PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

E shanė “shqiptar m...”,Tare konflikt me tifozėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2523
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: E shanė “shqiptar m...”,Tare konflikt me tifozėt   Tue Sep 25, 2007 4:56 pm

E shanė “shqiptar m...”,Tare konflikt me tifozėt


(Derguar me: 25/09/07)

Tribuna VIP e stadiumit tė Bergamos ka shėnuar njė tjetėr episod tė shėmtuar, teksa protagonist ka qenė sulmuesi shqiptar Igli Tare. Gjithēka ka lindur pas golit tė dytė tė Atalantės, kur disa tifozė vendas nė gjendje ekstaze kanė shkuar pėr tė sharė dhe pėshtyrė presidentin Lotito dhe pėrfaqėsuesit e tjerė tė Lacios qė ndodheshin nė tribunėn VIP. Mes tyre ishte edhe Igli Tare, qė duket se ka qenė shėnjestra kryesore. Ka qenė vetėm ndėrhyrja e njė oficeri tė sigurisė qė ka ndaluar shqiptarin t'u vinte duart tifozėve bergamaskė. Lajmi ėshtė bėrė i ditur dje nga mediat italiane, ndėrkohė qė Tare ka sqaruar pėr "Gazetėn Shqiptare" edhe shkaqet e incidentit. "Kishin njė pjesė tė madhe kohe qė na shanin dhe na pėshtynin, por ne as qė ua vumė veshin dhe ishim duke parė ndeshjen", rrėfeu sulmuesi shqiptar. "Nuk pushonin duke thėnė "albanese di merda" (shqiptar m...) e kėto gjėra qė e kanė tifozėt kėtu dhe prandaj u acarova. Pasi Atalanta shėnoi golin e dytė na erdhėn pėrpara tribunės VIP dhe i shtuan thirrjet, duke vazhduar tė pėshtynin e bėrė gjeste. Kjo ishte e gjitha dhe mendoj se ishte njė budallallėk. Megjithatė nuk pati asnjė kontakt fizik mes nesh", bėn tė ditur Igli Tare qė nga Italia.
Konflikti
Igli Tare ka qenė nė tribunėn VIP tė stadiumit tė Atalantės bashkė me presidentin Klaudio Lotito. Tė veshur me kostume seriozė, ata janė fokusuar shpesh nga kamerat qė transmetonin ndeshjen. Por, pėr njė pjesė tė madhe tė kohės ata janė sharė, fyer dhe pėshtyrė nga ana e tifozėve bergamaskė. Pas shėnimit tė golit tė dytė tė Atalantės, e cila e fitoi ndeshjen 2-1, 4-5 tifozė kanė dalė pėrpara dyshes laciale nė njė gjendje ekstaze, duke vazhduar mė me intensitet sharjet. Shėnjestėr ėshtė bėrė sidomos Igli Tare, tė cilin tifozėt e kanė fyer me fjalėt "shqiptar m...", gjė qė ka sjellė edhe irritimin e shtatlartit shqiptar. Tare ėshtė ngritur tė pėrballej direkt me ta, por nė ato momente ka ndėrhyrė njė agjent i sigurisė sė stadiumit, i cili ka frenuar qė shqiptari tė godiste ndonjėrin prej tifozėve. "Nė fillim as qė e kthyem kokėn, por mė pas nisėn tė shanin mė keq, pėshtynin e bėnin gjeste, madje na erdhėn edhe te tribuna VIP duke mė sharė edhe mua "shqiptar m.." e gjėra tė tilla, prandaj nuk durova. Megjithatė asgjė nuk ndodhin mė tej, pasi nuk patėm kontakt fizik. Ishte thjeshtė njė budallallėk dhe asgjė mė shumė", rrėfeu dje Igli Tare. Ndėrkohė qė nuk ka munguar as njė konflikt mes ish-arbitrit Mazoleni, qė i nxorri gishtin presidentit Lotito. "E pashė, por s'e dija me kė e kishte", tha Tare.

Tare goditi Mihajloviē se i tha "shqiptar m..."

Igli Tare ėshtė njė patriot i vėrtetė dhe njė gjė e tillė ėshtė parė edhe nė vitin 2006, kur Sinisha Mihajloviē tentoi ta quante "shqiptar m.." gjatė njė ndeshje nė Kupėn e Italisė, Lacio-Inter. Serbi e mori shpejt kusurin. Pas futjes nė dhomat e zhveshjes, Tare e rrahu rėndė, duke bėrė qė Mihajloviē tė futej nė fushė gjithė shenja nė pjesėn e dytė tė ndeshjes. Vetė Tare pranoi atėherė se kishte mbetur i ofenduar dhe prandaj e kishte goditur. "Besoj se e mori mėsimin", tha atėherė ish-kapiteni i kombėtares.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

E shanė “shqiptar m...”,Tare konflikt me tifozėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Sport :: Futboll vendas dhe i huaj-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com