PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

EURO 2012

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: EURO 2012   Fri Apr 20, 2007 12:01 pm

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka zgjedhur kandidaturėn e dy vendeve sllave pėrpara asaj tė Italisė 19-04-2007

UEFA: Euro 2012, nė Poloni dhe Ukrainė!


UEFA bėri tė ditur dje se Polonia dhe Ukraina do tė organizojnė sė bashku fazėn finale tė kampionatit europian nė vitin 2012. Organi drejtues i futbollit europian e zgjodhi kėtė kandidaturė mbi tė tjerat, qė ishin Italia dhe Hungaria me Kroacinė. Vendimi u mor nė Kardif, atje ku 13 anėtarėt e komitetit ekzekutiv tė UEFA-s i dhanė nėntė vota Polonisė dhe Ukrainės, katėr vota Italisė dhe asnjė kandidaturės Hungari-Kroaci. Finalet e kampionatit europian zhvillohen njė herė nė katėr vjet dhe konsiderohen tė dytat nga rėndėsia nė botėn e futbollit, pas kampionatit botėror. Greqia ėshtė kampionia nė fuqi, falė suksesit tė arritur nė Portugali 2004. Kampionati i ardhshėm do tė zhvillohet nė vitin 2008 nė Austri dhe Zvicėr.
Gėzimi - "Janė 85 milionė njerėz qė po presin me padurim kėtė veprimtari madhore, - tha kreu i Federatės Polake, Mihal Listkievicz, menjėherė pasi presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, bėri tė ditur kandidaturėn fituese. - Miqėsia ndėrmjet dy vendeve tona ėshtė shumė e gjatė nė histori. Ky turne i madh do tė jetė njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme nė historinė e dy vendeve sllave." I tė njėjtit mendim ishte edhe Hrihorij Surkis, presidenti i Federatės Ukrainase tė Futbollit. "Eshtė njė ditė vendimtare pėr vendin tonė. Duhet tė tregojmė se Ukraina i ka tė gjitha ato qė duhen pėr t'u pėrfshirė nė familjen e madhe europiane," - tha ukrainasi pėr njė televizion nė Kardif.
Zhgėnjimi i Italisė - Vendimi i komitetit ekzekutiv tė UEFA-s pėr tė zgjedhur Ukrainėn dhe Poloninė pėrpara Italisė, ka sjellė njė zhgėnjim tė madh te vendi qė mendohej tė ishte favorit dhe qė e ka organizuar dy herė tė tjera kėtė aktivitet. Duket se kanė qenė dy faktorė qė kanė bėrė italianėt tė "protestojnė". E para ka tė bėjė me faktin se vetėm kohėt e fundit FIFA ka hequr sanksionet ndaj Polonisė, tė pėrfshirė nė skandalin federatė-qeveri. E dyta lidhet me situatėn politike nė Ukrainė. Parlamenti ėshtė shpėrndarė dhe nė muajin e ardhshėm do tė zhvillohen zgjedhjet e reja. Nuk ka stabilitet. Kundėr italianėve ka anuar dhuna e shfaqur nė kėtė sezon (humbi jetėn njė polic nė Katania) dhe faktet e ndodhura verėn e kaluar qė e detyruan vendin kampion bote tė penalizojė klube tė tilla si Juventus, Milan, Lacio dhe Fiorentina pėr skandalin "Moxhopoli".
Poloni/Ukrainė - Nė njė kominkatė pėr shtyp, presidenti i Ukrainės, Viktor Jushēenko, tha se kjo ėshtė njė mundėsi e madhe qė u jepet tė dyja vendeve. "Organizimi i kampionatit europian nė vitin 2012 ėshtė njė mundėsi e shkėlqyer pėr ukrainasit dhe polakėt, qė tė mirėpresin pėrfaqėsuesit e futbollit nga i gjithė kontinenti, nė njė veprimtari sportive tė jashtėzakonshme. Do tė tregojmė kulturėn qė kemi dhe mikpritjen sllave." Projekti parashikon qė ndeshjet tė luhen nė Gdansk, Pozhan, Varshavė, Vroklav pėr sa i pėrket Polonisė dhe nė qytet ukrainase Kiev, Donjeck, Dnipropetrovsk dhe Lviv. Stadiumi olimpik i Kievit, ku ėshtė luajtur nė Lojėrat Olimpike "Moskė 1980", do tė jetė impianti ku mendohet tė luhet finalja.
Ergi LUBANI

POLONIA
Nga viti 2004 bėn pjesė nė Bashkimin Europian dhe treguesit financiarė janė premtues, me njė zhvillim industrial, tė cilit i bashkohet njė bujqėsi shumė e pėrparuar.

Forma e qeverisjes: Republikė
Kryeqyteti: Varshavė
Sipėrfaqja: 312.658 kilometra/katrorė
Popullsia: 38 milionė banorė
Besimi fetar: 92% katolikė, 1,5% ortodoksė
Pėrqindja e analfabetizmit: 1.2%
Nr. i automjeteve: 13.500.000
Nr. i kompjuterave: 146 ēdo 1000 banorė
Nr. i televizorėve: 229 ēdo 100 banorė
Qytetet e Euro 2012: Gdansk, Pozhan, Varshav, Vroklav (nė alternativė Ēorzov dhe Kraikov)
Arritjet nė futboll: Vendi i tretė nė dy Kupa Bote, 1974 dhe 1982. Medalje tė artė olimpike nė vitin 1972. Medalje tė argjendtė nė dy "Olimpiada", 1976 dhe 1992.

Stadiumet:
GDANSK: "Baltic Arena". Do tė ndėrtohet nė katėr vitet e ardhshme. Kapaciteti: 44.000
POZHNAN: "Municipal Stadium". I ndėrtuar mė 1980-n, nėn rikonstruktim. Kapaciteti: 46.500.
VARSHAVA: "National Stadium" do tė ndėrtohet nga 2007-a nė 2009-n. Kapaciteti: 70.000
VROKLAV: "Olimpik Stadium". I ndėrtuar mė 1936-n, nėn rikonstruktim. Kapaticeti: 45.000.
ĒORZOV: "Slaski Stadium". I ndėrtuar mė 1927-n, nėn rikonstruktim. Kapaciteti: 60.000.
KRAKOV: "Visla Stadium". I ndėrtuar mė 1954-n, nėn rikonstruktim. Kapaciteti: 33.000

UKRAINA
Shkalla e jetesės pėr ukrainasit mbetet ende larg standardeve tė Europės Perėndimore, por pagat dhe tė ardhurat janė nė rritje tė vazhdueshme, ashtu si i gjithė vendi.

Forma e qeverisjes: Republikė
Kryeqyteti: Kiev
Sipėrfaqja: 603 kilometra/katrorė
Popullsia: 48 milionė banorė
Besimi fetar: 30% ortodokse, 8.2% katolike
Pėrqindja e analfabetizmit: 1.6%
Nr. i automjeteve: 6.500.000
Nr. i kompjuterave: 20 ēdo 1000 banorė
Nr. i televizorėve: 456 ēdo 1000 banorė
Qytetet e Euro 2012: Kiev, Donjeck, Dnipropetrovsk, Lviv (nė alternativė Odesa dhe Karkiv)
Arritjet nė futboll: Dinamo e Kievit ka fituar Kupėn e Kupave nė vitet 1975 dhe 1986. Oleg Bllohin (1975), Igor Belanov (1986) dhe Andrei Shevēenko (2004) janė zgjedhur futbollistėt mė tė mirė tė vitit nga FIFA.


Stadiumet:
KIEV: "Olimpik Stadium". Ndėrtuar mė 1923-shin dhe do tė presė finalen. Kapaciteti: 84.000
DNIPROPETROVSK: Stadiumi do tė inagurohet nė shtator tė kėtij viti. Kapaciteti: 35.000
DONJECK: Stadium ultra-modern qė do tė inagurohet mė 2008-n. Kapaciteti: 50.000
LVIV: "Ukraina stadium". I ndėrtuar mė 1970-n dhe mė vonė i rikonstruktuar. Kapaciteti: 40.000
ODESA: "Ēornomorets stadium". I ndėrtuar mė 1960-n, pret rikonstruksionin. Kapaciteti: 35.000
KARKIV: "Metalist stadium". I ndėtuar mė 1960-n. Kapaciteti mund tė shtohet deri nė 30.000.


Vendet mikpritėse tė europianit
2012 Poloni & Ukrainė
2008 Austri & Zvicėr
2004 Portugali
2000 Belgjikė & Holandė
1996 Angli
1992 Suedi
1988 Gjermani
1984 Francė
1980 Itali
1976 Jugosllavi
1972 Belgjikė
1968 Itali
1964 Spanjė
1960 Francė

Presidenti i UEFA-s vlerėson zgjedhjen e kandidaturės Poloni-Ukrainė pėr Euro 2012-n
Platini: Fitoi dashuria pėr futbollin
"Polonia dhe Ukraina janė zgjedhur nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s pėr tė organizuar fazėn finale tė kampionatit europian nė vitin 2012. Ata kanė fituar me meritė ndėrmjet kandidaturave tė tjera," - kjo ka qenė fjala hapėse e presidentit tė UEFA-s, Mishel Platini, nė Kongresin e Kardifit, ku u zgjodhėn organizatorėt e kampionatit tė ardhshėm europian. Mė pas, francezi vazhdoi: "Gjithsesi, sot nuk ka tė humbur, sepse nė tė tri kandidaturat qė kishim, motoja ishte "dashuria pėr futbollin" dhe kjo ėshtė kryesorja. I falėnderoj tė pesė vendet e pėrfshira dhe qeveritė respektive, pasi po pėrpiqeshin tė bėnin ēfarė kishin mundėsi pėr tė mirėn e kėtij sporti."
Mishel Platini ka pėrdorur tė kaluarėn e tij si futbollist pėr tė dėshmuar rėndėsinė e kampionatit europian. Presidenti aktual i UEFA-s ka luajtur 72 ndeshje me kombėtaren franceze, nga tė cilat 49 si kapiten, duke shėnuar njė rekord prej 41 golash. "Le Roi" e ka fituar kampionatit europian nė vitin 1984. "Pavarėsisht nga lavdia e klubit pėr tė cilin luan, gjithmonė veprimtaritė nė tė cilat pėrfaqėson vendin tėnd, janė speciale, - tha Platini. - Unė mund ta kujtoj ende sikur tė ishte dje se ēfarė emocionesh dhe lumturie ndjeva kur u ktheva nė Francė me titullin europian nė vitin 1984. Ishte njė situatė e ngjashme me atė qė pėrjetova kur Franca fitoi Botėrorin 1998." Nė lidhje me Poloninė dhe Ukrainėn, numri 1 i organit drejtues tė futbollit europian, u shpreh: "Nuk mė lejohet tė them se cila ishte preferenca ime peronale dhe jam i lumtur nga fakti se shumica qė zgjodhi Poloninė dhe Ukrainėn, ishte dėrrmuese. Tė gjithė ne do t'i ndihmojmė kėto vende nė sfidėn historike qė kanė marrė pėrsipėr. Rreth 100 milionė banorė duan tė integrohen nė Europė nėpėrmjet futbollit dhe UEFA ėshtė krenare pėr kėtė."
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Re: EURO 2012   Fri Apr 20, 2007 12:03 pm

MBAS 5 VJETESH DO E SHIKOJ EUROPIANIN LIVE NE POLONI.ME RA RASTI EDHE MUA:)SmileVery HappyVery HappyVery HappyVery HappyVery Happy
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

EURO 2012

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Sport :: Futboll vendas dhe i huaj-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com