nuk duket tė jetė pengesė pėr rinovimin e kontratės me 74 vjeēarin. Gjithsesi nė kokėn e Oto "Maksimal", vendimi duket se ėshtė marrė pėrderisa nga njerėzit e ngushtė tė tij pohohet se ai s'ka ndėrmend tė rinovojė.
Lamtumira
Ndoshta ėshtė shpejt pėr njė ēėshtje tė tillė, por Oto Bariē duket thuajse e sigurtė se nė muajin dhjetor, me skadimin e kontratės, do t'i thotė lamtumirė drejtimit tė Shqipėrisė. Burime pranė tij thonė se kroati e ka neglizhuar shpesh pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje, kjo edhe sepse ėshtė shpejt pėr tė folur, megjithatė nga bisedat me stafin e tij, ai ka lėnė tė kuptohet se nė fund tė 2007-ės do tė largohet. Misioni i tij kur mori nė dorė timonin e kombėtares shqiptare ishte rinovimi i skuadrės dhe ngjitja njė vazo mė lart e Shqipėrisė pėr shortin e Botėrorit "Afrikė e Jugut 2010", njė mision qė duket i arritshėm duke parė se nė muajin qershor do tė luhen dy ndeshje radhazi kundėr Luksemburgut, njė ekip qė ndodhet nė vendet mė tė ulta tė klasifikimit tė FIFA-s. Nė rast se kėto dy objektiva arrihen, do tė jetė vetėm insistimi i FSHF-sė qė mund t'i mbushė mendjen teknikut, por nga burime pranė tij thuhet se gjasat qė kroati tė vazhdojė punėn me Shqipėrinė, janė shumė tė vogla.
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: KOMBETARIA SHQIPETARE DHE BARIC   Sat May 26, 2007 1:31 pm

Shqipėria humbet 3-1 me Angline, Berisha mahnit menaxheret

- Shqipėria (thuajse B) pėsoi njė humbje 3-1, por dinjitoz ėn “Turf Moor” tė Bernlit dhe tė pestėn me Anglinė nė po kaq ballafaqime (katėr zyrtare), por Besart Berisha u bė lojtari i dytė kuqezi qė shėnon kundėr “Tri luanėve”, pas Altin Rrakllit, po nė njė humbje 3-1 (nė “Qemal Stafa, mė 28 mars 2001).

Besart Berisha mund tė konsiderohet heroi shqiptar i pjesės sė parė tė humbur 2-1 me Anglinė B. Sulmuesi i Hamburgut goditi shtyllėn horizontale nė minutėn e 21 dhe realizoi golin e vetėm tė pėrfaqėsueses sonė nė tė 44’ (asist i Alban Bushit), duke shkurtuar diferencėn e dy golave tė skuadrės sė Meklarenit me Alan Smith (Manchester United) nė tė 34 (asisit i Gareth Barry, Aston Villa) dhe Stjuart Douning (Middlesbrough) qė shfrytėzoi nė maksimum njė veprim tė gabuar tė portierit tonė Arjan Beqaj, i cili pretendoi pėr faull.

Stjuart Douning shėnoi dhe golin e tretė pėr Anglinė falė asistit tė Mjakėll Oeun (kapiteni i Anglisė). Pjesa e parė ishte thuajse e barabartė, madje pėrpara golit tė parė tė anglezėve nė “Turf Moor”, Alban Bushi humbi njė mundėsi tė madhe goli, kur nuk e shfrytrėzoi si duhet pasin e artė tė Devis Mukaj. Nė minutėn e 28 Berisha gjuajti nė vijėn e 16-shes mbi shtyllė, teksa nė tė 30’ Besarti bėri njė nga veprimet mė tė bukura kur dribloi me levizje tė zgjura dy futbollistė njėkohėsisht.

Nė pjesėn e dytė trajneri Oto Bariē kreu gjashtė zėvendėsime: Murati nė vend tė Mukaj (46’), Vrapi nė vend tė Duros (65’), Sinani nė vend tė Bushit (71’), Hyka pėr Skelėn (75’), Hidi nė vend tė portierit Beqaj (78’) dhe Ahmataj nė vend tė Haxhit (kapiteni i Shqipėrisė nė kėtė ndeshje). Gjithsesi nga takimi miqėsor me Anglinė (B) nė “Turf Moor”, trajneri Oto Bariē, edhe pse pati nė dispozicion njė formacion me shumė mungesa (tė detyruara) titullarėsh, tė paktėn mund tė thotė se fitoi dy mbrojtės: Kristi Vangjelin (Aris Selanik) dhe Blerim Rrustemaj (Borrusia Mėnshegladbah II).

Njė njė sondazh tė sitit Sky Sports pėrpara ndeshjes 79% besonin nė fitoren pėr Aglinė, 14% besonin te fitorja e Shqipėrisė dhe vetmė 4% kishin vendosur barazim.

Shqipėria ėshtė pėrballur katėr herė me Anglinė nė ndeshjet zyrtare dhe nė gjitha takimet ka humbur. Nė tė katėr takimet zyrtare, dy tė vlefshme pėr eliminatoret e Botėrorit 1990 dhe dy pėr atė 2002. Sot ekipi kombėtar kthehet nė atdhe pėr tė nisur pėrgaritjet pėr ndeshjen zyrtare kundėr Luksemburgut.



Skeda e ndeshjes



Anglia B: Carson, Neville (Jagielka 46), Dawson, King, Shorey (Lescott 73), Bentley (Defoe 72), Jenas, Barry (Taylor 64), Lennon (Downing 10), Owen, Smith (Dyer 64).

Lojtare te paperdorur: Green, Nugent.

Golat: Smith 34, Downing 37, 58.



Shqiperia: Beqaj (Hidi 7Cool, Vangeli, Dede, Rrustemi, Haxhi (Ahmataj 79), Bulku, Skela (Hyka 75), Duro (Vrapi 65), Berisha, Muka (Murati 46), Bushi (Sinani 72).

Lojtare te paperdorur: Xhafa.

Golat: Berisha 44.

Shikues: 22,500.

Gjyqtar: Andrea De Marco (Italy).



Statistikat

Anglia B Statistika Shqiperia

3 -Gola- 1

2 -Pjesa e pare- 1

7 -Gjuajtje ne porte- 4

2 -Gjuajtje jashte porte- 4

0 -Gjuajtje te pritura- 2

10 -Kornet- 1

16 -Faulle -9

7 -Pozicione jashte loje- 0

0 -Karton te verdhe-0

0 -Kartona te kuq- 0

85.4 -Pasa te suksesshem- 66.9

62.2 -Zoterimi i topit - 37.8

59.3 -Zoterimi i fushes- 40.7


ja dhe vidoe e ndeshjes
http://www.dailymotion.com/video/x22ule_england-b-v-albania-250507-ssn-matc
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: KOMBETARIA SHQIPETARE DHE BARIC   Wed Jun 06, 2007 3:19 pm

Bariē kėrkon historinė: Nė fushė me tre sulmues


Oto Bariē do tė kėrkojė sot nė mbrėmje historinė, nė ndeshjen qė kombėtarja shqiptare do tė luajė nė fushėn e Luksemburgut. Nė rast tė njė triumfi, ai do tė jetė i treti pėr pėrfaqėsuesen kuqezi jashtė fushe, teksa dy fitoret e mėparshme janė arritur vetėm ndaj Moldavisė dhe Kazakistanit. "Skuadra ėshtė shumė e pėrqendruar pėr tė fituar, tė gjithė duam qė tė marrim fitoren e parė jashtė dhe besoj se do t'ia arrijmė kėsaj", ka deklaruar dje nė Luksemburg trajneri i kombėtares kuqezi. Bariē ka bėrė analizė paradite, duke shikuar kasetat e takimit tė sė shtunės si edhe ato tė ndeshjeve qė Luksemburgu ka luajtur nė shtėpi. Ekipi mė pas ka bėrė disa orė pushim dhe nė mbrėmje ėshtė stėrvitur nė stadiumin 8 mijė vendėsh ku do tė luhet ndeshja. Ajo qė ka rėnė nė sy nė ditėn e djeshme, ka qenė interesimi i pakėt i gazetarėve tė Luksemburgut pėr kėtė takim edhe pse ndaj Shqipėrisė kjo skuadėr ka regjistruar njė barazim historik 5 vjet mė parė. Madje, nė dyshim ka qenė edhe konferenca pėr shtyp para ndeshjes, duke qenė se askush nuk e kishte kėrkuar kėtė.
Shqipėria
Nė rast se do tė arrijė njė tjetėr fitore pa pėsuar gol, ekipi shqiptar vendos njė tjetėr rekord, atė tė katėr takimeve zyrtare rresht pa pėsuar asgjė nė portė. Shifra qė nė fakt kombėtarja kuqezi nuk i ka regjistruar asnjėherė, teksa Oto Bariē ka premtuar t'i ndryshojė sot. Dhe nuk ėshtė habi qė kroati i ėshtė rikthyer skemės sė tij me 4 mbrojtės, ndėrkohė qė ka ndryshuar jo pak nė mesfushė e sipėr. Kėshtu, nuk do tė kemi mė 5 mesfushorė, por vetėm 3, ndėrkohė qė nė fushė do tė jenė edhe tre sulmues. Bariē e ka zgjidhur mjaft mirė dilemėn se kė tė zgjidhte mes Kapllanit e Bogdanit, teksa do t'i hedhė tė dy nė fushė, sė bashku me Alban Bushin. Njė skemė e rrezikshme, por qė tregon guximin e trajnerit kroat dhe dėshirėn e tij pėr tė marrė tre pikėt sot nė mbrėmje. Ndėrkohė, njė lėvizje qė ka rėnė jo pak nė sy ėshtė ajo e mungesės sė Klodian Duros si edhe Besart Berishės, gjė qė i dedikohet nė njė masė tė madhe skemės me tė cilėn do tė zbresė Shqipėria sot nė fushė. Nė mbrojtje do tė jenė Dede, Curri, Dallku e Haxhi, ndėrkohė qė nė mesfushė do tė jenė vetėm Skela, Muka e Cana. Njė rreshtim mjaft i guximshėm i teknikut kuqezi
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: KOMBETARIA SHQIPETARE DHE BARIC   Fri Jun 08, 2007 3:59 pm

Shqipėria fiton dhe vendos tre rekorde ekipore
Shqipėria arriti fitoren e dytė rresht me Luksemburgun (3-0) pas asaj katėr ditė mė parė nė Tiranė (2-0) dhe dhe tė tretėn historike tė saj nė ndeshjet nė transfertė. Shqipėria kishte fituar mė parė nė Kishiniev me Moldavinė (2-3) mė 7 qershor 1995 kur pėr formacionin e Neptun Bajkos (shėnuan Kushta, Bellaj dhe R.Vata) dhe nė Alma Ata me Kazakistanin (0-1: Bushi) nėn drejtimin e Hans Peter Brigelit, mė 13 tetor 2004.

Njė mbrėmje tjetėr rekordesh pėr Kombėtaren e Bariēit me katėr rezultate pozitive rresht nė shtatė takimet e fushatės kualifikuese Euro 2008: 2 fitore dhe 2 barazime, si dhe katėr ndeshje pa pėsuar gol, plot 360 minuta lojė, ku pa dyshim merita nuk ėshtė vetėm e portierit me pėrvojė Arjan Beqaj, por tėrė ekipit shqiptar.

Gjithashtu edhe golaverazhi tashmė sheh nga kahu pozitiv +2 (8-6). Ajo qė e bėn edhe mė madhėshtore fitoren e Shqipėrisė ėshtė fakti se nė Luksemburgun ėshtė fakti se Holanda fitoi me rezultatin 1-0 nė kėtė vend, madje me gol nė minutėn e 83.

Takimi nė “Josy Barthel” u ndoq nga njė numri i madh shqiptarėsh ku ngjyrat e kuqe janė pėrmjerrė me ato vendase pasi dhe vendasit luajtėn uniformė tė kuqe. Shqipėria luajti nė kėtė takim me tė bardha.

PJESA E PARĖ: - Luksemburgu sulmoi menjėherė dhe fitoi goditjen e parė nga kėndi qysh nė minutėn e parė tė takimit. Beqaj neutralizoi me daljen e tij. Ishte radha e portierit vendas Joubert tė shpėtojė portėn e Luksemburgut. Nė minutėn e 3-te, Mukaj ekzekutoi njė goditje tė lirė duke rrezikuar portėn mike. Nė minutėn e 4-t Curri ekzekutoi goditjen e parė nga kėndi pėr Shqipėrinė. Bushi gjuajti njė minutė mė pas, por jashtė kuadratit. Minutat tė mira pėr Shqipėrinė, kur dhe Kapllani dhe Bogdani bėjnė pėrpjekje pėr tė shėnuar golin e parė, por portieri Joubert shpėton portėn e tij. Nė tė 8’ Skela ekzekuton njė goditje tė lirė, pas faullit tė Kinziger. Minuta e 11 ofroi Haxhin tė godasė portėn e Joubert me anė tė njė goditje tė lirė. Skela shkaktoi nje faull dhe gjyqtari lituanez e ndėshkoi me karton tė verdhė. Fantazisti i Energi Kotbus do tė mungojė nė ndeshjen e ardhshme me Holandėn. Shqipėria bėn vazhdimisht pėrpjekje drejt portės sė Luksemburgut, por nė dy raste Kapllani nuk arriti tė vazhdojė aksionet. Skela kaloi nė avantazh Shqipėrinė nė minutėn e 25 falė nuhatjes sė tij. Goli i dytė i Ervinit nė eliminatoret e Euro 2008 pas atij me Bjellorusinė nė Minsk.

Nė tė 37’ Edmond Kapllani realizoi me kokė golin e dytė pėr Shqipėrinė. Goli i dytė nė dy ndeshje pėr sulmuesin shqiptar tė Karlsruhes. Nė minutėn e 45-tė, Skela ekzekutoi njė goditje tė lirė, por Bogdani edhe pse goditi me kokė nuk arriti tė shėnjestrojė portėn, duke humbur kėshtu rastin pėr tė shėnuar golin e parė tė tij nė kėtė edicion.

PJESA E DYTĖ: Nisi me njė zėvendėsim tė Luksemburgut, kur nė vend tė Bigard hyri nė lojė Lombardeli. Ashtu si pjesėn e parė ishte sėrish Luksemburgu qė fitoi goditjen e parė nga kendi, tė dytėn kundrejt 3 tė Shqipėrisė. Nė minutėn 49 Haxhi ekzeutoi njė goditje tė lirė nė gjysmėfushėn tonė pas faullit tė Remi.

Nė minutėn e 54 Bushi u ndėshkua me karton tė verdhė. I dyti pėr Shqipėrinė nė kėtė takim. Gjithsesi Bushi do tė luajė me Holandėn, pasi pėr tė ėshtė kartoni i parė i verdhė i marrė.

Nė minutėn e 60, Klodian Duro hyri nė vendin e Ervin Skėlės. Edhe trajneri Gi Hellers hodhi nė fushė portugezin e natyralizuar si luksemburgas Da Mota nė vend tė Pajal

Remi i Luksemburgut ndėshkohet me karton te verdhė. 1-2 numri i kartonave, por golat janė 0-2. Nė minutėn e 67 u shfaq fuqishėm Lorik Cana, i cili goditi shtyllėn horizontale. Trajneri Oto Bariē mendoi se tashmė ėshtė radha e Besart Berishėn duke e futur kosovarin nė vend tė Alban Bushit, i cili dėshtoi edhe nė kėtė ndeshje pėr tė shėnuar golin e tij tė 15-tė. Nė minutėn e 72 Kapllani e ēoi rezultatin nė 3-0. Berisha i porsafutur veproi bukur nė zonė nga e djathta e sulmit tonė lėshoi njė asist pėr durrsakun i cili goditi fuqishėm nė kėndin e sipėrm tė portė sė mbrojtur nga Joubert. I jashtėzakonshėm Kapllani. Tre gola nė dy ndeshje. Nuk ndalet mė. Sulmuesi i Teutės, Daniel Xhafaj futet nė vend tė Devi Mukaj. Sėrish tre katėr sulmues tė pastėr nė ndeshjen qė flet vetėm pėr Shqipėrinė, kur dhe rasti i fundit i pėrket Besart Berishės. Njė fitore e bukur pėrpara ballafaqimit tėrheqės me Holandėn, mė 12 shtator nė Tiranė.

SKEDA

Luksemburg-Shqipėri 0-3

Shėnues: Skela 25’, Kapllani 37’, 72’

Luksemburgu: Joubert, Strasser, Bigard (46’ Lombardeli), Hoffman, Kinziger, Payal (64’ Da Mota), Peters, Bettmer, Remy, Mutsch, Collete (79’ Sagramola).

Stol: Oberweis, Ferrira, Heinz, Plein

Trajner: Guy Hellers

Shqipėria: Beqaj, Dede, Haxhi, Dallku, Curri, Cana, Mukaj (77 Xhafaj , Skela (60’ K.Duro), Bogdani, Kapllani, Bushi (67’ Berisha)

Stol: Hidi, Vangjeli, Bulku, Salihi,

Trajner: Oto Bariē.

Per me teper shikoni http://www.dailymotion.com/video/x26zvs_luxembourg-vs-albania
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

KOMBETARIA SHQIPETARE DHE BARIC

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Sport :: Futboll vendas dhe i huaj-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com