Fotot e dasmës mbretërore te princit Williams dhe Kate në Angli

Fotot e dasmës mbretërore në Angli mes Princit Williams dhe kate Wimbledon. 29. 4. 2011
Londër, 29 prill, – Dasma e princit William dhe Kate Midleton ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Ceremonia e princit dhe Midleton pon zhvillohet këto momente në kishën Westminster përballë 1900 të ftuarve dhe të paktën 2 miliard telespektatorëve, në të katër anët e globit.

Dasma mbretërore cilësohet si një nga eventet mediatike të shekullit të ri, 8000 janë gazetarë, fotografë, kameramanë, për atë që përcaktohet si martesa e shekullit, të cilët me padurim presin të regjistrojnë buzëqeshjen dhe për më tepër, veshjen e nuses.

Britania është përfshirë nga ethet e dasmës mbretërore, kryefjala e ditës për vendin, një event i shumëpritur, një ceremoni madhështore, por edhe një paradë e vërtetë personash të famshem e luksi që konsumohet përpara syve të britanikeve dhe të ardhurve nga e gjithë bota për këtë rast.

Te ftuarit e dasmes, perfshire edhe David dhe Viktoria Beckham, si dhe Sir Elton John, nisen te mberrijne ne ëestminster Abbey pak pas ores 8:30, me oren lokale. Beckham, qe kishte vendosur medaljen e tij te “Urdhrit te perandorise britanike“, u dergoi nje pershendetje te perzemert njerezve te rreshtuar ne ane te rruges ndersa priste te zinte vend brenda nderteses historike.

William dhe Kate

Aktori Rowan Atkinson, i famshem si mister Bean ishte gjithashtu ne mesin e te ftuarve speciale. 1.900 vete jane kane marre ftesat per ceremonine fetare, por vetem 300 nga keta jane thirrur ne banketin e ofruar nga prince Charles.

Ceremonia brenda ëestminster Abbey ndiqet nga 40 kamera, nje sere fotografesh dhe 28 reportere. BBC eshte nje nga te paktat media qe jane lejuar brenda godines. Mesazhe urimi kane mberritur nga i gjithe globi. Ne fakt, edhe astronautet nga stacioni hapesinor nderkombetar i kane uruar ciftit jete te gjate e te lumtur

 

William e Kate: la diretta del matrimonio dell'anno - Foto  e Video

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Comment

%d bloggers like this: