Fshatrat turistike ne Shqiperi, pa mjekë dhe ambulatorë

Zonat turistike, ku pushues vendas e të huaj organizohen për të kaluar lejen e zakonshme apo edhe fundjavat, nuk ofrojnë të gjitha kujdes shëndetësor, madje as qendër ambulatore.

Ministria e Shëndetësisë e ka të pamundur mbulimin me mjekë në të gjitha zonat, plazhet e mëdha e të vogla, megjithatë ka sqaruar se çdo qytet dhe qendër e banuar ka ambulatorin e vet, poliklinikën, qendrën shëndetësore apo spitalin rajonal. Në raste urgjencash, autoambulanca apo edhe njësia e helikopterëve qëndron në dispozicion për të kryer transportin në qendrën më të afërt shëndetësore. Gazeta “Shqip” ka vendosur në listë disa nga plazhet, zonat e fshatrat ku bëhet turizëm, në të cilën pushuesit nuk kanë një qendër shëndetësore apo një ambulator, edhe pse gjatë muajve të verës turistët dhe pushuesit janë të shumtë në numër.

“E kemi të pamundur të mbulojmë me staf mjekësor të gjitha plazhet, fshatrat turistike apo zonat e pushimit, pasi ka shumë vende në të cilën turistët, pavarësisht largësisë vendosin të pushojnë. Plazhet janë të shumta në numër në zona të largëta e të thella, aq sa ndonjëherë jo të gjithë i dinë. Po kjo nuk do të thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të pajisë çdo sipërfaqe turistike dhe çdo plazh, edhe në rastin kur ai është privat, me shërbim ambulator, shëndetësor. Ajo që ofrojmë është që në rastin e Llamanit, telefonohet për rast urgjence qendra shëndetësore më e afërt, ajo e Himarës dhe nëpërmjet transportit për çdo nevojë sektori i shëndetësisë të përgjigjet në kohë dhe me staf”, – tha drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe njëkohësisht kreu i komitetit të turizmit, Pëllumb Pipero.

Sipas tij, nuk është në kompetencën e Ministrisë së Shëndetësisë që për çdo pëllëmbë plazhi të përgjigjet me një ambulator.

Drejtuesit e shëndetësisë në këtë rast krahasojnë zgjidhjen e një problemi të tillë me alternativat perëndimore, por edhe vendeve të tjera me turizëm të zhvilluar. Pipero sjell në vëmendje zgjidhjen në rastin e resorteve të mëdha, hoteleve apo edhe plazheve private të cilat duhet të kenë në stafin e tyre edhe punonjës të shëndetësisë, mjekë, infermierë, që të garantojnë dhënien e ndihmës së parë dhe kujdes shëndetësore.

Nga ana tjetër, sipas legjislacionit në fuqi, në rastet e pishinave, drejtuesi i subjektit duhet të ketë me patjetër një mjek apo staf mjekësor nëse ka fluks pushuesish, pasi në vende të tilla aksidentet apo emergjencat janë të pashmangshme.

Sakaq, një tjetër problem i zonave turistike, ai i pickimeve nga insekte apo zvarranikë ka dy përgjegjës; të parët mjedisorët, pushtetin vendor, por edhe shëndetësinë.

Në rastin e qendrave spitalore, preparatet që përdoren për të shpëtuar jetët e njerëzve nga pickimi i gjarprit janë pjesë e farmacive të spitaleve.

“Për pjesën e insekteve që paraqesin rrezik për shëndetin e pushuesve, pushteti vendor duhet të organizojë bashkë me strukturat mjedisore dezinfektimin e zonave. Ministria e Shëndetësisë ka për detyrë të kryejë një proces të tillë vetëm në rastin e përhapjes së një epidemie apo shfaqen e disa rasteve në një zonë të caktuar ku janë evidentuar të prekur nga sëmundjet infektive”, – deklaroi Pipero. Sipas tij, aksidentet në zona turistike ndodhin, por përveç shërbimeve shtetërore apo private, të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, sidomos prindërit me fëmijët, pacientët kronikë.

Sakaq, në të tilla kushte të rinj e të moshuar, prindër të rinj, pushues e turistë, duhet të kenë parasysh të mbajnë me vete kutinë e ndihmës së shpejtë. Nëse kanë me vete, apo nëse gjejnë në plazh ndonjë mjek, atëherë pushimet janë të privilegjuara….

One Comment

  1. Elizabeth says:

    mixali,nomiza oti xerate pou pigeante.tin kopela den tin gnoriza mexri xthes kai gia na po tin alitheia den xreiazotan na tin matho.diorthono loipon…amixanoi logo synthikon….kai tora ti ? ayto itan ? den tha yparxei alli eukairia…;-)

Leave a Comment

%d bloggers like this: