polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2523 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Filmimi akuzues, FSHF heton Laēi-Apolonia Wed May 21, 2008 5:20 pm | |
| Filmimi akuzues, FSHF heton Laēi-Apolonia
Federata Shqiptare e Futbollit nis hetimet per blerjen e ndeshjes Laci- Apolonia. Drejtuesit e Lacit i kerkojne FSHF dhėnien nė tavolinė tė rezultatit tė ndeshjes me Apoloninė. Ata pretendojne se Apolonia bleu dy futbollistė tė tyre
TIRANE- Drejtuesit e Lacit kanė kėrkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhėnien nė tavolinė tė rezultatit tė ndeshjes me Apoloninė, duke pretenduar se klubi fierak ka blerė dy futbollistė tė tyre pėr takimin qė u luajt tė dielėn e kaluar. Pėr tė provuar akuzat e tyre, krerėt e klubit kurbinas kanė organizuar edhe njė kamera tė fshehtė, ku shihen dy lojtarė tė kėtij klubi dhe njė person tjetėr, qė sipas tyre ėshtė i dėrguar i administratorit tė Apolonisė dhe qė quhet Vladimir Ēela. Ky filmim qė zgjat mė shumė se 2 minuta, ėshtė dėrguar nė Federatėn e Futbollit, e cila pa e paragjykuar, ka nisur menjėherė hetimin e ngjarjes. "Kėtij personi unė arrita t'i marr njė deklaratė, ku ai thotė me gojėn e tij qė ėshtė njė i dėrguar i drejtuesve tė Apolonisė", tha shefi i klubit tė Laēit Pashk Laska. Nė kėtė deklaratė, qė klubi kurbinas pretendon se e ka lėshuar me vullnet tė plotė personi i quajtur Vladimir Ēela, pranohet se ky i fundit ėshtė i dėrguar i drejtuesve tė Apolonisė pėr tė blerė ndeshjen. Ajo qė duket e dyshimtė nė kėtė moment, ėshtė shkrimi, i cili duke parė se ėshtė shumė i keq, ka krijuar dyshime mos ėshtė i marrė nėn presion. Nė pamjen filmike qė drejtuesit e Laēit thonė se vėrtetohet shitja e ndeshjes, personi nė fjalė ėshtė i kthyer me kurriz dhe nuk i duket fytyra, ashtu siē u duket dy futbollistėve Tanushi dhe Kadillari. Sipas shefit tė Laēit, Laska, ka qenė pikėrisht Tanushi ai qė e ka njoftuar pėr tentativėn pėr tė blerė ndeshjen, duke qenė se nė tė shkuarėn ka luajtur me Apoloninė. Laska pohon se futbollisti nė fjalė ėshtė nė dijeni se momenti i dhėnies sė parave, po filmohej me njė kamera tė fshehtė. Filmimi Filmimi ėshtė prej afro 2 minutash dhe nė tė shihet njėri prej dy futbollistėve tė Laēit, i cili numėron 15 mijė dollarėt e dhėnė nga njė tjetėr person i kthyer me kurriz. Sipas drejtuesve tė Laēit, ky person quhet Vladimir Ēela. Regjistrimi i ėshtė paraqitur tashmė Federatės, e cila ka njoftuar nisjen e njė hetimi nga ana e Komisionit Disiplinor. Shefi i Garave Shulku ka vėnė nė lėvizje pėr kėtė ēėshtje dy inspektorėt qė ndodhen pranė kėtij Komisioni dhe qė merren me problemin e shitjes sė ndeshjeve. "Ata janė vėnė nė lėvizje dhe kanė nisur hetimet. Do tė arrihet nė njė pėrfundim, qė mė pas do t'i dorėzohet Komisionit tė Disiplinės. Ky i fundit mė pas vendos pėr gjithēka", tha shefi i Sektorit tė Garave nė FSHF. Sipas shefit tė klubit tė Laēit, Pashk Laska, filmimi ėshtė kryer nė njė nga lokalet e Laēit tė dielėn nė mėngjes, pak orė pėrpara fillimit tė ndeshjes. Po sipas tij, kontaktet mes pėrfaqėsuesit tė Apolonisė dhe lojtarėve tė Laēit kanė nisur qė ditėn e mėrkurė. Gjithsesi, do tė jetė hetimi qė do tė thotė fjalėn e fundit.
_________________
 |
|